11 November 2022, 22:51
Nga k.m.
Foto ilustruese
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këmbimin e të burgosurve. Kështu tha më 11 nëntor, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nga gazetarët nëse Rusia ishte e gatshme të intensifikonte negociatat me SHBA-në.
“Ka kanale ekzistuese, ato duhet të jenë diskrete”, u tha ai gazetarëve.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 9 nëntor se ai priste që presidenti rus, Vladimir Putin, të fliste më seriozisht për këmbimin e mundshëm të të burgosurve dhe të siguronte lirimin e yllit të basketbollit, Brittney Griner, që gjendet në burg në Rusi.
Griner u dënua në gusht nëntë vjet burgim, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj, teksa kishte arritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.
Ajo u arrestua në shkurt, në kohën e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës. SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë “ofertë” serioze Rusisë për lirimin e Griner dhe Paul Whelan, i cili është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.
Persona, që kanë njohuri për këtë temë, kanë thënë se SHBA-ja ka kërkuar shkëmbimin e të burgosurve, duke ofruar që t’ia dorëzojë Rusisë tregtarin e dënuar të armëve, Viktor Bout./REL
rusi shba
Bota
11 November 2022, 22:11
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden edhe një herë i ka "humbur fjalët" gjatë fjalimit të tij këtë herë n...
Bota
11 November 2022, 21:54
k.m.
Sam Bankman-Fried (SBF)
SHBA- Deri pak ditë më parë, pasuria e Sam Bankman-Fried (SBF) vlerësohej nga Bloomberg se kishte një pas...
Bota
11 November 2022, 21:28
k.m.
Olaf Scholz dhe Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelenskyy, ...
Bota
11 November 2022, 20:50
A.B
MALTA- Një shqiptar është arrestuar nga policia pasi është zbuluar me kokainë. Sotir Hoxhaj, tërhoqi një pako postare ...
Bota
11 November 2022, 21:00
d.a.
Avion
SHBA- Shefi i shtabit të Forcave Ajrore amerikane paralajmëron se ushtria amerikane duhet të ndryshojë nëse dëshiron t&...
Bota
11 November 2022, 20:45
d.a.
Mal i Zi
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kërkoi nga Komisioni i Venecias të nxjerrë një opinion urgjent p&eum...
Bota
11 November 2022, 20:39
d.a.
Trump dhe Desantis
Nga BBC
Shtatë vjet më parë, Donald Trump 'po grindej' me perandorinë konservatore të medias, Rupert Murdoch d...
Bota
11 November 2022, 20:34
d.a.
Nord Stream
Disa ditë para rrjedhjes në tubacionet e gazit natyror Nord Stream dhe Nord Stream 2, dy anije me fenerë...
Bota
11 November 2022, 20:23
d.a.
Kherson
UKRAINË- Ndërsa forcat ukrainase konsolidojnë kontrollin e tyre në pjesën perëndimore të rajonit Kherson, zyrtar...
Bota
11 November 2022, 19:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 3 orë me makinë në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, ndodhet Malësia e Veriut, Kuk&eu...