LIVE UPDATES
Bota

REL: Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

Qeveria spanjolle tani po e lidh drejtpërdrejt çështjen e njohjes së katalanishtes, baskishtes dhe galicishtes si gjuhë zyrtare të BE-së me zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian.

22 September 2026, 14:53 Nga G.M
REL: Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE
Fotografi ilustruese. Flamujt e Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian.


Spanja mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), për shkak të agjendës së brendshme politike të Madridit.

Qeveria spanjolle tani po e lidh drejtpërdrejt çështjen e njohjes së katalanishtes, baskishtes dhe galicishtes si gjuhë zyrtare të BE-së me zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian.

Madridi këmbëngul që statusi i këtyre tri gjuhëve të zgjidhet para se, me anëtarësimin e shteteve të reja, BE-së t’i shtohen gjuhë të tjera zyrtare. Në mesin e vendeve kandidate, Mali i Zi është aktualisht më afër anëtarësimit.

Edhe pse Madridi zyrtarisht nuk ka thënë se do ta bllokojë zgjerimin, deklaratat e zyrtarëve spanjollë lënë të hapur pyetjen nëse çështja e gjuhëve mund të bëhet kusht për përparimin e procesit të zgjerimit.

“Është koha që, 40 vjet pasi Spanja iu bashkua Bashkimit Evropian, t’i jepet fund diskriminimit ndaj të cilit janë të ekspozuar 20 milionë spanjollë, ose 20 milionë evropianë që jetojnë në territore me më shumë se një gjuhë zyrtare, në krahasim me evropianët e tjerë që gjithashtu kanë më shumë se një gjuhë zyrtare”, tha në Bruksel sekretari shtetëror spanjoll për Çështjet Evropiane, Fernando Sampedro Marcos.

Gjuhët e BE-së

Ministri i Jashtëm spanjoll, Hoze Manuel Albares, në vitin 2023 i kishte dorëzuar zyrtarisht Këshillit të BE-së propozimin që katalanishtja, baskishtja dhe galicishtja të njihen si gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian.

Tani Madridi këmbëngul që çështja e këtyre tri gjuhëve të zgjidhet para valës së ardhshme të zgjerimit, pra para se numri i gjuhëve zyrtare të BE-së të rritet me pranimin e anëtarëve të rinj.

Spanja njëkohësisht thekson se e mbështet zgjerimin dhe përparimin e vendeve kandidate, por kërkon që kërkesa e saj të zgjidhet para se anëtarët e rinj të shtojnë gjuhë të tjera në sistemin institucional të Unionit.

“Gjatë tri vjetëve të fundit jemi marrë me të gjitha çështjet, me të gjitha paqartësitë që janë shfaqur në lidhje me këtë. E kemi shpjeguar propozimin dhe mendoj se është krejtësisht e qartë se nuk ekziston absolutisht asnjë arsye që miratimi i këtij vendimi të vazhdojë të shtyhet”, tha Sampedro.

“Thjesht, jemi të bindur se katalanishtja, galicishtja dhe baskishtja do të jenë gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti”, shtoi ai.

Kërkesa spanjolle ishte një nga temat e takimit të sotëm të ministrave të BE-së përgjegjës për çështjet evropiane. Sipas burimeve diplomatike nga takimi i ministrave, ministri spanjoll e paraqiti qëndrimin e tij, megjithëse gjatë fjalimit, siç thanë burimet e REL-it, “nuk vendosi një lidhje eksplicite” mes pranimit të anëtarëve të rinj dhe vendimit për gjuhët.

Spanja kërkoi që kjo çështje të futet në rendin e ditës për herë të parë pas më shumë se një viti. Megjithatë, diskutimi i sotëm nuk ishte paraparë si votim dhe nuk pritej ndonjë vendim përfundimtar për kërkesën. Këtë e konfirmoi edhe nikoqiri i takimit, ministri irlandez përgjegjës për çështjet evropiane, Tomas Birn, vendi i të cilit kryeson Këshillin e BE-së.

“Do të kemi një diskutim të shkurtër, të cilin sot do ta nisë ministrja Sampedro lidhur me çështjen e gjuhëve. Nuk pres që sot të arrijmë ndonjë rezultat lidhur me këtë çështje. Do ta dëgjojmë se çfarë do të thotë kolegu ynë spanjoll dhe do ta shqyrtojmë atë. Këshilli më herët ka dhënë një opinion ligjor lidhur me këtë çështje. Supozoj se, si përfaqësues i vendit që kryeson, do të duhet ta pranoj atë”, tha Birn.

