LIVE UPDATES
Bota

Republika Islamike 3.0/ Analiza e REL: Kush e ka pushtetin në Iran?

Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që kur ka pasuar të atin në fillim të marsit.

16 May 2026, 16:15 Nga D.S
Republika Islamike 3.0/ Analiza e REL: Kush e ka pushtetin në Iran?
Khamenei

IRAN- Për dekada me radhë, pushteti në Iran ka qenë i centralizuar në duart e një njeriu të vetëm: udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Por, që nga vrasja e tij në fillim të luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, më 28 shkurt, procesi i vendimmarrjes në Teheran është bërë gjithnjë e më i decentralizuar, thonë ekspertët.

Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që kur ka pasuar të atin në fillim të marsit. Në mungesë të tij, një grup zyrtarësh të lartë iranianë kanë marrë, në fakt, drejtimin e vendit. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) - një aktor dominues politik - janë bërë tani forca vendimtare në Iran, thonë ekspertët.

Reformistët dhe të moderuarit janë shtyrë, sipas tyre, në skaje të politikës, duke çuar në një sistem më të ashpër dhe më të ngurtë ideologjikisht. Qendra dhe figura të rëndësishme të pushtetit kanë dalë në pah në atë që disa vëzhgues e quajnë “Republika Islamike 3.0”.

Edhe pse shumë prej këtyre figurave janë të një mendjeje për politikat kryesore, mes tyre kanë filluar të shfaqen edhe disa çarje. Si udhëheqës suprem, 56-vjeçari e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore. Por, autoriteti i tij është dobësuar që në fillim. Khamenei ka qenë një zgjedhje e diskutueshme për postin e udhëheqësit suprem.

Kleriku nuk ka mbajtur kurrë më parë poste publike, ndaj disa e kanë konsideruar emërimin e tij si prirje drejt “trashëgimisë dinastike”, që do t’i vinte në pikëpyetje vetë rrënjët antimonarkiste të Revolucionit Islamik të vitit 1979. I plagosur rëndë në sulmin ajror që i ka vrarë të atin, Khamenei ka munguar në sytë e publikut që nga emërimi i tij më 8 mars.

Ai ka pësuar plagë në kokë, në pjesën e poshtme të shpinës dhe në këmbë, por tani është “në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë më 8 maj Mazahar Hosseini, shef i protokollit në Zyrën e Udhëheqësit Suprem. Shërbimet e inteligjencës amerikane kanë thënë se besojnë që Khamenei luan rol të rëndësishëm në strategjinë e luftës dhe në menaxhimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara.

Por, në një sistem ku udhëheqësi suprem është gjithmonë i pranishëm - përmes audio-mesazheve, video-paraqitjeve dhe daljeve publike për të shfaqur autoritetin e tij - mungesa e tij është e dukshme. “Irani ka hyrë në një periudhë tranzicioni pas vdekjes së Ali Khameneit dhe përfundimit të 36 vjetëve të udhëheqjes së tij”, thotë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë analisti politik iranian, Ali Afshari, me bazë në Uashington.

“Është një periudhë sfiduese, në të cilën rreshtimi i forcave pas luftës do të jetë vendimtar”, shton ai. Si klerik i linjës së ashpër, Hossein Taeb ka drejtuar degën e inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për 13 vjet, deri në vitin 2022, kur është shkarkuar në kuadër të një riorganizimi të madh të sigurisë.

Taeb, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për rolin e tij të dyshuar në represionin shtetëror, ka punuar në Zyrën e Udhëheqësit Suprem përpara se të emërohej shef i inteligjencës së IRGC-së në vitin 2009.

Një besnik i hershëm i Khameneit të ri, Taeb konsiderohet si një figurë e rëndësishme në prapaskenë. Ekspertët thonë se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e marrëdhënieve të Khameneit me aktorët kryesorë brenda sistemit. Garda Revolucionare Islamike (IRGC), krahu elitar i forcave të armatosura të Iranit, ka luajtur gjithmonë rol kyç në politikë.

Por, pas vrasjes së Ali Khameneit, ajo është bërë forca dominuese politike në Republikën Islamike. Kjo, edhe përkundër faktit se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë goditur rëndë lidershipin e IRGC-së, duke vrarë edhe komandantin e saj të përgjithshëm, Mohammad Pakpour. Zëvendësi i Pakpourit, Ahmad Vahidi, ish-ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes, ka marrë drejtimin e IRGC-së në fillim të marsit.

