23 April 2026, 17:57
Nga E.d
Foto ilustruse
RUMANI- Rumani po shkon drejt një krize të thelluar politike, pasi shtatë ministra nga Partia Socialdemokrate kanë dhënë dorëheqjen. Kjo lëvizje erdhi pasi partia vendosi t’i mos mbështesë më kryeministrit Ilie Bolojan, duke i hapur rrugën kështu një krizë të re qeveritare. Mediat shkruajnë se kjo shënuon një hap vendimtar në tërheqjen e partisë nga koalicioni qeverisës dhe thellimin e krizës së vazhdueshme politike.
"Që nga ky moment, kryeministri nuk ka më mbështetjen e shumicës parlamentare, që do të thotë se ai nuk ka më legjitimitetin demokratik për të ushtruar udhëheqjen e qeverisë rumune. Sipas Kushtetutës, asnjë grup apo individ nuk mund të ushtrojë sovranitetin kombëtar në emrin e tij, në kundërshtim me vullnetin e mazhorancës parlamentare që rezulton nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Tërheqja e ministrave të PSD-së nuk përfaqëson një braktisje të qeverisjes, por një akt që fillon ndryshimin e kërkuar nga shumica e madhe e qytetarëve rumunë. Recesioni, inflacioni, kolapsi i konsumit dhe prodhimit kërkojnë një ndryshim të tillë. Do të kishte qenë e papërgjegjshme të vazhdonim në të njëjtën rrugë që ka rezultuar e gabuar, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik", thuhet në njoftimin zyrtar të PSD-së.
PSD gjithashtu njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë në formimin e një qeverie të re pro-evropiane dhe të mbështesë një kryeministër të ri, politik apo teknokratik. Derisa të formohet një qeveri e re, PSD do të ofrojë mbështetje parlamentare për miratimin e akteve legjislative të nevojshme për zbatimin e projekteve të financuara nga burimet evropiane./Dosja.al
rumani kriza politike
Bota
23 April 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e naftës janë rikthyer mbi nivelin e 100 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet mes SHBA-së...
Bota
23 April 2026, 16:48
E.d
Një anije mallrash duke lundruar pranë Ngushticës së Hormuzit.
Detarët malazezë, që ndodhen në anijen e sekuestrua...
Bota
23 April 2026, 16:18
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Bashkimi Evropian po i ndjen qartë pasojat e luftës në Iran. Sipas Komisionit Evropian që nga fillimi...
Bota
23 April 2026, 15:06
E.d
Foto ilustruse
Çmimi i karburantit për avionë (kerozina) është rritur me 122 përqind që nga fillimi i luftës me&n...
Bota
23 April 2026, 09:45
D.S
TURQI- Ligji që ndalon aksesin në mediat sociale për personat nën 15 vjeç u miratua nga parlamenti turk të...
Bota
23 April 2026, 09:15
D.S
Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon që Teherani ta japë një përgjigje “të unifikuar” ndaj propozimeve të ...
Bota
23 April 2026, 08:45
D.S
John Phelan
SHBA- Sekretari i Marinës Amerikane, John Phelan, është larguar nga administrata e Trump. Largimi i tij do të hy...
Bota
23 April 2026, 08:38
D.S
Amal Khalil
LIBAN- Kryeministri i Libanit ka akuzuar Izraelin për krime lufte, pasi zyrtarët thanë se sulmet ajrore izraeli...
Bota
23 April 2026, 08:15
D.S
Skadimi i përjashtimit nga sanksionet amerikane për naftën iraniane javën e kaluar ka rikthyer në vëmendje strategjinë ekon...
Bota
23 April 2026, 07:55
D.S
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për të frenuar ...