LIVE UPDATES
Bota

"SHBA e shpalli grupin HTS si terrorist!" Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin?

Por, 42-vjeçari u vu në qendër të vëmendjes pasi udhëhoqi një ofensivë të befasishme ushtarake, që rrëzoi nga pushteti presidentin e kamotshëm sirian, Bashar al-Assad.

9 December 2024, 08:11 Nga M.B
"SHBA e shpalli grupin HTS si terrorist!" Kush është
Abu Muhammad al-Jolani, udhëheqësi i HTS-së gjatë fjalimit nga një xhami në Damask më 8 dhjetor 2024.

SIRIA- Abu Muhammad al-Jolani për vite të tëra ishte një udhëheqës militant relativisht i panjohur në Siri. Por, 42-vjeçari u vu në qendër të vëmendjes pasi udhëhoqi një ofensivë të befasishme ushtarake, që rrëzoi nga pushteti presidentin e kamotshëm sirian, Bashar al-Assad. Si shenjë e ngritjes së tij të shpejtë, Jolani përdori emrin e tij të vërtetë – Ahmed al-Sharaa – në vend të pseudonimit të tij, teksa triumfalisht shpalli “marrjen e kontrollit të Damaskut”, në një adresim, të transmetuar nga televizionet, më 8 dhjetor.

Jolani, kreu i grupit terrorist të shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka kohë që ka tentuar që të ndryshojë imazhin e tij publik. Ai publikisht hoqi dorë nga lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant. Tani, shkalla e këtij transformimi do të vihet në provë ndërsa Jolani, për kapjen e të cilit ka një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, dhe HTS-ja përgatiten të luajnë një rol të madh në Siri, pas rrëzimit të Assadit.

HTS-ja është një grup militant islamist që synon të krijojë një shtet në Siri të qeverisur nga ligji islamik. HTS-ja është aleat me disa grupe më të vogla militante islamiste, disa prej të cilave përbëhen nga luftëtarë të huaj nga Evropa dhe Azia Qendrore. Aaron Zelin, një studiues i lartë në Institutin e Uashingtonit, i përshkroi pjesëtarët e HTS-së si “xhihadistë politikë”.

“Jolani dhe HTS-ja janë më pragmatikë në politikë – ata janë një lloj midis islamistëve politikë tradicionalë dhe asaj që ne e përshkruajmë si xhihadistë globalë”, sikurse anëtarët e Al-Kaidas dhe të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), shtoi ai.

Jolani u lind në vitin 1982 në Arabinë Saudite nga prindër sirianë që shkuan atje nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Vitet e para të aktiviteteve të tij militante janë të errëta. Mendohet se ai iu bashkua Al-Kaidas në Irak (AQI) pas pushtimit amerikan në vitin 2003. Në vitin 2012, Jolani themeloi Jabhat al-Nusra, ose Frontin Nusra, degën siriane të Al-Kaidas.

Me bazë në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, grupi ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Në vitin 2017, ai u bashkua me grupe të tjera opozitare për të formuar HTS-në. Jolani dikur mbante një turban dhe mjekër të gjatë dhe vishte uniforma ushtarake. Por, ai hoqi dorë nga këto tipare dalluese prej një udhëheqësi militant, duke zgjedhur që të vishte xhaketa, të rruante mjekrën dhe të jepte intervista për mediat perëndimore.

Lideri i HTS-së është “dinak dhe i vendosur për të arritur dhe konsoliduar pushtetin për veten dhe organizatën e tij”, tha Phillip Smyth, një ekspert për bashkëpunëtorët e Iranit dhe milicitë shiite. Pavarësisht ndryshimit të imazhit dhe përpjekjeve për t’u paraqitur si pragmatist dhe i moderuar, ka ende shqetësime për Jolanin dhe grupin e tij sa u përket shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut dhe lidhjeve të tyre me grupet terroriste.

Në një deklaratë të vitit 2013, ku njoftohej për shpalljen e Jolanit si terrorist, Departamenti amerikan i Shtetit iu referua sulmeve vetëvrasëse të kryera nga Fronti Nusra i Jolanit dhe tha se “vizioni i tyre i dhunshëm, sektar” bie ndesh me aspiratat e popullit sirian.

“Ekstremizmi dhe ideologjia terroriste nuk kanë vend në një Siri pas Assadit”, thuhej në deklaratë.

Në vitin 2017, Ambasada amerikane në Siri shkroi në X se Uashingtoni mbetet “i përkushtuar për t’i sjellë para drejtësisë” figurat kryesore të rrjetit sirian të Al-Kaidas, përfshirë Jolanin. Qëllimi kryesor i HTS-së ishte të rrëzonte Qeverinë e Assadit, por objektivi i tyre dytësor ishte “të ndërtonin institucione që do të ishin të dobishme dhe ndihmuese për sirianët”, tha Zelin.

“Qartazi, ata kanë tentime të dokumentuara që ta arrijnë këtë në Idlib”, shtoi ai.

Por, edhe nëse Jolani dhe HTS-ja mbajnë premtimet e tyre për tolerancë dhe gjithëpërfshirje, heqja e vendimit për shpalljen e tyre si terrositë mund të zgjasë me vite, tha Zelin./ REL

siria

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin