Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Agjencia, në një mesazh drejtuar transportuesve në Shërbimin e Mesazheve të Sistemeve të Kargos (CSMS), informoi se do të çaktivizojë të gjitha kodet tarifore që lidhen me urdhrat e mëparshëm të Presidentit Donald Trump në lidhje me IEEPA-n duke filluar nga nesër, të martën.
SHBA- Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) njoftoi se do të ndalojë mbledhjen e tarifave të vendosura sipas Aktit të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) nesër, të martën pas vendimit të Gjykatës Supreme që shfuqizoi të ashtuquajturat 'tarifa hakmarrëse' të Presidentit Donald Trump .
Agjencia, në një mesazh drejtuar transportuesve në Shërbimin e Mesazheve të Sistemeve të Kargos (CSMS), informoi se do të çaktivizojë të gjitha kodet tarifore që lidhen me urdhrat e mëparshëm të Presidentit Donald Trump në lidhje me IEEPA-n duke filluar nga nesër, të martën. Pezullimi i tarifave IEEPA përkon me vendosjen nga Trump të një tarife të re globale prej 15%, mbi një bazë të ndryshme ligjore, për të zëvendësuar ato të rrëzuara nga Gjykata Supreme të premten.
Mediat e huaja shkruajnë se, CBP nuk dha asnjë shpjegim pse vazhdoi të mbledhë tarifat në portet e hyrjes në ditët pas vendimit të Gjykatës Supreme, dhe mesazhi i saj nuk dha informacion në lidhje me rimbursimet e mundshme për importuesit.
Mesazhi vuri në dukje se pezullimi i mbledhjes nuk ndikon në asnjë tarifë tjetër të vendosur nga Trump, duke përfshirë ato sipas Seksionit 232 të Aktit të Sigurisë Kombëtare dhe Seksionit 301 të Aktit të Praktikave të Padrejta Tregtare. "CBP do të ofrojë udhëzime shtesë për komunitetin komercial përmes mesazheve në CSMS, siç është planifikuar", theksoi agjencia./Dosja.al
Para Ukrainës, hera e fundit që Rusia e pushtoi plotësisht një vend tjetër sovran ishte Gjeorgjia. Moska doli fituese pas konfliktit ...
John Kiriakou SHBA- Ish-operativi i CIA-s, John Kiriakou, ka pohuar se Uashingtoni ka finalizuar planet për të nisur një ofensivë ushta...
El Mencho MEKSIKË- Ministria e mbrojtjes e Meksikës njoftoi se njeriu më i kërkuar i Meksikës dhe kreu i kartelit të friksh&e...
SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, njoftoi për një një shtetrrethim të përkohshëm në qytetin me te...
Foto ilustruese MALAJZI- Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave konfirmoi se, një tërmet me magnitudë 7.1 t&...
SHBA- BE Qoftë kontrolli i Grenlandës , strategjia e sigurisë apo tarifat, marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Evro...
Teheran IRAN- Irani ka arritur një marrëveshje sekrete prej 500 milionë eurosh me Rusinë për të ble...
Mar-a-Lago SHBA- Zbulohet identiteti i personit që u vra nga Shërbimet Sekrete në Mar-a-Lago pasi hyri i armatosur me një pushk&eu...
Donald Trump SHBA- Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, tha se pret që marrëveshjet tregt...
Ukraine UKRAINË- Një oficere policie 23-vjeçare është vrarë dhe 25 persona janë plagosur në atë që...