LIVE UPDATES
Bota

REL: Një Mal i Zi më i lidhur me Serbinë?!

Kundërshtari i tij në balotazhin e 3 prillit, Jakov Millatoviq, ka fituar 59 për qind të votave. Këtë rezultat, Mali i Zi e ka pritur për më shumë se 30 vjet, ka thënë ai.

10 April 2023, 07:46 Nga DOSJA
REL: Një Mal i Zi më i lidhur me Serbinë?!
Jakov Millatoviç

MALI I ZI- Me rreth 600.000 banorë, Mali i Zi luan rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, është faktor i rëndësishëm për NATO-n, pasi i ofron kontroll të plotë të bregut të Adriatikut. Përtej kësaj, ka statusin e vendit më të suksesshëm në rajon sa i përket procesit integrues në BE.

Arkitekt i gjithë kësaj ka qenë Millo Gjukanoviç. Herë si kryeministër, herë si president, ai ka udhëhequr politikën malazeze për më shumë se 30 vjet. Ka qenë udhëheqësi më jetëgjatë i zgjedhur në Evropë. Por, kësaj epoke duket se i ka ardhur fundi më 3 prill.

“Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi kanë përfunduar. Mali i Zi e ka bërë zgjedhjen dhe unë e respektoj. Unë e përgëzoj Jakov Millatoviçin për besimin që ka marrë në zgjedhje”, ka thënë ai, pas shpalljes së rezultateve paraprake.

Ka qenë kjo humbja e parë e Gjukanoviçit në zgjedhje prej se ka hyrë në politikë në fillim të viteve 1990.

Kundërshtari i tij në balotazhin e 3 prillit, Jakov Millatoviç, ka fituar 59 për qind të votave. Këtë rezultat, Mali i Zi e ka pritur për më shumë se 30 vjet, ka thënë ai.

“Mali i Zi po shkon përpara, drejt pasurisë, drejt barazisë, drejt një vendi të së drejtës, besimit dhe unitetit, drejt Malit të Zi evropian”, ka thënë Millatoviç, pasi ka shpallur fitoren.

Millatoviç, 36 vjeç, ekonomist i shkolluar në Perëndim, vjen nga partia “Evropa tani”, e cila është formuar vitin e kaluar dhe ka prirje të deklaruara pro-evropiane. Por, për t’iu kundërvënë Gjukanoviçit në balotazh, ai ka marrë mbështetjen e Frontit Demokratik - parti populiste e krahut të djathtë, me qëndrime të hapura pro-ruse dhe pro-serbe.

Millatoviç ka hyrë në politikë në fund të vitit 2020, si ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Zdravko Krivokapiçit, pjesë e së cilës ka qenë edhe Fronti Demokratik. Ai është i afërt me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në rrëzimin e Qeverisë së Gjukanoviçit në vitin 2020. Kisha, po ashtu, ka ndikuar në përbërjen e Qeverisë së Krivokapiçit, anëtar i së cilës ka qenë Millatoviç.

Si ministër, Millatoviç është konsultuar me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, për rritjen e natalitetit. Ai, po ashtu, ka mbështetur nënshkrimin e një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën, por që, sipas ekspertëve, është e kontestueshme në aspektin kushtetues të vendit.

Sa i përket politikës ndërkombëtare, Millatoviç ka thënë se nuk do të vë në pikëpyetje anëtarësinë e Malit të Zi në NATO, e as procesin euro-integrues.

“Unë, si president i Malit të Zi, bashkë me të gjithë ju, do ta fusim Malin e Zi në BE, në pesë vjetët e ardhshëm”, ka thënë ai para mbështetësve në Podgoricë.

Ky zotim, megjithatë, shihet me skepticizëm nga disa njohës të çështjeve politike në Mal të Zi, për faktin se Millatoviç ka të kaluar me Frontin Demokratik pro-serb. Presidenca në Mal të Zi është post ceremonial, por fitorja e bindshme e Millatoviçit do të ketë “ndikim vendimtar” në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë caktuar për datën 11 qershor, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Sinisha Vukoviç, ligjërues i menaxhimit të konflikteve dhe politikave globale në Universitetin Johns Hopkins.

“Impulsi që është krijuar me këtë fitore të Jakov Millatoviçit, nuk do të kalojë pa u vënë re nga ana e votuesve. Do të ketë një numër të madh votuesish që do ta shohin këtë si shans për të mbështetur një opsion të ri politik - edhe pse për shumë kë, ai është i panjohur dhe vazhdon të shprehë qëndrime shumë të përgjithshme”, thotë Vukoviç.

Zllatko Vujoviç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Podgoricës, shpreh po ashtu bindjen se partia e Millatoviçit do të tërheqë zgjedhës edhe të partive të tjera në zgjedhjet parlamentare. Nuk është e sigurt nëse “Evropa tani” do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e ardhshme dhe kjo, sipas Vujoviçit, është shqetësuese.

“Millatoviç e ka thënë në një intervistë se ai dëshiron të bëjë koalicion me Frontin Demokratik dhe se atë e sheh si aleat të natyrshëm. Gjykuar nga kjo, ai është i afërt me politikën dhe ideologjinë e Frontit Demokratik, që është një politikë pro-serbe dhe pro-ruse”, thotë Vujoviç.

