20 February 2023, 15:57
Nga k.m.
Angela Merkel
Rrengshorë rusë që shtireshin si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, arritën të kontaktojnë ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me telefon për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë dhe Bjellorusi. Këtë lajm e ka konfirmuar zyra e Merkelit të hënën, megjithëse thanë se ajo ishte në dyshim për telefonatën.
Zyra e Merkelit tha se ish-kancelarja gjermane mori një telefonatë më 12 janar nga dikush që pretendonte se ishte Poroshenko. Biseda u ndihmua nga një përkthyes gjermano-ukrainas nga shërbimi gjuhësor i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Në një deklaratë për media, zyra tha se Merkeli e informoi ministrinë më pas për përshtypjen që ajo pati për telefonuesin gjatë telefonatës, por nuk dha detaje të tjera.
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, postuan në kanalin e tyre në Telegram disa pjesë që ata pretendojnë se janë fragmente nga telefonata.
Dyshja kanë vënë në siklet edhe më parë disa politikanë evropianë, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin polak, Andrzej Duda, dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Boris Johnson, si dhe Elton John dhe Princin Harry, me thirrje të ngjashme.
Në këtë regjistrim, Merkeli dëgjohet duke thënë – siç ka bërë edhe publikisht më parë – se marrëveshja e shumë kritikuar për paqe e Minskut i kishte dhënë kohë shumë të çmuar Ukrainës.
Merkel dhe ish-presidenti francez Francois Hollande kishin ndërmjetësuar marrëveshjen e paqes me Poroshenkon dhe presidentin rus Vladimir Putin në 2015. Në regjistrimin e publikuar, ajo gjithashtu kritikon shtypjen në Bjellorusinë autokratike. Poroshenko ishte president i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019. Merkel drejtoi Gjermaninë nga viti 2005 deri në fund të 2021./REL
angela merkel
Bota
20 February 2023, 15:50
I.A
Ikonografia
MALI I ZI- Kisha ortodokse në Rozhajë të Malit të Zi ku shumica e popullsisë janë të besimit islam, u ...
Bota
20 February 2023, 15:43
a.l
Babai bashkohet me vajzën pas tërmetit
TURQI- Baba e bijë që u shpëtuan nga rrënojat, por të ndarë në kaos, p&...
Bota
20 February 2023, 15:44
I.A
Gjermania
KOSOVË- Si sot, 15 vjet më parë, Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës, të cilën e kishte shpallur, tri di...
Bota
20 February 2023, 15:45
k.m.
Vladimir Putin
Një “gjykatë e popullit” nxori në gjyq presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të hënën mbi aku...
Bota
20 February 2023, 15:39
a.l
Iran
IRAN- Bashkimi Evropian zgjeroi sanksionet kundër Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut në vend, duke ...
Bota
20 February 2023, 15:37
k.m.
Objekti i gjetur
BRITANI E MADHE- Një objekt prej druri është gjetur në një fortesë romake në Murin e Hadrianit që ...
Bota
20 February 2023, 15:34
I.A
Alexei Navalny
RUSI- Disidenti rus Alexei Navalny, i cili është burgosur për më shumë se dy vjet, tha se një disfatë...
Bota
20 February 2023, 15:22
a.l
shperthimi
TURQI- Një shpërthim gazi natyror në një apartament në rajonin Sanliurfa në Turqi. Mediat turke raportojnë se...
Bota
20 February 2023, 15:12
a.l
Ajshegyl Çin
TURQI- Një vajzë e identifikuar me emrin Ajshegyl Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të ...
Bota
20 February 2023, 15:17
I.A
Protesta ne Iran
IRAN- Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë në dhjetëra lagje në kryeqytetin irani...