LIVE UPDATES
Bota

Reportazhi i REL: Trendi i ri, nga India në Kosovë për të punuar në industri të shtypit

Hulumtimin e tregut jashtë, ai thotë se nuk e ka të vështirë, për shkak të kontakteve që ka krijuar me partnerë afaristë nga vendet e tjera.

26 October 2022, 21:58 Nga DOSJA

Reportazhi i REL: Trendi i ri, nga India në Kosovë për të

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë detyroi kompaninë “Viprint” nga Mitrovica të marrë punëtorë nga jashtë. Visar Idrizi, pronar i kësaj kompanie që ofron shërbime të shtypshkrimit për firma private, shtetërore dhe ndërkombëtare, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa punëtorë i ka siguruar nga Bullgaria, Turqia dhe India.

“Nuk është numër i madh i këtyre punëtorëve [të huaj] që kemi punësuar, pasi që kemi vështirësi t’i marrim vizat e punës për ta”, thotë Idrizi, duke mos dhënë numrin e saktë të tyre.

“Është shumë mirë në Kosovë. Ndihem mirë në vendin e punës”, thotë njëri prej punëtorëve nga India, i cili ka disa muaj që i është bashkuar kompanisë “Viprint”.

“Punoj në sektorin e printimit. Na është ofruar akomodim dhe pagë e mirë,”- thotë 32-vjeçari, pa specifikuar më shumë.

Sipas udhëheqësve të kompanisë që ka afro 60 punëtorë, paga sillet nga 400 deri në 1.500 euro, varësisht nga kualifikimi i një punëtori dhe puna që bën. Idrizi thotë se është duke vazhduar kërkimet për më shumë punëtorë nga jashtë Kosovës.

“Edhe ata [punëtorë] që i gjejmë [në Kosovë], pasi që i trajnojmë, ikin në vendet e Bashkimit Evropian. Neve na duhet një staf më stabil”, thotë ai.

Hulumtimin e tregut jashtë, ai thotë se nuk e ka të vështirë, për shkak të kontakteve që ka krijuar me partnerë afaristë nga vendet e tjera. Problemet më të mëdha lindin kur procedurat arrijnë te leja e qëndrimit në Kosovë dhe leja e punës, thotë Idrizi. Punësimi i shtetaseve të huaj në Kosovë rregullohet me Ligjin për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj, i cili është në fuqi nga viti 2009.

Sipas këtij ligji, personat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Kosovës për një afat kohor prej së paku tre muajsh, duhet të pajisen me leje pune. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, në përputhje me politikën e migracionit dhe gjendjen në tregun e punës, cakton në fund të çdo viti numrin e lejeve të punës për shtetas të huaj, për vitin e ardhshëm. Ligj në Kosovë parasheh edhe masa ndëshkimore.

Nëse punëdhënësi punëson një shtetas të huaj pa e pajisur me leje pune, ai dënohet me gjobë nga 1.500 deri në 3.000 euro.

Po ashtu, nëse një shtetas i huaj punon pa leje pune, ai gjobitet me 500 deri në 1.000 euro. Disa biznese në Prishtinë, kanë të vendosura shpallje nëpërmjet së cilave kërkojnë punëtorë. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë për numrin e aplikimeve që janë bërë për leje pune për shtetasit e huaj këtë vit, si dhe për kuotën e caktuar, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Për lejeqëndrim në Kosovë me qëllim të punës, shtetasi i huaj duhet të grumbullojë një varg dokumentesh - në mesin e tyre: kontrata e punës, dëshmia që nuk është i dënuar, dëshmia për arsimimin dhe kualifikimin që ka, sigurimi shëndetësor e të tjera. Mbledhja dhe procedimi i tyre shpesh marrin muaj të tërë kohë.

Visar Idrizi thotë se shumë përfaqësues biznesesh në Kosovë, përmes shoqatave ekonomike, kanë kërkuar që të lehtësohen procedurat për sigurimin e lejeve të punës për shtetas të huaj.