Opinioni ligjor i Shërbimit Juridik të Këshillit të BE-së për propozimin spanjoll të vitit 2023 u kërkua pas diskutimit në takimin e Këshillit të BE-së për Çështjet e Përgjithshme, i cili u mbajt menjëherë pas dorëzimit të propozimit. Këshilli, megjithatë, atëherë nuk e publikoi opinionin e detajuar ligjor me shkrim. Në takimin joformal të ministrave në fillim të shtatorit, Spanja e riktheu dhe e intensifikoi çështjen e gjuhëve.

Sekretari shtetëror për Çështjet Evropiane, Fernando Sampedro, në një parashtresë drejtuar vendit që kryeson BE-në, e lidhi shprehimisht çështjen e gjuhëve me zgjerimin e ardhshëm. Ai tha se BE-ja së shpejti do të ketë më shumë gjuhë zyrtare dhe se Spanja shpreson që çështja e katalanishtes, galicishtes dhe baskishtes të zgjidhet para kësaj.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm pas disa muajsh ngecjeje në shqyrtimin e propozimit spanjoll. Herën e fundit që kjo çështje u diskutua në nivel ministrash ishte në korrik të vitit 2025. Atëherë kërkesa hasi në rezerva nga disa shtete anëtare, ndër të cilat ishte edhe Gjermania.Sipas burimeve të REL-it, Gjermania ishte shprehimisht kundër lidhjes së dy proceseve gjatë diskutimit mes ministrave. Ky qëndrim i Gjermanisë, sipas burimeve tona, u mbështet edhe nga të paktën dy shtete të tjera anëtare të BE-së.

Sekretari shtetëror gjerman për Çështjet Evropiane, Gunther Krichbaum, tha para takimit se kundërshton, siç u shpreh ai, “bilateralizimin e procesit të integrimit në BE”.

“Duhet të jemi të fortë së bashku. Dhe këtë unitet duhet ta vëmë në peshore. Para së gjithash, kjo na jep peshën që na nevojitet. Dhe çdo gjë që rrezikon mundësinë për të arritur marrëveshje me shtetet e tjera që dëshirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian nuk është e dobishme”, tha Krichbaum për gazetarët.

Ai u bëri thirrje kolegëve nga Madridi të tregojnë “pak më shumë frymë evropiane”.

Gjermania është ndër shtetet anëtare që në fillim të shtatorit u dërguan institucioneve evropiane një propozim për kufizimin e përdorimit të vetos në disa fusha të vendimmarrjes së BE-së. Në propozim, ndër të tjera, thuhet se ekziston nevoja për të parandaluar përdorimin e vetos për realizimin e interesave të brendshme politike të shteteve anëtare.

Nëse Spanja mbetet në qëndrimin se statusi i katalanishtes, baskishtes dhe galicishtes duhet të zgjidhet para zgjerimit të ardhshëm, kjo çështje mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për dinamikën e anëtarësimit të Malit të Zi. Madridi, megjithatë, nuk ka deklaruar zyrtarisht se do ta bllokojë anëtarësimin e shteteve të reja nëse kërkesa e tij nuk pranohet.

Sampedro, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo do të thotë se Spanja mund ta kushtëzojë pranimin e anëtarëve të rinj, përfshirë Malin e Zi, me zgjidhjen e çështjes së gjuhëve, e la këtë mundësi të hapur. Ai tha se është i bindur se çështja do të zgjidhet “shumë përpara” afatit të parë të zgjerimit të ardhshëm.

Megjithatë, ai konfirmoi se Spanja e mbështet pranimin e Malit të Zi në BE. Mali i Zi është aktualisht shteti kandidat më i avancuar në procesin e anëtarësimit në BE. Deri më tani, ai ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt e negociatave. Podgorica synon t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026 dhe të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.

Në Bruksel tashmë ka nisur edhe hartimi i projekt-marrëveshjes së anëtarësimit mes BE-së dhe Malit të Zi. Kjo përbën një hap të rëndësishëm në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim. Kryesimi irlandez i Këshillit të BE-së ka bërë të ditur se përfundimi i negociatave me Malin e Zi do të jetë një nga prioritetet në fushën e zgjerimit./REL

bashkimi evrpian mali i zi spanje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin