LIVE UPDATES
Bota

REL: Pse Prigozhin ka mosmarrëveshje me zyrtarët rusë lidhur me varrimin e luftëtarëve të Wagner-it?

Më herët gjatë këtij viti, aftësia e Wagner-it për të vazhduar rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë, duket se u zvogëlua. Vetë Prigozhin tha se do të ndalte rekrutimin e të dënuarve.

27 March 2023, 08:41 Nga DOSJA
REL: Pse Prigozhin ka mosmarrëveshje me zyrtarët rusë lidhur me
Yevgeny Prigozhin

UKRAINË- Sikurse shumica e ceremonive mortore ruse, një që u mbajt në veri të qytetit Goriaçi Kliuç kishte kurora shumëngjyrëshe, portrete të të vrarëve, karafila të kuq dhe arkivole të mbuluara me flamuj.

Por, kjo ceremoni që u mbajt më 19 mars, në rajonin që njihet më shumë për banja termale dhe minerale, ishte mbresëlënëse në një mënyrë tjetër: një luftë publike midis administratës lokale dhe themeluesit të kompanisë mercenare të Grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

Kryetari i këtij qyteti tha se ka pasur shumë ushtarë të Wagner-it që u varrosën në këtë vend dhe më mirë do të ishte që ata të varroseshin diku tjetër. I zemëruar, Prigozhin dhe aleatët e tij kundërshtuan kryetarin dhe mbajtën ceremoninë, në të cilën u nderuan të vdekurit dhe u kritikua administrata lokale.

Grindjet rreth varrimeve vijnë mes dyshimeve në rritje për të ardhmen politike të Prigozhinit, i cili është bërë një nga figurat publike më famëkeqe të Rusisë në mes të pushtimit 13-mujor të Ukrainës fqinje. Ish i burgosuri, që ka krijuar pasurinë e tij përmes hapjes së restoranteve në Shën Petersburg, Prigozhin më vonë lidhi kontrata fitimprurëse për furnizim me ushqim me Kremlinin, para se të themelonte Grupin Wagner.

Grupi i mercenarëve, që kanë luftuar në Siri, Afrikë dhe gjetkë, është shndërruar në një forcë të fuqishme luftarake në Ukrainë. Edhe pse Wagner ka pësuar humbje të mëdha, Prigozhin publikisht është përplasur me komandantët e lartë në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, duke kritikuar kryerjen e operacioneve në fushëbetejë.

Dhe kjo ka nxitur spekulime se ngritja e Prigozhinit është miratuar në heshtje në Kremlin, dhe nëse ngritja e tij mund të jetë drejt fundit.

“Sapo u bë e qartë se ndikimi [i Prigozhinit] po binte, kryetari i qytetit, pas konsultimit me lidershipin, mori miratimin që të refuzonte lejimin e organizimit të ceremonive të tjera të varrimit”, tha Ivan Preobrazhensky, një politolog rus, por që tani vepron jashtë vendit.

“Ka pak të ngjarë që ky është mesazh direkt nga administrata presidenciale. Në vend të kësaj, ka shumë gjasa që është dikush brenda sistemit burokratik rus që e ka kuptuar se Prigozhin thjesht nuk është më aq i frikshëm”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Shumë varre?

Varrezat, që ishin në qendër të përplasjeve të fundit politike për herë të parë u shfaqën në opinion në fundin e vitit të kaluar, kur aktivistët publikuan papritur shfaqjen e dhjetëra varreve. Që nga shkurti, më shumë se 300 varre të reja janë në varrezat Bakinskaja, ndërkaq aktivistët kanë thënë se ata kanë dokumentuar 570 varre të reja të hapura deri këtë muaj.

Pothuajse të gjitha këto varre besohet se janë të ushtarëve që kanë luftuar për Wagner-in në Ukrainë.

Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se Wagner ka pësuar numër të madh të humbjeve, veçmas përreth qytetit Bahmut në Donbas, qytet ky që ka qenë në fokus të një sulmi të përgjakshëm, që ka nisur në gushtin e kaluar. Trupat e Wagner-it, përfshirë edhe mijëra të burgosur që u rekrutuan për të luftuar, kanë qenë krye të këtij sulmi. Shtëpia e Bardhë ka thënë se deri në 30.000 luftëtarë të Wagner-it janë vrarë ose plagosur deri më tani.

Përderisa fama e Prigozhinit është rritur, mbështetësit e tij, shumica prej të cilëve janë nacionalistë të linjës së ashpër, kanë tentuar të madhërojnë përpjekjet e luftëtarëve të vrarë të Wagner-it.

