8 September 2024, 14:53
Nga E. D
fotot ilustruese
RUMANI- Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s të dielën. Rumania i bëri thirrje Moskës ta ndalë këtë “përshkallëzim”.
Incidenti ndodhi kur ushtria ruse kreu sulme ajrore “ndaj caqeve civile dhe infrastrukturës së portit” përgjatë lumit të Danubit në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.
Rumania i dërgoi avionët e vet luftarakë F-16 për ta vëzhguar hapësirën ajrore, si dhe i njoftoi aleatët e vet në NATO, tha Ministria. Autoritetet gjithashtu u dërguan mesazhe paralajmëruese banorëve në dy rajone lindore.
Autoritetet rumune kanë nisur një hetim për këtë incident. Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Rumania ka gjetur copëza të dronëve rusë në territorin e vet në disa raste dhe më së voni në korrik të këtij viti.
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë i dënoi fuqishëm sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar ato si “të paarsyeshme dhe në kundërshtim të thellë me normat e ligjit ndërkombëtar”. Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas të dielën.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse kreu sulme natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm me katër raketa të telekomanduara nga rajoni Belgorod i Rusisë, si dhe me 23 dronë të prodhimit iranian, Shahed./REL
rumani dron rus
Bota
8 September 2024, 14:47
E. D
foto ilustruese
SHAB- Nëna e Colt Grey, 14-vjeçari që vrau katër persona në shkollën e mesme Apalachee në SHAB, tha se...
Bota
8 September 2024, 14:43
E. D
fotot ilustruese
UKRAINA- Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukra...
Bota
8 September 2024, 14:38
E. D
fotot ilustruese
LONDËR- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Londrën javën e ardhshme për të di...
Bota
8 September 2024, 13:28
foo ilustruese
GJERMANI- Të ashtuquajturat dëbime në një vend tjetër europian, sipas Marrëveshjes së Dublinit, rral...
Bota
8 September 2024, 13:01
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, në zgjedhjet e 5 nëntorit, t...
Bota
8 September 2024, 12:13
fotot ilustruese
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shprehet se Serbia është në panik, pasi sipas ...
Bota
8 September 2024, 10:43
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Tre njerëz janë vrarë me armë zjarri të dielën në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perën...
Bota
8 September 2024, 10:13
r.ll
papa francesku
AZI- Papa Françesku, i cili shpeshherë ka sugjeruar se po ngadalësohet, krejt e kundërta po ndodh me të pas akti...
Bota
8 September 2024, 10:10
r.ll
UKRAINË- Pesë njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse n&eu...
Bota
8 September 2024, 09:47
r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të r...