Mali i Zi e ka rreth një të tretën e banorëve që deklarohen si serbë. Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe e kanë ndarë prej kohësh këtë vend në dy kampe - njërin që kërkon lidhje të ngushta midis shtetit dhe Kishës, dhe tjetrin që mbron një distancë me Kishën, duke pretenduar se Kisha personifikon ndikimin e vazhdueshëm të Serbisë.

Nga viti 2020, kur është rrëzuar qeverisja e Gjukanoviçit, janë rrëzuar edhe dy qeveri të tjera në Mal të Zi, për shkak të konflikteve të brendshme. Aktualisht, në detyrë është një qeveri teknike, me në krye Dritan Abazoviçin, i cili po ashtu ka qenë pjesë e Qeverisë së Krivokapiçit.

Në raportin e progresit për Malin e Zi, të publikuar në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për paqëndrueshmërinë politike dhe qeveritare në këtë vend dhe, rrjedhimisht, për vonesat në zbatimin e reformave.

Mali i Zi ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2008, dy vjet pasi ka shpallur pavarësinë nga Serbia.

Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviç dhe partia e tij “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro BE, përkundër deklarimeve. Vukoviç thotë se, në dy vjetët e fundit, Mali i Zi ka qenë një “thembër Akili” për BE-në.

Sipas tij, fitorja e Millatoviçit sinjalizon vazhdimësinë e politikës së ngjashme, që nuk ka synime faktike, por vetëm retorike, për ta dërguar Malin e Zi në BE. Vukoviç pret të shohë një Mal të Zi të lidhur më shumë me Serbinë.

“Formalisht, ‘Evropa tani’ është pro Evropës, pro NATO-s, dhe në njëfarë mënyrë vazhdon politikën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Por, në të njëjtën kohë, ajo do të angazhohet fuqishëm në bashkëpunim me Serbinë, në krijimin e një Serbie të vogël në Mal të Zi, e cila do të përcjellë plotësisht politikën e jashtme serbe”, thotë Vukoviç.

Po cilat janë interesat e Serbisë në Mal të Zi? Vujoviç shpjegon për Exposenë:

“Interesat e Serbisë janë të qarta. Ato janë: destabilizimi i Malit të Zi - ngjashëm siç është edhe destabilizimi i Kosovës dhe i Bosnje e Hercegovinës - dhe shfrytëzimi i komuniteteve serbe në këto tri shtete, jo vetëm për destabilizim, por edhe në vendimmarrje”.

Serbia është ftohur nga Mali i Zi kur ai ka shpallur pavarësinë në vitin 2006, por edhe kur Qeveria e Gjukanoviçit në vitin 2008 ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Millatoviç ka thënë këtë javë se vendi i tij nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Për më tepër, Serbia ka lobuar në vende të ndryshme që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen e saj.

Vujoviç thotë se deklarata e Millatoviçit për Kosovën ka qenë e pritshme.

“Aktualisht, ai nuk mund t’i lejojë vetes konfrontime me partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, është i qartë qëndrimi i tyre negativ ndaj pavarësisë së Kosovës. Deklarata e tij është vetëm një lëvizje taktike, për të mos nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Unë besoj se ai do të bëjë gjithçka të mundur që marrëdhëniet me Kosovën të jenë minimale, ekskluzivisht teknike, pa ndonjë bashkëpunim real. Shumica dërrmuese e zyrtarëve në partinë e tij kanë qëndrim negativ kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, nuk e njohin atë, por i druhen reagimit të partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Vujoviç.

Në Podgoricë, fitorja e Millatoviçit është festuar me këngë për Kosovën dhe me flamuj të Serbisë.

“Normalisht që presim të bëhet më mirë. Mjaft ishte, tung Millo”, ka thënë Gojko, një qytetar i kryeqytetit malazez, për Radion Evropa e Lirë.

“Shpërbërja e Republikës Federale të Jugosllavisë. A është kjo vepër e tij? Po. Njohja e Kosovës, gjë të cilën populli nuk e ka dashur. Hyrja në NATO - populli nuk e ka dashur”, është shprehur ai.

“Unë mendoj se ndryshimet janë të mirëseardhura, por jo me çdo kusht. Do të shohim se çfarë sjell kjo”, ka thënë Branka, një tjetër qytetare e Podgoricës.

Gjatë tri dekadave në pushtet, Gjukanoviç ka qenë dy herë president dhe gjashtë herë kryeministër. Periudha e udhëheqjes së tij është karakterizuar me afera të mëdha korrupsioni dhe akuza për shitjen e burimeve shtetërore. Ai ka besuar se marrëdhëniet jo të mira midis Podgoricës dhe Beogradit janë pasojë e ringjalljes së aspiratave serbomadhe ndaj Malit të Zi. “Sot, nacionalizmi i madh serb qëndron në krye të politikës shtetërore serbe”, ka thënë në një rast Gjukanoviç.

Marrë nga REL

jakov milatovic

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin