LIVE UPDATES
Bota

Robert F. Kennedy Jr. mund të jetë i paparashikueshmi i zgjedhjeve amerikane

Zyrtarët zgjedhore në të dy kampet janë të shqetësuar mbi ndikimin që mund të kishte në garën presidenciale kandidimi si i pavarur i zotit Kennedy Jr. dhe pyetja që i shqetëson është se: kë do të dëmtojë më shumë, Presidentin Biden apo ish-Presidentin Trump?

25 December 2023, 20:42 Nga h.k
Robert F. Kennedy Jr. mund të jetë i paparashikueshmi i zgjedhjeve
Robert F. Kennedy Jr.

SHBA-Në politikën amerikane kandidatët e pavarur për president, rrallë ia dalin mbanë të futen në garë. Por zakonisht, ata nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si ai i Robert F. Kennedy Jr. Ndërsa votuesit po tregojnë pak entuziazëm për një përballje të re të mundshme Biden-Trump në 2024, zoti Kennedy po shfaqet si një faktor i paparashikueshëm në zgjedhje.

Zyrtarët zgjedhore në të dy kampet janë të shqetësuar mbi ndikimin që mund të kishte në garën presidenciale kandidimi si i pavarur i zotit Kennedy Jr. dhe pyetja që i shqetëson është se: kë do të dëmtojë më shumë, Presidentin Biden apo ish-Presidentin Trump?

Disa votuan për Donald Trump-in, të tjerë për Joe Biden. Por një pjesë nuk do të donte të kishte asnjë lidhje me politikën, derisa në momentin që dëgjuan emrin e Robert F. Kennedy Jr.

Të rreshtuar jashtë një sallë dasmash në Feniks të shtetit të Arizonës, qindra njerëz dolën të mërkurën për të dëgjuar zotin Kennedi të fliste, me të cilin ndajnë pak gjëra të përbashkëta ideologjikisht. Ajo që i bashkonte ishte mosbesimi i thellë ndaj medias, korporatave dhe veçanërisht qeverisë, si dhe besimi se zoti Kennedy është i vetmi person në politikë, i gatshëm t'u thotë atyre të vërtetën.

"Më pëlqen si flet”, thatë Gilbert Limon, një farmacist 48-vjeçar nga qyteti i Feniksit. “Ai na thotë pjesën më të madhe të asaj që duhet të dimë. Ndërsa politikanë të tjerë thjesht na japin copa informacionesh, për t'i përshtatur me agjendën e tyre. Jemi të ngopur me këtë gjë", thotë ai.

Votuesit nuk janë entuziastë për një garë të re Biden-Trump dhe ndaj po konsiderojnë mundësinë për të mbështetur alternativa si zoti Kennedy apo të tjera palë të treta. Paraqitja e zotit Kenedit në një shtet fushëbeteje për vitin 2024 tregon sesa e vështirë është të parashikohet ndikimi i palëve të treta në zgjedhje. Aleatët e zotit Trump dhe zotit Biden kanë shprehur shqetësime se dalja si i pavarur i zotit Kennedy, mund të dëmtojë kandidatet e tyre, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm, duke u marrë atyre vota.

Kandidatët që garojnë jashtë dy partive të mëdha asaj Demokrate dhe asaj Republikane rrallë tërheqin vëmendje, gjithmonë nëse arrijnë të futen në fletën e votimit. Por kandidatët nga palë të treta, zakonisht nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si Kennedy, apo një rrjet ekzistues mbështetësish.

Zoti Kennedy e bëri ndalesën në Feniks si pjesë të anagzhimit të tij të mundimshme për t'u bërë pjesë e garës presidenciale të vitit 2024, si një kandidat i pavarur, gjë për të cilin ai mendon, se do t'i duhen të mbledhë të paktën një milion nënshkrime në të gjithë vendin. Ndihmësit e tij u përzien mes turmës së njerëzve, duke plotësuar peticionet me nënshkrime, me synimin për t'u kualifikuar në Arizona.

Futja në fletëvotim për kandidatët e pavarur dhe të partive të vogla është një proces i kushtueshëm dhe i ndërlikuar dhe secili shtet ka rregullat e veta. Zyrtarët e fushatave elektorale zakonisht punësojnë njerëz për të mbledhur nënshkrime dhe shpesh kanë nevojë për një ‘ushtri’ të vogël avokatësh për të sfiduar rregullat që mundësojnë në garë dhe për t’u përballuar me ata që përpiqen t'i mbajnë këta kandidatë jashtë garës.

“American Values 2024”, (Vlerat amerikane 2024) një grupim politik që mbështet zotin Kennedy, është zotuar të shpenzojë 15 milionë dollarë për ta ndihmuar atë të futet në garë në 10 shtete. Zoti Kennedy siguroi një fitore në Utah, ku nënguvernatori shtyu afatin për kualifikim të kandidatëve, nga janari në mars, pasi një padie të ngritur nga zyrtarët e fushatës së tij.

Zoti Kennedy është pjesëtar i një prej familjeve më të famshme të Partisë Demokrate. Babai i tij ishte prokuror i përgjithshëm gjatë kohës që xhaxhai i tij, John F. Kennedy ishte president. Por kohët e fundit ai ka krijuar lidhje më të ngushta me të djathtën ekstreme, e cila ndan të njëjtat pikëpamje sikurse ai vetë, konspirative dhe izoluese.

Enriqueta Porras, një mjeke 52-vjeçare nga Feniks, votoi për Hillary Clinton në vitin 2016 dhe zotin Trump në vitin 2020. Ajo thotë se do të donte të votonte për dikë tek i cili beson, sikurse zoti Kennedy, por gjithashtu dëshiron të sigurohet që zoti Biden të humbasë dhe ndaj po mendon se si të votojë në mënyrë strategjike.

Një nga aktivistët më të shquar të vendit kundër vaksinave, zoti Kennedy ka pasur prej kohësh ndjekës besnik, ata që refuzojnë konsensusin shkencor, se vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kjo çështje përbën shtyllën e fushatës së tij presidenciale.

Një organizatë e themeluar nga zoti Kennedy, ‘Children's Health Defense’, ka paditur një numër organizatash mediatike, mes tyre ‘The Associated Press’, duke i akuzuar ata për shkelje të ligjeve, duke ndërmarrë veprime për të identifikuar dezinformatat, përfshirë ato që lidhen me COVID-19 dhe vaksinën kundër koronavirusit.

Studime rigoroze dhe provat e kryera falë qindra miliona vaksinave kundër COVID-19 të injektuara, vërtetojnë se ato janë të sigurta dhe efektive. Vdekjet e shkaktuara nga vaksinimi janë jashtëzakonisht të rralla dhe rreziqet që lidhen me mosvaksinimin janë shumë më të larta sesa rreziku që paraqet vaksinimi.

Mes dhjetëra mbështetësve të zotit Kenedit që folën për AP-në në Feniks, shumë ndajnë pikëpamjen e tij se korporatat, veçanërisht kompanitë farmaceutike, kanë shumë pushtet./VOA 

zgjedhjet amerikane

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...