11 July 2023, 23:00
Nga I.A
Sergei Shoigu
RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se Moska do të detyrohej të përdorte arsenalin e saj me bomba thërrmuese nëse Shtetet e Bashkuara do të furnizonin Ukrainën me municione të tilla. Komentet e tij u bënë publike nga agjencitë ruse të lajmeve.
Javën e kaluar Uashingtoni njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me bomba thërrmuese, municione këto shpërthyese, që zakonisht lëshojnë një numër të madh bombash, më të vogla, në një sipërfaqe të gjerë. Mes rrezikut që paraqesin për popullatën civile, edhe pas një konflikti të armatosur, mbi 100 vende të botës e kanë ndaluar përdorimin e tyre, mes tyre Britania dhe Japonia.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan ministrin Shoigu të ketë thënë se Rusia posedonte bomba thërrmuese, por deri më tani nuk i kishte përdorur ato në operacionet e saj ushtarake.
Por Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Rusinë se ka përdorur bomba thërrmuese në Ukrainë, duke shtuar se ato kanë pasur një shkallë të lartë dështimi, deri në 40%, duke e lënë tokën të mbushur me bomba të pashpërthyera. Uashingtoni thotë se bombat thërrmuese që do t’i dërgohen Ukrainës, kanë një shkallë të ulët dështimi, prej më pak se 2.35%.
“Duhet të theksohet se Rusia ka në dispozicion bomba thërrmuese, për të gjitha rastet... Ato janë shumë më efektive se ato amerikane”, tha ministri rus i Mbrotjes.
Zoti Shoigu shtoi se ushtria ruse po merrte masa për të mbrojtur trupat e saj nga municione të tilla.
Sipas organizatës “Human Rights Watch” Moska dhe Kievi kanë përdorur bomba thërrmuese gjatë konfliktit gati 17-mujor në Ukrainë, të cilin Rusia e quan një "operacion special ushtarak".
Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nuk e kanë nënshkruar Konventën kundër Municioneve Thërrmuese.
Zyrtarët amerikanë thonë se vendosën ta plotësojnë kërkesën e Kievit për bomba të tilla, pasi u bë e qartë se Ukrainës po i mbarojnë municionet e rregullta të artilerisë dhe se prodhimi nuk është në gjendje të plotësojë nevojat e ngutshme të saj. Aleatët e ngushtë të Shteteve të Bashkuara, mes tyre Britania, Kanadaja dhe Gjermania, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit të bombave thërrmuese.
Po të martën zoti Shoigu tha se Rusia "po reduktonte ndjeshëm" potencialin e kundërofensivës së Ukrainës dhe se forcat ruse kishin fituar terren gjatë kundërsulmit të tyre në drejtim të Lyman-it në rajonin lindor të Ukrainës, Donetskut.
Marrë nga VOA
sergei shoigu lufta ukraine-rusi
Bota
11 July 2023, 22:50
I.A
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se nuk mund të thotë nëse situ...
Bota
11 July 2023, 22:40
k.m.
Viktimat e nëndetëses Titan
SPANJË- Fatkeqësia u kuptua nga pasagjerët e nëndetëses "Titan" rreth një minutë p...
Bota
11 July 2023, 22:20
k.m.
Joe Biden
LITUANI- Ka një mungesë të rëndësishme nga darka e liderëve të vendeve të NATO-s në Vilnius të...
Bota
11 July 2023, 22:05
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të...
Bota
11 July 2023, 21:53
I.A
Donald Trump
SHBA- Donald Trump të hënën bëri thirrje për një shtyrje të gjatë përpara se të shkojë ...
Bota
11 July 2023, 21:16
k.m.
Radeta Basta
Asambleja serbe ka votuar për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Radeta Basta, gjatë seancës të mbajtur më...
Bota
11 July 2023, 20:38
I.A
Aleksandër Vuçiç
ANGLI- Parlamenti i Britanisë së Madhe ka reaguar ndaj kërcënimeve që presidenti i Serbisë...
Bota
11 July 2023, 20:35
k.m.
Foto ilustruese
VILNIUS– Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e 17-të dhe vendet perëndimo...
Bota
11 July 2023, 20:30
I.A
Jens Stoltenberg
LITUANI- Udhëheqësit e vendeve të NATO-s thanë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të një r&eum...
Bota
11 July 2023, 19:49
I.A
takimi
LITUANI- Në prag të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Vilnius, Lituani, presiden...