26 May 2024, 09:04
Nga r.ll
pamje nga sulmi ne dyqan
KHARKIV- Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus që goditi një dyqan të madh në Kharkiv.
Sulmi i së shtunës erdhi teksa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në Ukrainën verilindore pasi kaluan kufirin në fillim të këtij muaji dhe hapën një front të ri në konfliktin dyvjeçar.
Përveç dhënies së numrit të fundit të vdekjeve, Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv tha se numri i personave të lënduar nga shpërthimi është rritur në të paktën 43. Sipas zyrtarëve kishte rreth 200 njerëz brenda ndërtesës kur ndodhi sulmi.
“Sirena e sulmit ajror ra dhe disa njerëz arritën të dilnin nga ndërtesa, afërsisht 100 persona. Megjithatë kishte ende njerëz brenda ndërtesës,” tha të shtunën në një intervistë në televizionin kombëtar Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin një "sulm brutal", në një postim në X. Ministri i Brendshëm i Ukrainës Ihor Klymenko tha se sasi të konsiderueshme materialesh të ndezshme brenda hipermarketit po e bëjnë më të komplikuar shuarjen e zjarrit, duke shtuar se ekziston gjithashtu mundësia që zjarri të përhapet në magazinat aty pranë.
"Në të njëjtën kohë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm i bombardimeve të përsëritura të armikut," tha Klymenko, sipas CNN.
Pas sulmit të së shtunës, Zelensky përsëriti se nëse Ukraina do të kishte mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë modernë luftarakë, sulme të tilla ruse do të ishin të pamundura.
"Kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve, të gjitha shteteve: ne kemi nevojë për një fuqizim të konsiderueshëm të mbrojtjes ajrore," tha ai.
lufta rusi-ukraine kharkiv
Bota
26 May 2024, 08:47
r.ll
foto ilustruese
BULLGARI- Mark Lancaster, raportues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në draftraportin që e prezantoi sot n&eum...
Bota
25 May 2024, 22:55
Dosja
Foto ilustruese
TURQI - Turqia po ndjek më vëmendje se kush do të zëvendësojë presidentin iranian Ebrahim Raisi, pas vdekjes ...
Bota
25 May 2024, 22:44
B.Z
Pamje nga protesta
IZRAEL - Mijëra izraelitë u mblodhën në Tel Aviv këtë mbrëmje për t'i bërë thirrj...
Bota
25 May 2024, 22:20
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një fermer rreth 57-vjeç ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të shtune në Greqi. Sipa...
Bota
25 May 2024, 20:14
B.Z
Benjamin Netanjahu
GJERMANI - Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i shihte: "Zëdhënësi i Scholzit le të kup...
Bota
25 May 2024, 19:07
B.Z
Dr. Mimoza Dushi
SHBA- Një studiuese e Universitetit të Prishtinës, ka shtatë muaj që bën një hulumtim me shqiptarë...
Bota
25 May 2024, 18:50
B.Z
Pamje nga zjarri
INDI - Një zjarr masiv ka rënë në një park lojërash në Indi, ku si pasojë kanë humbur jet&eum...
Bota
25 May 2024, 18:34
B.Z
Musliman emigrant
NJU JORK - Roja kufitare amerikane ndaloi në kufirin jugor më shumë se 24,000 shtetas kinez gjatë vitit 2023. Një...
Bota
25 May 2024, 17:58
B.Z
Alexander Yuk Ching Ma
SHBA - Një ish-oficer i CIA-s i shënjestruar në një operacion të fshehtë të FBI-së u deklar...
Bota
25 May 2024, 17:45
S.B
Toco
JAPONI- Burri që shpenzoi 12 mijë paund për të jetuar jetën si një qen, ka lënë të kuptohet se ai mu...