3 May 2024, 09:37
Nga M.B
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një konference për media në Pentagon më 26 prill 2024.
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po planifikon të sulmojë trupat amerikane në Gazë. Megjithatë, Austin shtoi se janë ndërmarrë masat e duhura për sigurinë e personelit ushtarak.
“Unë nuk flas publikisht për informacione të inteligjencës. Por, aktualisht nuk shoh asnjë tregues se ka ndonjë qëllim aktiv për të bërë diçka të tillë”, tha Austin gjatë një konference për media.
“Thënë këtë... kjo është zonë lufte dhe shumë gjëra mund të ndodhin dhe shumë gjëra do të ndodhin”, shtoi ai.
Një port humanitar, që po ndërtohet nga ushtria amerikane për të përshpejtuar dërgesat e ndihmës humanitare në Gazë, do të hapet brenda ditësh, pavarësisht se moti i keq po pengon përgatitjet, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
SHBA-ja u ka bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të sigurojnë që ndihma e dedikuar për civilët në Gazë të mos pengohet, pasi një dërgesë nga Jordania u sulmua nga kolonët izraelitë. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e kontrolluar nga Hamasi./ REL
shba
Bota
3 May 2024, 08:16
M.B
Recep Tayyip Erdogan
TURQIA- Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gaz&e...
Bota
3 May 2024, 08:03
M.B
Harta
SHBA- Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cil...
Bota
3 May 2024, 07:56
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvic&eu...
Bota
3 May 2024, 07:45
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i ...
Bota
3 May 2024, 07:41
M.B
Gjatë shqyrtimit të projektligjit në senatin e Arizonës
SHBA- Guvernatorja demokrate e Arizonës, Katie Hobbs, ka shfuqizuar nj&eum...
Bota
2 May 2024, 23:00
r.ll
protestat ne shba
SHBA- Përshkallëzimi i protestave në universitetet amerikane po detyron Presidentin Joe Biden të ndjekë një...
Bota
2 May 2024, 22:00
E. D
foto ilustruese
BELGJIKË- Një belg 78-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen e ish bashëshortes së tij 30...
Bota
2 May 2024, 21:43
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, e ...
Bota
2 May 2024, 20:45
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Anëtarët e NATO-s janë "thellësisht të shqetësuar" për sulmet e fundit në Republikën ...
Bota
2 May 2024, 20:21
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se çdo komb paqedashës është i interesuar t&...