24 December 2024, 08:29
Nga M.B
Foto ilustruese
SIRIA- Organizata e Kombeve të Bashkuara që ndihmon në hetimin e krimeve më të rënda në Siri tha të hënën se autoritetet e reja të vendit ishin "shumë të hapura" ndaj kërkesës për bashkëpunim gjatë një vizite të sapo përfunduar në Damask dhe se po përgatitet për t’u vendosur në terren. Vizita, e udhëhequr nga Robert Petit, kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar, të Paanshëm dhe të Pavarur për Sirinë, ishte e para që nga krijimi i organizatës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2016.
Mekanizmi u krijua për të ndihmuar në mbledhjen e provave dhe ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011. Petit theksoi urgjencën për ruajtjen e dokumenteve dhe provave të tjera përpara se të humbasin.
Pas rrëzimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad nga rebelët dhe hapjes së burgjeve dhe qendrave të ndalimit, kërkesat nga sirianët për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për mizori dhe vrasje gjatë kohës që ai ishte në pushtet janë rritur.
“Rënia e regjimit të Assadit është një mundësi e rëndësishme për ne që të përmbushim mandatin tonë në terren”, tha Petit.
“Koha po mbaron. Ka një dritare të vogël mundësie për të siguruar këto vende dhe materialet që ato përmbajnë”, theksoi Petit, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Tremblay, tha të hënën se ekipi hetimor "po përgatitet për një vendosje operacionale sa më shpejt të jetë e mundur dhe sapo të autorizohet për të kryer aktivitete në tokën siriane". Në qershor të vitit 2023, Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë krijoi gjithashtu një Institucion të Pavarur për Personat e Zhdukur në Republikën Arabe të Sirisë për të sqaruar fatin dhe vendndodhjen e më shumë se 130.000 personave të zhdukur si rezultat i konfliktit./ REL
siria
Bota
24 December 2024, 08:22
N.F
Zjarri
TURQI- Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë eksplozivi në rajonin Kavakli të Balikesir në Turqi. Sipas in...
Bota
24 December 2024, 08:14
N.F
Gjermani
GJERMANI- Nuk kaloi shumë kohë pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg e politikanët filluan ta shfrytëzo...
Bota
24 December 2024, 08:01
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia është duke zvogëluar praninë ushtarake në Siri, dhe po transferon disa asete prej këtij shteti t...
Bota
24 December 2024, 08:02
ZH.LL
Bayrou
FRANCË- Kryeministri i sapoemëruar i Francës, François Bayrou, ka formuar qeverinë e katërt të vendit në m...
Bota
24 December 2024, 07:38
ZH.LL
protesta
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë ka tërhequr kritika nga e gjithë Evropa dhe nga njerëzit e tij pas vizitës së ti...
Bota
24 December 2024, 07:30
ZH.LL
Bill Clinton
SHBA- Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në spital par shkak të etheve, sipas një zëdhën&eu...
Bota
23 December 2024, 21:28
N.F
Foto ilustruese
KORE- Më shumë se 1.000 koreanoveriorë janë vrarë apo plagosur në luftën e Rusisë në Ukrain&eu...
Bota
23 December 2024, 16:54
N.F
Kanali i Panamasë
MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Scheinbaum, shprehu sot mbështetjen e saj për qeverinë&n...
Bota
23 December 2024, 16:39
N.F
Gjermani
GJERMANI- Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të kuptuar motivin që e nxiti një psikiatër 50-vjeçar...
Bota
23 December 2024, 15:48
N.F
Trump dhe Musk
SHBA- Presidenti i sapozgjedhu amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një tubim ku mbajtin fjalimin e tij të parë në A...