LIVE UPDATES
Bota

Rrëzimi i regjimit të Assad, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë sot me dyer të mbyllura

Rusia, e cila i ofroi ndihmë ushtarake Assadit gjatë luftës civile siriane gati 14-vjeçare, kërkoi një seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar zhvillimet, përfshirë ndikimin në misionin paqeruajtës të OKB-së në Rrafshnaltën e Golanit.

9 December 2024, 10:45 Nga M.B
Rrëzimi i regjimit të Assad, Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Foto ilustruese

NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim me dyer të mbyllura të hënën për situatën në Siri, pas përparimit të rrufeshëm të kryengritësve që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad. Rusia, e cila i ofroi ndihmë ushtarake Assadit gjatë luftës civile siriane gati 14-vjeçare, kërkoi një seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar zhvillimet, përfshirë ndikimin në misionin paqeruajtës të OKB-së në Rrafshnaltën e Golanit.

Trupat izraelite u vendosën të dielën në zonën mbrojtëse të vëzhguar nga OKB-ja në Rrafshnaltën e Golanit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se veprimi i ishte i nevojshëm për të mbrojtur izraelitët, pasi forcat siriane braktisën pozicionet e tyre. Shumë pikëpyetje mbeten të hapura rreth asaj se kush do ta udhëheqë Sirinë dhe se si vendi do të përpiqet të rimëkëmbet pas vitesh lufte dhe gati pesë dekadash nën sundimin e familjes Assad.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha në një deklaratë të dielën vonë se Shtetet e Bashkuara do të "vëzhgojnë nga afër zhvillimet ndërsa ato shpalosen dhe do të angazhohen me partnerët tanë në rajon".

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një kalim paqësor të pushtetit te një qeveri e përgjegjshme siriane përmes një procesi gjithëpërfshirës të udhëhequr nga Siria”, tha sekretari Blinken. "Gjatë kësaj periudhe kalimtare, populli sirian ka çdo të drejtë të kërkojë ruajtjen e institucioneve shtetërore, rifillimin e shërbimeve thelbësore dhe mbrojtjen e komuniteteve të cenueshme".

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për të mbajtur Assadin dhe të tjerët përgjegjës për abuzimet kundër popullit sirian dhe ndalimin e civilëve sikurse gazetari amerikan Austin Tice. Bashar al Assad u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës civile të vendit, duke përfshirë një sulm me armë kimike në vitin 2013 në periferi të Damaskut.

Më shumë se gjysmë milioni sirianë vdiqën në luftë dhe konflikti zhvendosi të paktën gjysmën e popullsisë së paraluftës të vendit prej mbi 22 milionë banorësh. Rënia e Assadit bëri që turmat të mblidhen dhe të festojnë në Damask dhe gjetiu. Kryengritësit hapën burgjet ku qeveria e Assadit mbajti mijëra njerëz si pjesë e shtypjes së kryengritjes, që filloi në vitin 2011 kundër sundimit të tij.

Të hënën vazhdoi përqendrimi rreth burgut Saydnaya jashtë Damaskut, ku organizata e shpëtimit “Helmetat e Bardha” tha se vendosi ekipe për të kërkuar qeli të mundshme të fshehura nëntokësore, ku mund të mbahen ende të burgosur. Agjencitë ruse të lajmeve thanë të dielën se Assadi dhe familja e tij mbërritën në Moskë dhe u është ofruar strehim në Rusi. Rënia e Assadit ishte jashtëzakonisht e shpejtë, me kryengritësit që pushtuan qytetet Aleppo, Hama dhe Homs brenda pak ditësh, ndërsa ushtria siriane i dha fund çdo kundërvënieje. Kryengritësit udhëhiqen nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili e ka origjinën në Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Abu Mohammed al-Golani drejton grupin HTS dhe mund të përcaktojë drejtimin e menjëhershëm të vendit. Ai është një ish-komandant i Al-Kaidës, i cili ndërpreu lidhjet me grupin vite më parë dhe thotë se përqafon pluralizmin dhe tolerancën fetare. Por ka ndarje të thella në vend. Luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia po luftojnë me forcat kurde aleate të SHBA-së në veri dhe grupi militant Shteti Islamik është ende aktiv në disa zona të thella./ VOA

okb

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin