16 October 2022, 13:13
Nga I.A
Burgu
IRAN- Të paktën katër të burgosur vdiqën dhe 61 të tjerë u plagosën në përleshjet dhe zjarrin e së shtunës mbrëma në burgun Evin të sigurisë së lartë të Teheranit. Vdekjet kanë ndodhur për shkak të “thithjes së tymit” si pasojë e zjarrit, duke shtuar se viktimat kanë qenë të dënuar për vjedhje.
Incidenti ndodhi rreth orës 21:10, me orën lokale të së shtunës, kur videot e qarkulluara në internet treguan shtëllunga tymi që ngriheshin nga kompleksi i burgut të ndjekura nga tingujt e shpërthimeve dhe të shtëna armësh. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA fillimisht raportoi për përplasje midis të burgosurve dhe stafit në burg, duke shtuar se disa të burgosur i vunë flakën një magazine rrobash.
Disa media lokale thanë se të burgosurit, kryesisht ata me akuza për krime financiare, dogjën një punëtori qepëse në burg pas një sherri me stafin. Të dielën, raporte kontradiktore dolën në lidhje me incidentin, me agjencinë e lajmeve Fars që tha se disa të burgosur u përpoqën të arratiseshin dhe pa dashje shkelën në një fushë të minuar në kodrat në veri të burgut, gjë që shkaktoi shpërthime të forta.
"Tentativa për arratisje ndodhi pas përleshjeve mes dy grupeve të të burgosurve, gjatë të cilave iu vu zjarri një magazine rrobash brenda burgut," thuhet nw raport.
Megjithatë, një raport i publikuar nga Tasnim News tha se asnjë i burgosur nuk hyri në zonën e minave tokësore në kodra. Ai tha se ngjarja kryesore ka ndodhur në repartin e burgut ku janë vendosur hajdutët. Sipas raportimeve, familjet e të burgosurve u mblodhën jashtë burgut të sigurisë së lartë të dielën dhe protestuan kundër incidentit. Burgu Evin është qendra më e madhe e paraburgimit në kryeqytetin iranian që mban mijëra të burgosur, përfshirë shumë të arrestuar në protestat e fundit për vdekjen e një gruaje iraniane në paraburgim nga policia.
zjarri ne evin
Bota
16 October 2022, 13:42
e.k
Bujar Osmani
SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha të dielën në Shkup se nisma e...
Bota
16 October 2022, 13:13
I.A
Pamje nga aksidenti
SERBI- Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm pak para orës 10:00 në Serbi kur nj...
Bota
16 October 2022, 12:50
e.k
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
RUSI- Rusia ka kërcënuar se do të pajisë avionët luftarakë bjellorusë me a...
Bota
16 October 2022, 12:23
I.A
Kujtim Çeliku
TURQI- Kujtim Çeliku është personi i dytë që u kap me efektivin e rrugores në Turqi me drogë. M&e...
Bota
16 October 2022, 12:03
I.A
Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të shtunën se koalicioni qeve...
Bota
16 October 2022, 11:38
e.k
Foto ilustruese
UKRAINË- Pas gati tetë muajsh, lufta në Ukrainë mbetet në balancë. Kundërofensivat ukrainase vazhdo...
Bota
16 October 2022, 11:32
I.A
Iran
IRAN- Irani ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për shprehjen e mbështetjes për protestat që kanë tronditur vendin ...
Bota
16 October 2022, 11:25
e.k
Olaf Scholz, Joe Biden, Emannuel Macron dhe Vladimir Putin
BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra...
Bota
16 October 2022, 11:20
e.k
Zonat e karantinës, Ugandë
UGANDË- Një bllokim tre-javor është shpallur në dy rrethe të Ugandës, ndërsa v...
Bota
16 October 2022, 11:09
e.k
Xi Jiping
KINË- Më 16 tetor, Partia Komuniste e Kinës do të mblidhet në Kongresin e Njëzetë. Është një ng...