“Kjo është në dobi të vendit dhe të ardhmes sonë. Nuk mund të zhvillohemi pa fuqi punëtore”, thotë ai.

Pse ka krizë për punëtorë vendas?

Kosova, ka muaj apo edhe vite, që përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme, nga kamerierët e rrobaqepësit deri te mjekët e infermierët. Kjo, përkundër shkallës së papunësisë që arrin në mbi 17 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Interesimi i qytetarëve për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye. Sipas Inspektoratit të Punës, ato lidhen me mungesën e kontratës, punën në fundjavë, mospagesën e orëve shtesë, pagën e ulët e të tjera. Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.

Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, një tjetër arsye që ka çuar në krizë për punëtorë është emigrimi i qytetarëve.

Të dhënat e ASK-së flasin për mbi 42.000 qytetarë të larguar nga Kosova në vitin 2021, për arsye të ndryshme.

Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, ka treguar se 78 për qind e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.

Skënder Krasniqi, drejtor i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, thotë se shteti duhet ta rishikojë Ligjin për punësimin e të huajve dhe t’i lehtësojë procedurat për leje. Por, veprimet, sipas tij, duhet të bëhen në raport me kërkesat e tregut të punës.

“Shteti duhet të japë leje pune për sektorë, për profesione që mungojnë në tregun e punës”, thotë ai.

“Ne përballemi me një papunësi të lartë dhe nëse do të ketë një trend të rritjes së ardhjes së punëtorëve nga shtetet tjera, atëherë për punëtorët në Kosovë do të jetë më vështirë”, shton Krasniqi.

Sipas informacioneve nga bizneset, thotë ai, shumë prej tyre synojnë të sigurojnë fuqi punëtore nga vendet aziatike.

“Punëtorët nga vendet aziatike punojnë me paga më të ulëta sesa mesatarja që është në Kosovë dhe kjo u përshtatet bizneseve”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertët e ekonomisë në Kosovë, vazhdimisht, kanë bërë thirrje për përmirësimin e kushteve në punë, me qëllim joshjen e punëtorëve vendas. Sipas hulumtimeve të bëra nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bizneset në sektorin e gastronomisë, ndërtimit dhe bujqësisë kanë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Por, Kosova nuk duket se është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që gjendet në këtë situatë. Në Shqipëri, ku papunësia është mbi 11 për qind, është në rritje numri i shtetasve të huaj që punësohen në këtë vend. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit dhe Aftësive në Shqipëri, vitin e kaluar, 5.034 shtetas të huaj janë pajisur me leje pune dhe vërtetime-deklarimi për punësim, krahasuar me 3.341 në vitin 2020, apo 3.122 në vitin 2017.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga: Turqia, Filipinet, India, Kina e vende të tjera. Sektorët kryesorë që importojnë fuqinë punëtore në Shqipëri janë: industria përpunuese, ndërtimi, bujqësia, peshkimi e të tjera.

Në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, numri i kërkesave për punësim nga shtetas të huaj në vitin 2022 - periudha janar-tetor - ka qenë 3.923, ndërsa leje pune janë lëshuar 3.342. Sipas Agjencisë së Punësimit në Maqedoninë e Veriut, nga kërkesat e miratuara, 119 leje janë lëshuar me kohë të pacaktuar, ndërsa të gjitha të tjerat në afat prej gjashtë muajsh deri në një vit. Pas skadimit të afatit, ato janë vazhduar me të njëjtin afat të vlefshmërisë.

Në pesë vjetët e fundit, në Maqedoninë e Veriut, ku papunësia arrin mbi 14 për qind, janë lëshuar në total 18.204 leje pune për shtetas të huaj, nga 20.690 kërkesa sa janë paraqitur. Shumica e kërkesave janë bërë nga shtetas të Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa një numër më i vogël nga Serbia, Tajlanda dhe shtetet arabe.

Pjesa dërrmuese e lejeve të punës është dhënë në sektorin e ndërtimtarisë./ Marrë nga REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin