Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Nuk jeni vetëm, jemi ktu për t'ju ndihmuar"/ Studentët nga Kosova dhe Shqipëria i bashkohen protestës së studentëve shqiptarë në RMV
Në mbështetje të tyre, studentët nga Kosova dhe Shqipëria janë nisur drejt Shkupit, për t'ju bashkuar protestës së tyre.
18 May 2026, 17:27Nga E.d
Pamje nga protesta
SHKUP- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit për të protestuar për gjuhën shqipe. Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Studentët shqiptarë thonë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësojnë edhe si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare.
Në mbështetje të tyre, studentët nga Kosova dhe Shqipëria janë nisur drejt Shkupit, për t'ju bashkuar protestës së tyre. Ata kanë deklaruar se mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme për studentët shqiptarë në RMV dhe se janë bashkuar protestës së tyre për t'i ndihmuar ata të fitojnë të drejtat e tyre.
“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vetëm ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Ne jemi për të treguar se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”, thonë ata./Dosja.al