LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Sa e përgatitur është Evropa për kërcënimet shëndetësore që vijnë nga hantavirusi?

Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, disa vende, si Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera evropiane po ndjekin protokolle të ngjashme, duke përfshirë karantinë deri në gjashtë javë për kontaktet me rrezik të lartë, testime PCR, monitorim të rreptë dhe kufizime lëvizjeje.

18 May 2026, 18:17 Nga E. D

Analiza: Sa e përgatitur është Evropa për

EUROPË- Bashkimi Europian edhe pse ende nuk ka një manual të vetëm evropian për masat e karantinës, në rast të shpërthimit të një pandemie, ka marrë masa për tu përgatitur krahasuar me periudhën para gjashtë viteve. Ekspertët deri më tani kanë hedhur poshtë arsyet për panik lidhur me hantavirusin, por vdekjet e shkaktuara në anijen turistike MV Hondius po ngrenë shqetësime.

Edhe pse Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e ka klasifikuar rrezikun si shumë të ulët, Këshilli i Bashkimit Evropian javën e kaluar aktivizoi mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizave në modalitetin e ndarjes së informacionit për të monitoruar në mënyrë aktive shpërthimin. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja masë që BE-ja mund të përdorë, ajo ka më shumë mjete për tu përballur me shpërthimin në rast të një përshkallëzimi serioz.

Kur bëhet fjalë për masat e karantinës dhe parandalimit, nuk ka një protokoll të unifikuar apo një manual evropian. Një përgjigje kaq e fragmentuar mund të kishte qenë problem pas shpërthimit të fundit të hantavirusit, por deri më tani, përgjigja ndërkombëtare ndaj virusit duket se ka qenë më e koordinuar.

Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, disa vende, si Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera evropiane po ndjekin protokolle të ngjashme, duke përfshirë karantinë deri në gjashtë javë për kontaktet me rrezik të lartë, testime PCR, monitorim të rreptë dhe kufizime lëvizjeje.

Në disa shtete si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, izolimi përfshin edhe qëndrimin në spital për një pjesë të periudhës së karantinës, ndërsa vende të tjera si Gjermania, Italia dhe Spanja lejojnë izolim në shtëpi me mbikëqyrje mjekësore. Ndërsa, vende të tjera jo-evropiane, si Australia dhe Kanadaja, po zgjedhin në vend të kësaj një karantinë më të shkurtër tre-javore.

Cilat janë protokollet anti-pandemike të BE-së?

Pas pandemisë COVID-19, BE-ja hartoi protokolle për të përmirësuar shpejtësinë, koordinimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve ndërkufitare shëndetësore, për të shmangur kaosin e shkaktuar nga rregulloret dhe raportimet e ndryshme, si dhe mosmarrëveshjet mbi miratimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë bllokun.

Nëse në BE shfaqet një epidemi e re, dy rregullore janë tani veçanërisht të rëndësishme. E para është Rregullorja 2022/2371. Dispozita kryesore e saj kërkon që vendet të njoftojnë njëra-tjetrën sa më shpejt të jetë e mundur, brenda 24 orëve, përmes Sistemit të Paralajmërimit dhe Reagimit të Hershëm.

Gjithashtu një kërcënim konsiderohet mjaftueshëm serioz, kur është i papritur për vendin dhe shkakton shumë vdekje, përhapet shpejt ose prek disa vende dhe kur shteti nuk ka mundësi ta përballojë vetëm. Protokolli ka më shumë të bëjë me kontrollin dhe koordinimin, duke përcaktuar procedurat për miratimin e përbashkët dhe grumbullimin e vaksinave dhe ilaçeve, e cila ishte një nga çështjet më të diskutueshme gjatë pandemisë së fundit.

Rregullorja e parë mund të aktivizohet nga Komisioni Evropian bazuar në rekomandimet e ECDC-së ose Agjencisë Evropiane të Barnave, ndërsa Këshilli i Bashkimit Evropian mund të lançojë të dytën. Për më tepër, shtetet anëtare të BE-së mund të përdorin Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, i cili përqendrohet në mbështetjen për ekipet e reagimit dhe pajisjet.

Përveç vendeve të BE-së, edhe disa shtete jo-anëtare, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi janë përfshirë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, i cili u aktivizua së fundmi nga Spanja në lidhje me rastet e hantavirusit./Dosja.al

bashkimi europian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin