25 January 2024, 07:36
Nga N.F
Pamje nga shpërthimi
RUSI- Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 u rrëzua të mërkurën në rajonin jugor të Belgorodit pranë Ukrainës. Ministria ruse e mbrojtjes ruse pas ngjarje u shpreh se në avion ndodheshi 65 ushtarakë ukrainas të kapur rob që do të shkonte në një zonë tjetër për shkëmbimin e të burgosurve. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti tha se 9 persona të tjerë ishin në aeroplan, nga të cilët 6 ishin anëtarë të ekuipazhit ndërsa nuk ka asnjë të mbijetuar.
Inteligjenca ushtarake ukrainase lëshoi një deklaratë pas ngjarjes duke akuzuar Rusinë për rrezikimin e jetëve të të burgosurve të luftës ku më tej shtuan se nuk ishte vënë në dijeni se duhej të sigurohej hapësira ajrore mbi Belgorod. Kjo deklaratë po shihet si një pranim i heshtur se ishte ata pas rrëzimit të avionit.
Një video e shpërndarë në mediat sociale duket një aeroplan i cili po rrëzohet ndërsa pas përplasjes ndodh një shpërthim i madh. Guvernatori rajonal në rajonin rus të Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha se avioni u rrëzua në një fushë pranë një zone të banuar dhe se të gjithë në bord kishin vdekur.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se shkëmbimi do të bëhej të mërkurën pasdite në një pikë kontrolli kufitar 100 km në perëndim të Belgorodit. Ministria e Mbrojtjes shtoi se aeroplani ushtarak ishte nisur nga baza ajrore Chkalovsky në veri-lindje të Moskës duke pretenduar se forcat ajrore të Ukrainës kishin lëshuar dy raketa anti-ajrore nga kufiri ukrainas. Kryetar i komitetit parlamentar të mbrojtjes të Rusisë, Andrei Kartapolov pohoi se kishte një aeroplan të dytë në ajër që transportonte 80 të burgosur ukrainas, por ai më pas kishte ndryshuar drejtim.
Shkëmbimi më i madh deri më tani ndodhi në fillim të këtij muaji, kur Ukraina liroi 248 të burgosur rusë të luftës dhe Rusia liroi 230 persona në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Më shumë se 8 mijë ukrainas, civilë dhe ushtarakë, mbahen ende nga Rusia. Shtabi i Koordinimit të Ukrainës për trajtimin e të burgosurve thotë se dhjetëra mijëra të tjerë janë ende të zhdukur.
rusi avion ushtare sulm ukraine
Bota
25 January 2024, 07:37
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje të mërkurën Koresë së Veriut të mos ndërmarrë ve...
Bota
25 January 2024, 07:35
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake që nga periudha e Luftës s&eu...
Bota
25 January 2024, 07:12
r.ll
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, akuzoi fuqitë perëndimore për arm...
Bota
24 January 2024, 21:38
r.ll
Ebrahim Raisi dhe Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se me homologun e tij iranian, Ebrahim Raidis, janë pajtuar p...
Bota
24 January 2024, 21:16
r.ll
naimi dhe liridona
KOSOVË- Naim Murseli, i arrestuar pak kohë më parë si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Adema...
Bota
24 January 2024, 21:27
h.k
Foto ilustruese
RUSIA-Është e mundur që Rusia po përdor një sistem “sekret” të luftës elektronike (EW) n&eu...
Bota
24 January 2024, 21:08
r.ll
foto ilustruese
KROACI- Një aksidentit i trefishtë raportohet se ka ndodhur në Kroaci, ku si pasojë një person kahumbur jetën...
Bota
24 January 2024, 20:50
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Një kthesë djathtas pritet në zgjedhjet europiane të qershorit. Një studim i përgatitur nga Departame...
Bota
24 January 2024, 20:48
r.ll
Përfaqësuesi ligjor i Izraelit
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara do të lëshojë të premten vendimin lidhur me k&eu...
Bota
24 January 2024, 20:00
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Megjithse princesha Charlene e Monaco punësonte emigrantë ilegalë për më pak se 100 euro dita, shpenzimet e ...