Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
'Rusia dhe Ukraina nuk do të arrijnë qëllimet ushtarake'/ Gjenerali amerikan: Lufta do të përfundojë në tryezat e bisedimeve
Gjatë një konference të përbashkët shtypi me sekretarin e mbrotjes të SHBA, Lloyd Austin, Milley tha se Rusia ka humbur strategjikisht, operacionalisht dhe taktikisht.
16 February 2023, 17:12Nga a.l
Mark Milley
SHBA- Gjenerali Mark Milley, kryetar i shefave të përbashkët të shtabit të Amerikës, ka thënë se as Rusia dhe as Ukraina nuk ka të ngjarë të arrijnë qëllimet e tyre ushtarake dhe ai beson se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Në një intervistë për mediat e huaja, Milley shtoi gjithashtu se Pentagoni po rishqyrton rezervat e tij të armëve dhe mund të ketë nevojë të rrisë shpenzimet ushtarake pasi ka parë se sa shpejt janë përdorur municionet gjatë luftës në Ukrainë.
"Do të jetë pothuajse e pamundur për rusët të arrijnë objektivat e tyre politike me mjete ushtarake. Nuk ka gjasa që Rusia do të kapërcejë Ukrainën. Thjesht nuk do të ndodhë. Do të ishte gjithashtu shumë, shumë e vështirë për Ukrainën këtë vit të dëbojë rusët nga çdo centimetër i Ukrainës së pushtuar nga Rusia. Nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë… Por është jashtëzakonisht e vështirë. Dhe kjo do të kërkonte në thelb kolapsin e ushtrisë ruse", tha ai.
Gjatë një konference të përbashkët shtypi me sekretarin e mbrotjes të SHBA, Lloyd Austin, Milley tha se Rusia ka humbur strategjikisht, operacionalisht dhe taktikisht.