Por, ekspertët thonë se mbetet e paqartë nëse Vahidi ka peshë dhe kredibilitet për të bashkuar fraksionet konkurruese brenda Gardës Revolucionare. Sipas tyre, lufta dhe rritja e sigurisë në Iran, pas vdekjes së Ali Khameneit, i kanë dhënë IRGC-së rol qendror në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit.

“Epoka pas Ali Khameneit mbetet e paqartë. Megjithatë, një fakt kyç është i dukshëm: roli dhe fuqia në rritje e IRGC-së në administrimin e Republikës Islamike”, thotë për Radion Farda komentuesi politik iranian me bazë në Francë, Mojtaba Najafi.

“Sot, një pjesë e konsiderueshme e administrimit të vendit është në duart e IRGC-së. Militarizimi në ekonomi, politikë, kulturë dhe shoqëri ka arritur tashmë një fazë të konsoliduar”, shton ai. Mohammad Baqer Qalibaf është një politikan konservator dhe ish-komandant ushtarak, i cili, për dekada me radhë, ka ndërtuar lidhje të forta me lidershipin suprem të Iranit dhe me Gardën Revolucionare (IRGC).

Pas një karriere të shoqëruar me skandale korrupsioni dhe disa kandidime të pasuksesshme për president, ai sot shihet si një nga figurat më të fuqishme që kanë mbetur në Republikën Islamike. Ekspertët e përshkruajnë Qalibafin - kryetar i Parlamentit dhe negociator kryesor i Iranit me Shtetet e Bashkuara - si ndërmjetës mes qendrave të ndryshme të pushtetit në vend.

Ai konsiderohet i afërt edhe me udhëheqësin e ri suprem. Ky është roli që më herët e ka pasur shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, i cili është vrarë në mars. Larijani ka qenë një figurë unifikuese, që ka bashkuar fraksionet politike në garë dhe ka mbajtur lidhje të forta me IRGC-në, aparatin e inteligjencës dhe establishmentin klerikal.

“Qalibaf gjithmonë ka qenë një ‘gur shahu’ i përdorur nga lidershipi”, thotë për Radion Farda analisti politik me bazë në Gjermani, Hossein Razzaq. “Sot, me eliminimin e ‘gurëve’ të tjerë të rëndësishëm, roli që ai luan për sistemin, është bërë më i theksuar”, sipas tij. Ish-komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mohammad Baqer Zolqadr, ka pasuar Larijanin si drejtues i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit - organi kryesor i vendimmarrjes në këtë vend.

Ndërsa Larijani është njohur si politikan pragmatik dhe i kalkuluar, Zolqadr përfaqëson linjën e ashpër ushtarake dhe të sigurisë. Sipas Razzaqut, emërimi i tij shihet si përpjekje e udhëheqësit për të shpërndarë pushtetin mes besnikëve të tij.

Ai shton se kjo zgjedhje nënvizon edhe më shumë dominimin e IRGC-së në qendrat e ndryshme të pushtetit në Iran. Presidenti reformist, Masud Pezeshkian, nuk është një aktor i rëndësishëm politik dhe nuk konsiderohet si kërcënim nga linja e ashpër që dominon sistemin. Roli i Pezeshkianit është kryesisht administrativ, duke menaxhuar punët e përditshme të Qeverisë, sepse vendimet përfundimtare për çështjet madhore, përfshirë luftën dhe diplomacinë, merren diku tjetër.

Ai dhe ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi, janë të vetmit përfaqësues të kampit reformist që kanë një rol të dukshëm në strukturën e re të pushtetit. Ashtu si Pezeshkiani, as Araqchi nuk ka fuqi vendimmarrëse, por zbaton vendimet që vijnë nga lart.

Kështu, brenda sistemit kanë nisur të dalin në pah edhe dallime: nga njëra anë janë ata që mbështesin diplomacinë, si Pezeshkiani dhe Araqchi, dhe nga ana tjetër qëndrojnë gjeneralët që kundërshtojnë çdo kompromis me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës./REL

republika islamike iran khamnei

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin