LIVE UPDATES
Bota

Sanksionet nga SHBA, Serbia në kërkim të zgjidhjes për pronësinë ruse të NIS-it

Me sanksione, Uashingtoni synon të pamundësojë financimin e pushtimit që Moska ka nisur ndaj Ukrainës qysh në shkurt të vitit 2022.

18 November 2025, 16:47 Nga M.L
Sanksionet nga SHBA, Serbia në kërkim të zgjidhjes për
Foto ilustruese

Autoritetet serbe thonë se Industria e Naftës e Serbisë (NIS) dhe rafineria e saj duhet të vazhdojnë punën, ndërsa afrohet afati i fundit, i vendosur nga SHBA-ja për largimin e pronësisë ruse nga kompania. NIS-i është nën sanksionet amerikane për shkak se shumica e pronësisë së tij kontrollohet nga Rusia.

Me sanksione, Uashingtoni synon të pamundësojë financimin e pushtimit që Moska ka nisur ndaj Ukrainës qysh në shkurt të vitit 2022.

Një ndër opsionet e mundshme është nacionalizimi i kompanisë, por që Qeveria serbe po përpiqet ta shmangë “me çdo kusht”.

Konsulenti ekonomik, Bogdan Petroviq, thotë se, aktualisht, nuk ka bazë ligjore për nacionalizimin e NIS-it.

“Sigurisht, Kuvendi mund të miratojë një ligj për nacionalizim brenda tri ose katër ditësh”, thotë ai, por shton se një veprim i tillë do të ishte “shumë i vështirë dhe i rrezikshëm” dhe do të mund ta çonte Serbinë në arbitrazh ndërkombëtar.

Sanksionet amerikane, ndërkohë, kanë bllokuar furnizimin e NIS-it me naftë të papërpunuar, duke vënë në rrezik edhe funksionimin e Rafinerisë së Pançevës.

Sipas llogarive të autoriteteve, me ndihmën e rezervave shtetërore, rafineria do të ketë naftë për përpunim vetëm deri më 25 nëntor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili për muaj të tërë e ka hedhur poshtë mundësinë e nacionalizimit, duke thënë se Serbia nuk do të sekuestrojë pronën e të tjerëve, tani nuk e përjashton këtë mundësi.

“Dua të shmang nacionalizimin dhe konfiskimin me çdo kusht, sepse kjo nuk është pronësia jonë shumicë. Fillimisht, dua t’i shteroj të gjitha mundësitë”, tha Vuçiq në një seancë të jashtëzakonshme qeveritare, më 16 nëntor.

Serbia, përveç Bjellorusisë, është i vetmi vend në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës fqinje.

Zyrtarët serbë thonë se u është dhënë drita jeshile për të nisur negociatat për çështjen e pronësisë, dhe kjo leje vlen deri më 13 shkurt.

Konsulenti ekonomik, Bogdan Petroviq, thekson se nacionalizimi nuk nënkupton marrje të pronës pa kompensim.

“Opsioni për ta konfiskuar pa asnjë shpërblim, nuk ekziston”, thotë ai.

Ministria e Energjisë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si do të realizohej nacionalizimi i mundshëm i NIS-it.

“Kur shteti e nacionalizon, ai merr përsipër të drejtat e pronësisë dhe të menaxhimit, ndërsa kush do të emërohet për menaxhimin e NIS-it, është çështje më vete”, thotë Petroviq.

Shtetet e Bashkuara, sipas zyrtarëve serbë, duan tërheqjen e plotë të pronësisë ruse nga NIS-i.

Struktura e pronësisë së kompanisë ka ndryshuar disa herë, por shumica e aksioneve vazhdon të jetë në duart e kompanive ruse, ndërsa Serbia zotëron 29.87 për qind të tyre.

Gaspromnjeft, pronari kryesor rus i NIS-it, deri në publikimin e këtij artikulli nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është i gatshëm ta shesë pjesën e vet, apo si do të reagonte në rast të nacionalizimit.

Çfarë u tha deri tani?

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë serbe për NIS-in më 16 nëntor se ka ardhur koha që Serbia të mendojë për veten.

Ai tha se Serbia ka treguar mjaftueshëm mirëkuptim ndaj “miqve rusë”, por se Rusia nuk ka ofruar bashkëpunim për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

“E di që është një vendim i vështirë, por nuk ka alternativë tjetër. Duhet të sigurojmë para. Nëse pala e tretë nuk e pranon këtë, ne duhet të ofrojmë një çmim më të lartë”, tha Malli.

Vuçiq u përgjigj duke thënë se e kupton nervozizmin e Mallit, por i kërkoi që “të mos e shprehë atë”.

Ai tha se Serbia do të presë rezultatin e bisedimeve të Rusisë me partnerët aziatikë dhe evropianë për shitjen e aksioneve të NIS-it dhe, nëse ato dështojnë, Serbia do të ofrojë një çmim më të lartë.

“Edhe nëse duhet të paguajmë më shumë… por nuk dua t’i marrim askujt asgjë me zor”, tha presidenti serb.

Sipas Marrëveshjes së vitit 1996 ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Jugosllavisë dhe asaj të Rusisë për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, masat si nacionalizimi nuk mund të zbatohen, përveç në raste të interesit të përgjithshëm dhe vetëm me kompensim të shpejtë dhe adekuat.

Çfarë bëri Bullgaria me Lukoil-in?

Bullgaria është në një situatë të ngjashme me kompaninë private ruse të naftës Lukoil, ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.

Parlamenti bullgar miratoi ndryshimet legjislative në fillim të nëntorit, që e vendosin rafinerinë e madhe të Lukoil-it në lindje të vendit nën kontrollin e shtetit.

Në Bullgari, Lukoil ka në pronësi uzinën Neftohim që nga viti 1999.

Ajo është rafineria më e madhe e naftës në Ballkan dhe gjendet në qytetin Burgas në Detin e Zi.

Në tetor, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy prodhuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi – Rosneft-it shtetëror dhe Lukoil-it privat – në përpjekje për të ushtruar presion mbi presidentin rus, Vladimir Putin, që t’i pranojë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rezolutat legjislative të Parlamentit bullgar i japin administratorit të veçantë, të emëruar nga shteti, kompetenca të gjera, përfshirë të drejtën për të shitur pasurinë e kompanive, dhe veprimet e tij nuk mund të shqyrtohen nga gjykata.

Zyrtarët në Serbi thonë se duhet të gjendet një zgjidhje brenda shtatë ditësh, në mënyrë që NIS-i të mund të funksionojë.

I pyetur nëse ky është një afat real, Petroviq thotë se është e pamundur të zgjidhet brenda shtatë ditësh, por se është e mundur t’i paraqitet palës amerikane rruga që do të ndiqet.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së (OFAC) nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cili opsion për daljen e pronësisë ruse nga NIS-i do të ishte i pranueshëm për të.

Zyrtarët e Serbisë kanë deklaruar më 15 nëntor se SHBA-ja ka miratuar nisjen e negociatave për pronësinë e NIS-it, por jo që NIS-i dhe rafineria të vazhdojnë të funksionojnë./REL

industria e naftës e serbisë nis

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...