LIVE UPDATES
Bota

Studimi i Institutit Kombëtar të Shëndet Mendor: Në 2 vite, mbi 50 vetëvrasje vetëm në komunitetet shqiptare të Michigan dhe New York

Në përgjithësi numri i personave me probleme të shëndetit mendor është rreth 57.8 milionë, ose rreth 22.8 për qind e amerikanëve të rritur. Ky fenomen ka filluar të ndjehet edhe tek komuniteti shqiptaro-amerikan.

9 April 2023, 22:00 Nga k.m.
Studimi i Institutit Kombëtar të Shëndet Mendor: Në 2 vite,
Foto ilustruese

SHBA- Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoqërinë amerikane. Sipas një studimi të vitit 2021 të Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, një në pesë amerikanë të rritur përballet me një çrregullim. Në përgjithësi numri i personave me probleme të shëndetit mendor është rreth 57.8 milionë, ose rreth 22.8 për qind e amerikanëve të rritur. Ky fenomen ka filluar të ndjehet edhe tek komuniteti shqiptaro-amerikan. Gjatë dy viteve të fundit vërehet rritje e numrit të vetëvrasjeve dhe vdekjeve si pasojë e mbidozës. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me dy terapiste dhe një ndihmësprokuror në Miçigan, të cilët po ofrojnë konsultime dhe terapi falas për pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Terapistet shqiptaro-amerikane në Miçigan, Juliana Pepaj dhe Entela Kaba, thonë se qëllimi i nismës është krijimi i një hapësire të sigurt, pa gjykime dhe frikë, ku komuniteti shqiptaro-amerikan mund të diskutojë hapur për problemet e shëndetit mendor.

“Kur flasim për shëndetin mendor jemi jemi duke folur për personalitetin tuaj, për atë se kush jeni. Mënyra si menaxhoni stresin, merrni vendime dhe komunikoni me të tjerët varet nga shëndeti mendor. Në komunitetin tonë ka shumë frikë se dukeni si jo normal, nëse flisni hapur rreth kësaj teme. Është koha që të themi mjaft është mjaft”, thotë Pepaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Shëndeti mendor është jeta jonë. Përfshin gjithçka, gjendjen tonë psikologjike, emocionale dhe sociale. Që të kemi familje dhe shëndet më të mirë, çdo gjë fillon nga mendja”, thotë terapistja shqiptaro-amerikane Kaba.

Dy terapistet, së bashku me ndihmësprokurorin në bashkinë e qytetit Oakland, Endrit Topalli, po organizojnë terapi në grup dhe takime private, kryesisht në institucionet kulturore dhe fetare të komunitetit shqiptaro-amerikan në Miçigan.

Pjesëtarët e komunitetit mund të këshillohen mbi problemet e tyre dhe të informohen rreth burimeve për të trajtuar shëndetin mendor. Kjo nismë erdhi si domosdoshmëri, duke e parë numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe vdekjve si pasojë e mbidozës, thonë ekspertët.

“Personalisht kam familjarë që kanë kryer vetëvrasje. Po shohim fëmijë, të rinj 15 vjeçarë e deri tek moshat më madhore 60 vjeçare, që po kryejnë vetëvrasje. Kjo është diçka që na bashkoi”, thotë terapistja Pepaj.

Grupi thotë se gjatë dy viteve të fundit kanë identifikuar mbi 50 raste të vdekjeve si pasojë e vetëvrasjeve, ose mbidozës, vetëm në komunitetet shqiptare në Miçigan dhe Nju Jork.

“Ka një rritje të numrit të shqiptarëve që përfundojnë në sistemin e drejtësisë, që kanë probleme me substancat narkotike dhe me alkoolin. Pasi analizuam këtë fenomen, kuptuam se në të gjitha rastet një gjë është e përbashkët, shëndeti mendor. Këta njerëz po mundohen të gjejnë një rrugëzgjidhje në mënyrë private dhe individuale, gjë që nuk është rrugëzgjidhje”, thotë për Zërin e Amerikës, ndihmës-prokurori në bashkinë e Oaklandit, Endrit Topalli.

Stresi dhe ankthi nga jeta e shpejtë në Amerikë, pandemia COVID-19, sulmet me armë nëpër shkolla dhe lufta në Ukrainë janë disa nga çështjet që rëndojnë shëndetin mendor thonë ekspertët. Grupi synon që përmes kësaj nisme të ndërgjegjësojë sidomos burrat shqiptarë, të cilët sipas tyre janë kategoria, që kujdeset më pak për shëndetin mendor.

“Ne duam të kapim edhe pjesën e prindërve vetë, sepse ata kanë nevojë. Të prekim sidomos pjesën mashkullore shqiptare, sepse burrat në përgjithësi, sidomos me kulturën që kemi, nuk pranojnë të shkojnë për ndihmë”, thotë terapistja Kaba.

“Mashkulli tipik shqiptar, siç e dimë, është portreti i burrit të fortë, që ka luftuar, që ka mbrojtur vatanin, nderin dhe njerëzit e kombit. Por nuk të bën më pak burrë, fakti që ti këshillohesh me një terapist, ose një psikolog”, thotë ndihmësprokurori Topalli.

Topalli thotë se refuzimi i burrave që të flasin mbi çrregullimet e shëndetit mendor, po çon drejt fenomeneve të tjera, që kërcënojnë shoqërinë shqiptare.

“Ai shkon në familje dhe ushtron dhunë, qoftë tek bashkëshortja, qoftë tek fëmijët. Pra kemi një fenomen tjetër, të të dhunës në familje. Dhuna në familje është një sjellje e mësuar, themi ne. Nëse fëmija sheh prindin duke rrahur prindin tjetër, do të rritet me atë kulturë, duke thënë se babai im e ka bërë këtë gjë dhe se është në rregull ta bësh këtë gjë”, thotë Topalli.

Vetëm duke u kujdesur për veten, prindërit mund të ndihmojnë fëmijët thotë terapistja Pepaj.

“Shenjat që prindërit duhet të ndjekin tek fëmijët janë: si po komunikojnë fëmiijët e mi në shkollë, a kanë shokë, çfarë nota kanë, a po bien në mësime. Ka shumë shenja me të cilat fëmijët tregojnë, se janë në depresion, ose se janë duke u abuzuar. Janë shumë tregues, që tregojnë se ata kanë nevojë për mbështetje”, thotë ajo.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i publikuar në janar të këtij viti, e sheh shëndetin mendor si një nga sfidat më të mëdha globale. Gati 1 miliardë njerëz në botë vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. Depresioni dhe ankthi janë format më të përhapurat.

OBSH thotë se personat me probleme të shëndetit mendor jetojnë 10 deri 20 vjet më pak sesa pjesa tjetër e popullsisë.

Raporti thekson se një në çdo 100 vdekje është si pasojë e vetëvrasjes. Në përgjithësi në botë, çdo vit regjistrohen mbi 700 mijë raste të vetëvrasjeve./VOA

shendeti mendor shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin