19 August 2023, 12:29
Nga I.A
Moska
RUSI- Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe specialistëve për marrëdhënie me publikun, gjoja për shkak të qëndrimit “anti-rus” të Londrës.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten më 18 gusht se i ka shtuar në listën e zezë të Kremlinit ministren e Kulturës së Britanisë së Madhe, Lucy Frazer, si dhe Annabel Goldie, politikanen në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është përgjegjëse për furnizimin e Ukrainës me municione të uranium.
Në përgjithësi, 300 britanikë janë tani në listën e zezë të Kremlinit, në mesin e shumë njerëzve nga shumë vende të Perëndimit, të cilat janë duke e mbështetur Ukrainën në luftën e vazhdueshme pushtuese që Rusia e nisi në shkurt 2022.
Në mesin e të sanksionuarve janë edhe specialistët ligjorë dhe të sigurisë, si Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë. Kjo gjykatë ka lëshuar urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime të dyshuara të luftës në Ukrainë.
Moska e ka sanksionuar edhe menaxhmentin e një firme konsultuese, e specializuar për rreziqet në zonat e luftës se gjoja e ka përkrahur ushtarakisht atë që Kremlini e quan “regjimi” në Kiev.
Kjo kompani i ofroi Ukrainës informata të inteligjencës dhe i përgatiti grupet e sabotimit dhe zbulimit për t’u vendosur në zonat e luftës, sipas Moskës.
Ky vendim i Moskës i përfshin në listën e zezë edhe gazetarët nga transmetuesi publik britanik, BBC, grupi i medias The Guardian dhe gazeta The Daily Telegraph, për gjoja “fabrikimin e shpifjeve kundër Rusisë”, tha Ministria ruse pa dhënë ndonjë shembull. Kremlini theksoi se në listën e zezë është duke u punuar ende. Këto ndalesa shihen dukshëm si hakmarrje për numrin e madh të sanksioneve që Perëndimi ia ka vendosur kundër Rusisë gjatë luftës së saj të vazhdueshme.
Marrë nga REL
rusi lufta ukraine-rusi
Bota
19 August 2023, 12:13
I.A
Garuesit
MALI I ZI- Mali i Zi nisi të premten konkursin e tij tradicional “qytetari më dembel” për të vendosur “qytet...
Bota
19 August 2023, 11:22
I.A
Edwin Wagensveld
HOLANDË- Një episod i ri këtë herë ka ndodhur në Holandë. Ekstremistët e ekstremit të dj...
Bota
19 August 2023, 11:16
I.A
Rakete
UKRAINË- Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë një sulmi gjatë natës së 18 gushtit,...
Bota
19 August 2023, 11:05
I.A
Raketa
KINË- Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit të shtunën si një “paralajmërim i ash...
Bota
19 August 2023, 10:43
I.A
RUSI- Një shkollë politeknike në Tatarstan të Rusisë, rajon që gjendet rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, p...
Bota
19 August 2023, 09:13
I.A
Samiti në Camp David
SHBA- Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë u theksua soli...
Bota
19 August 2023, 09:02
I.A
Tank
RUSI- Mbrojtja ajrore e Rusisë rrëzoi një raketë të lëshuar nga Ukraina në hapësirën ...
Bota
19 August 2023, 08:52
I.A
Delia Dascalu
RUMANI- "Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse vesh këto rroba!”, "A nuk duhet të...
Bota
19 August 2023, 08:41
I.A
Biden me homologet e tij
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur atë që shumë e konsideronin të pamundur, një takim h...
Bota
19 August 2023, 08:23
I.A
Femijet
KONGO- Më shumë se 8,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç u infektuan nga kolera në shtatë...