Dy javë më parë, kur zyrtarët e Wagner-it tentuan të mbanin një funeral tjetër publik për tetë luftëtarët e tyre në varrezat Bakinskaja, zyrtarët komunalë në Goriaçi Kliuç i ndaluan, duke u thirrur në atë se opinioni publik është shprehur kundër vazhdimit të varrimeve.

Në llogarinë e tij në Telegram, Prigozhin publikoi më 18 mars atë që pretendoi se ishte një incizim i një telefonate midis përfaqësuesve të Wagnerit dhe kryetarit, Sergei Belopolsky, bisedë në të cilën Belopolsky shpjegoi arsyen se pse nuk ka dhënë leje për varrimet e reja.

Pak pas kësaj, Belopolsky publikoi deklaratën e tij për këtë mosmarrëveshje, dhe tha se përderisa “respekton luftëtarët”, ai nuk mendon se ky qytet, që është resort i banjave termale, është vend i duhur për varrime të mëtejme. Ai tha se ka lokacione më të mira në këtë rajon për këtë gjë.

Megjithatë, funerali u mbajt gjithsesi, sipas videove të postuara në llogari të ndryshme në Telegram. Ceremonia përfshiu edhe lëshimin e një audio-mesazhi nga Prigozhin, i cili i quajti zyrtarët lokalë “fundërrina që fshihen në zyra”.

Disa ligjvënës lokalë morën pjesë në këtë funeral, edhe pse asnjë përfaqësues i partisë të mbështetur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, nuk ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Një ditë më pas, Prigozhin publikoi një deklaratë të re, duke thënë se guvernatori i Krasnodarit, ku gjendet Goriaçi Kliuç, kishte premtuar se nuk do të kishte më pengesa sa i përket varrimeve të luftëtarëve të vrarë të Wagner-it.

Andrei Panyushkin, aktivist lokal, i tha Radios Evropa e Lirë se ai ka dyshime se opinioni publik kundërshton varrimet. Ai tha se ka një numër të panjohur të banorëve lokalë që kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë, prandaj banorët mund të mos i kundërshtojnë ceremonitë mortore. Dy burra nga dy familjet që i ka komshi, iu bashkuan Wagner-it. Ata sipas tij janë vrarë në luftime.

Vitaly Votanovsky, një tjetër aktivist lokal ishte i pranishëm në ceremoninë mortore. Ai tha se në këtë ceremoni kishin ardhur persona me regjistrime të makinave nga shumë vende në jug të Rusisë.

Votanovsky po ashtu ka avokuar në emër të familjeve të ushtarëve të vrarë të Wagner-it, dhe ai është ankuar se familjet nuk po marrin kompensim nga Qeveria ruse.

Publiciteti

Mosmarrëveshjet publike të Prigozhinit, si dhe përgjigjet publike të Kremlinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, janë parë me kujdes pasi lufta në Ukrainë ka marr hov dhe forcat e Wagner-it po vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha në njerëz.

Më herët gjatë këtij viti, aftësia e Wagner-it për të vazhduar rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë, duket se u zvogëlua. Vetë Prigozhin tha se do të ndalte rekrutimin e të dënuarve.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq raportohet se ka nisur rekrutimin e vetë në burgjet ruse, duke marrë këtë proces nga duart e Wagner-it.

Prigozhin po ashtu është ankuar se forcave të tij nuk po u jepet municioni i duhur, gjë që ai ka thënë se ka penguar përpjekjet për të kapur Bahmutin. Ministria e Mbrojtjes e ka mohuar këtë akuzë.

Javën e kaluar, agjencia e lajmeve Blooomberg, duke cituar “persona të afërt të Kremlinit dhe shërbime të inteligjencës”, raportoi se Prigozhin ka synuar të reduktojë operacionet e Wagner-it në Ukrainë dhe të fokusohet në Afrikë, ku mercenarët e tij raportohet se gjenden në katër shtete të ndryshme. Prigozhin ka hedhur poshtë këto pretendime, përmes një deklarate sarkastike të publikuar në Telegram më 24 mars.

“Vetë Prigozhin e kupton se publiciteti është burimi i tij i vetëm”, tha një politolog që foli për REL-in në kushte anonimiteti, për shkak të ligjeve kufizuese që ekzistojnë në Rusi. “Veçanërisht nëse një populist luan me mospëlqimin e burokratëve lokalë”.

“Prigozhin... po mëson mësimin më të rëndë në politikën Kremlinit”, tha Mark Galeotti, ekspert për shërbimet e sigurisë ruse. Ai këto komente i bëri përmes një shkrimi autorial të publikuar gjatë marsit, para se të nisnin mosmarrëveshjet sa i përket varrimeve. “Nuk ka rëndësi se sa i nevojshëm ishe dje, e rëndësishme është se sa i nevojshëm mund të jesh nesër”.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin