LIVE UPDATES
Bota

REL: Në pritje të nënshkrimeve të Turqisë dhe Hungarisë për zgjerimin e NATO-s

Ai ka miratuar në fund ftesën e NATO-s për Finlandën dhe Suedisë - për t’iu bashkuar aleancës - në samitin në Madrid, që është mbajtur në fund të muajit qershor, vetëm pas nënshkrimit të një memorandumi trelateral me Helsinkin dhe Stokholmin në margjinat e organizimit të madh në kryeqytetin spanjoll.

27 October 2022, 07:46 Nga DOSJA
REL: Në pritje të nënshkrimeve të Turqisë dhe
NATO

BRUKSEL- Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NATO, pasi 28 prej 30 vendeve anëtare tani kanë ratifikuar protokollet për anëtarësim, pas votimeve të kryera në nivele parlamentare apo presidenciale nëpër vendet e tyre. Diçka e tillë ka munguar nga ana e Hungarisë dhe Turqisë.

Mirëpo me Qeverinë e re tani në Suedi dhe pas zgjedhjeve në Finlandë dhe Turqi, në fillim të vitit të ardhshëm, diplomatët janë pothuajse të bindur se dy vendet nordike do të jenë anëtare e reja të NATO-s, nga fundi i vitit 2022 apo në fillim të vitit 2023. Pengesa më e madhe në gjithë këtë proces ka të bëjë me Ankaranë.

Pas vendimit të Helsinkit dhe Stokholmit për të aplikuar për anëtarësim në NATO, dikur në maj të këtij viti – për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë – pritjet kanë qenë që procesi i anëtarësimit do të mund të përmbyllej me shpejtësi rekorde, ashtu që të dyja vendet të mund të ishin anëtare në fund të verës apo në fillim të vjeshtës. Mirëpo presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pasur ide tjera.

Ai ka miratuar në fund ftesën e NATO-s për Finlandën dhe Suedisë - për t’iu bashkuar aleancës - në samitin në Madrid, që është mbajtur në fund të muajit qershor, vetëm pas nënshkrimit të një memorandumi trelateral me Helsinkin dhe Stokholmin në margjinat e organizimit të madh në kryeqytetin spanjoll.

Teksa shumica e vendeve të NATO-s janë ngutur gjatë muajve të verës që të ratifikojnë protokollet për anëtarësim, Turqisë nuk i është bërë vonë. Ajo ka vëzhguar nëse Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur zotimet që kanë bërë në memorandum.

Fokusi kryesor ka qenë kryesisht në Suedi – vend me rreth 100.000 persona me origjinë kurde – e cila është përballur me një proces zgjedhor që e ka fituar krahut i të djathtës ekstreme. Qeveria e mëhershme suedeze ka qenë e shpejtë në përmbushjen e disa zotimeve. Një embargo e vitit 2019 për armët ndaj Ankarasë është hequr shpejt dhe ka pasur lëvizje në bllokimin e financave të grupeve kurde në Siri.

Mirëpo këto kanë qenë përparim të lehta. Pyetja reale është si do të përballet Qeveria suedeze me shtypjen e Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK) dhe si do të ekstradojë personat që Turqia i konsideron “terroristë”.

Si Finlanda, ashtu edhe Suedia e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste, mirëpo në memorandum ato janë zotuar “për të parandaluar aktivitetet e PKK-së dhe të gjitha organizatave terroriste dhe zgjatimeve të tyre, si dhe aktivitetet e individëve e grupeve që janë të inspiruara apo të lidhura me këto organizata terroriste”.

Është e qartë se Stokholmi do të duhet të jetë më vigjilent kundër grupit, flamujt dhe emblema e të cilit nuk janë të pazakonshme në shumë qytete suedeze. Këto ekstradime pritet të jenë test për Qeverinë e re suedeze. Deri më tani, kërkesat për ekstradime janë miratuar për dy persona, mirëpo nuk dihet edhe sa të tjera ka bërë Ankaraja.

Numrat që qarkullojnë nëpër media shkojnë në mes të 18 dhe 73, mirëpo zyrtarët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë besojnë se Turqia është e interesuar më së shumti në gatishmërinë e suedezëve që të merren me këto kërkesa dhe të mos i fusin menjëherë në sirtarë.

Gatishmëria e Suedisë mund të jetë rritur me hyrjen e Ulf Kristerssonit në zyrën e kryeministrit. Partia e tij, si dhe dy partneret e koalicionit, janë të gjitha pro-NATO-s, diçka që nuk ka ekzistuar në përbërjen e kaluar qeveritare. Ai mund ta ketë më të lehtë që të përballet me ekstradimet, duke marrë parasysh faktin se zgjedhjet kanë përfunduar se dhe kurdët suedezë tradicionalisht nuk kanë qenë bazë shumë e rëndësishme e votave për të. Për më shumë, ulëse në Parlament nuk ka fituar as Amineh Kakabaveh – kurde e lindur në Iran, e cila në Qeverinë e kaluar ka qenë deputete e pavarur. Kristersson e ka mbajtur Oscar Stenströmin në pozitën e kryenegociatorit për zbatimin e memorandumit – një person i cili besohet se gëzon respekt në Ankara.

Kur kryeministri suedez ka vizituar selinë e NATO-s në Bruksel, pak pas nisjes së mandatit, ai ka thënë se Stokholmi është “shumë i përkushtuar për një marrëveshje në mes të Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të përmbushur të gjitha obligimet”, duke shtuar se “lufta kundër terrorizmit është me rëndësi thelbësore për këtë marrëveshje”.

Ai ka thënë po ashtu në Bruksel se është i gatshëm të shkojë në Ankara “sa më shpejt që mundet”. Ergodani ka thënë se takimi do të ndodhë, por pa dhënë datë të saktë. Ndonëse jo gjithçka pritet të zgjidhet shpejt, një dritare e madhe e mundësisë vazhdon të jetë e hapur.

Erdogani do të testohet në zgjedhjet presidenciale që mbahen në qershor të vitit të ardhshëm, derisa finlandezët do të shkojnë në zgjedhje në fillim të muajit prill. Prandaj, të gjitha palët shpresojnë që kjo temë do të mbyllet para së të nisin proceset e përmendura. Më pas, fokusi kthehet te Hungaria dhe arsyet pse Parlamenti i këtij shteti ende nuk i ka ratifikuar protokollet.

Ka pasur shenja nga zyrtarët hungarezë se kjo çështje do të votohet në fund të muajit nëntor dhe se i gjithë procesi do të finalizohet para Festës së Krishtlindjes. Arsyeja zyrtare është se Qeveria është e zënë në hartimin dhe votimin e legjislacionit të ri për të siguruar fondet e bllokuara të Bashkimit Evropian në vlerë të 7.5 miliardë eurove.

Mirëpo ka persona e besojnë këtë arsye për vonesë. Në korridoret e Brukselit ka spekulime se Budapesti është duke e shfrytëzuar vonesën për t’i bërë presion Stokholmit dhe Helsinkit që të miratojnë ndarjen e fondeve për Hungarinë.

Ka zëra se zvarritja nga ana e hungarezëve mund të jetë sinjal për Moskën se Budapesti është miku më i mirë i Kremlinit brenda bllokut evropian. Disa besojnë se krejt kjo situatë është krijuar si shenjë solidariteti me Turqinë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban synon tash e një kohë që të kultivojë lidhje të afërta me Erdoganin. Megjithatë, saga është drejt fundit, pavarësisht vonesave. Fundi i saj do të rezultojë me zgjerim të NATO-s.

Marrë nga REL

nato hungari turqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin