LIVE UPDATES
Bota

Reuters: Trump nxit luftën tregtare ndërsa bota tronditet nga tarifat, bien aksionet

Tarifat e shpallura të mërkurën shkaktuan turbulenca në tregjet botërore dhe u dënuan nga udhëheqësit e tjerë, që po përballen me fundin e një epoke të liberalizimit të tregtisë, që ka formësuar rendin global për dekada.

3 April 2025, 12:24 Nga M.B
Reuters: Trump nxit luftën tregtare ndërsa bota tronditet nga tarifat,
Donald Trump

SHBA- Lëvizja e Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse mbi importet amerikane ndaj aleatëve dhe rivalëve, ndezi kërcënimet për hakmarrje, duke intensifikuar një luftë tregtare globale që kërcënon të nxisë inflacionin dhe duke rritur frikën e recesionit. Tarifat e shpallura të mërkurën shkaktuan turbulenca në tregjet botërore dhe u dënuan nga udhëheqësit e tjerë, që po përballen me fundin e një epoke të liberalizimit të tregtisë, që ka formësuar rendin global për dekada.

Trump tha se do të vendoste një tarifë bazë 10% për të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara dhe tarifa më të larta për disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit. Sipas Fitch Ratings, norma efektive e taksës së importit në SHBA është rritur në 22% nën Trump nga vetëm 2.5% në 2024, duke arritur nivelet e vitit 1910.

Teksa investitorët përpunuan lajmet, tregjet e aksioneve në Pekin dhe Tokio ranë në nivelet më të ulëta në muaj. Aksionet europiane gjithashtu ranë ndjeshëm në tregtinë e mëngjesit, me eksportuesin kryesor të mallrave, Gjermaninë, të goditur rëndë. Kontratat e së ardhmes në Wall Street u fundosën, pasi investitorët hoqën asetet më të rrezikshme në favor të obligacioneve të sigurta dhe arit.

Tani duke u përballur me tarifa 54% mbi eksportet në SHBA, ekonomia numër dy në botë, Kina, u zotua për kundërmasa, ashtu si edhe Bashkimi Europian – miqtë dhe armiqtë e Uashingtonit të bashkuar në kritikat ndaj masave, që ata kanë frikë se do t’i japin një goditje shkatërruese tregtisë globale.

“Pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz anembanë globit,” tha presidentja e Bashkimit Europian Ursula von der Leyen, duke shtuar se blloku 27-anëtarësh po përgatitet të kundërpërgjigjet nëse bisedimet me Uashingtonin dështojnë.

Shefi i Thesarit të SHBA-së Scott Bessent paralajmëroi më herët se çdo lëvizje hakmarrëse do të çonte vetëm në përshkallëzim. Në mesin e aleatëve të ngushtë të SHBA-së, Bashkimi Europian ishte në shënjestër me një normë 20%, Japonia me 24%, Koreja e Jugut me 25% dhe Tajvani me 32%. Edhe disa territore të vogla dhe ishuj të pabanuar në Antarktik u goditën nga tarifat, sipas një liste të postuar nga Shtëpia e Bardhë në X.

“Ky nuk është vaprimi i një miku,” tha kryeministri i Australisë Anthony Albanese. “Tarifat e administratës Trump nuk kanë bazë logjike dhe ato shkojnë kundër bazës së partneritetit të dy kombeve tona”.

Trump tha se tarifat “reciproke” ishin një përgjigje ndaj detyrimeve dhe barrierave të tjera jotarifore të vendosura ndaj mallrave amerikane. Ai argumentoi se taksat e reja do të rrisin vendet e punës në prodhim në ‘shtëpi’. Ekonomistët e jashtëm kanë paralajmëruar se tarifat mund të ngadalësojnë ekonominë globale, të rrisin rrezikun e recesionit dhe të rrisin kostot e jetesës për familjen mesatare amerikane me mijëra dollarë.

Kanadaja dhe Meksika, dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, tashmë përballen me tarifa 25% për shumë mallra dhe nuk do të përballen me taksa shtesë nga njoftimi i së mërkurës. Tarifat reciproke nuk zbatohen për mallra të caktuara, duke përfshirë bakrin, produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit, lëndën drusore, arin, energjinë dhe “mineralet e caktuara që nuk janë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Pas komenteve të tij, Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër për të mbyllur një boshllëk tregtar, që përdoret për dërgimin e paketave me vlerë të ulët – ato me vlerë 800 dollarë ose më pak – pa doganë nga Kina, të njohura si “de minimis”. Urdhri mbulon mallrat nga Kina dhe Hong Kongu dhe do të hyjë në fuqi më 2 maj, sipas Shtëpisë së Bardhë, e cila tha se masa kishte për qëllim të frenonte rrjedhën e fentanilit në SHBA.

Trump po planifikon gjithashtu tarifa të tjera që synojnë gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet potencialisht kritike. Më herët gjatë ditës, administrata tha se një grup i veçantë tarifash për importet e automjeteve, që Trump njoftoi javën e kaluar, do të hyjë në fuqi duke filluar nga e enjtja. Trump më parë vendosi taksa 25% për çelikun dhe aluminin dhe i zgjeroi ato në produkte me vlerë gati 150 miliardë dollarë.

Shqetësimet për tarifat kanë ngadalësuar tashmë aktivitetin e prodhimit në të gjithë globin, duke nxitur gjithashtu shitjet e makinave dhe produkteve të tjera të importuara, pasi konsumatorët nxitojnë të bëjnë blerje përpara se çmimet të rriten. Tani kur realiteti i tarifave të reja po pranohet, kompanitë në mbarë botën duhet të peshojnë se si të përshtaten, me opsione të kufizuara dhe të pakëndshme për klientët e tyre.

“Është një vështirësi e madhe për Europën. Mendoj se është gjithashtu një katastrofë për Shtetet e Bashkuara dhe për qytetarët e SHBA,” tha kryeministri francez François Bayrou. / Reuters

donald trump

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa