LIVE UPDATES
Bota

Seuli: Pheniani ka dërguar forca ushtarake në Rusi për luftën në Ukrainë

Njoftimi i Koresë së Jugut erdhi një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se qeveria e tij ka informacion se 10,000 forca ushtarake nga Koreja e Veriut po përgatiten për t’iu bashkuar forcave ruse që po luftojnë kundër vendit të tij.

18 October 2024, 21:59 Nga M.B
Seuli: Pheniani ka dërguar forca ushtarake në Rusi për
Foto ilustruese

SEUL– Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Koreja e Veriut ka dërguar forca ushtarake në Rusi, për ta ndihmuar në luftën e saj kundër Ukrainës. Nëse informacioni konfirmohet, ky veprim përfshin një shtet të tretë në luftë dhe intensifikon përplasjen ndërmjet Koresë së Veriut dhe Perëndimit.

Njoftimi i Koresë së Jugut erdhi një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se qeveria e tij ka informacion se 10,000 forca ushtarake nga Koreja e Veriut po përgatiten për t’iu bashkuar forcave ruse që po luftojnë kundër vendit të tij.

Shërbimi Kombëtar i Zbulimit, i njohur me shkurtesën NIS, njoftoi në një deklaratë se anijet e marinës ruse transferuan 1,500 pjesëtarë të forcave speciale të Koresë së Veriut në portin rus Vladivostok në periudhën 8-13 tetor. Sipas këtij shërbimi, forcat e Koresë së Veriut pritet të dërgohen së shpejti në Rusi.

Ushtarëve të Koresë së Veriut të dislokuar në Rusi u janë dhënë uniformat ushtarake ruse, armë dhe dokumente të falsifikuara identifikimi, sipas agjencisë NIS. Sipas shërbimit të Koresë së Jugut, ata po qëndrojnë aktualisht në bazat ushtarake në Vladivostok dhe vende tjera si Ussuriysk, Khabarovsk dhe Blagoveshchensk.
Sipas agjencisë së zbulimit NIS, ata besohet se do të dislokohen në fushëbetejë pasi të kenë përfunduar stërvitjet.

Në faqen e saj të internetit, NIS publikoi fotografi dhe pamje satelitore që tregojnë ato që shërbimi i zbulimit i quan lëvizje të anijes së marinës ruse në afërsi të një porti të Koresë së Veriut dhe grumbullime të dyshimta njerëzish në Ussuriysk dhe Khabarovsk javën e kaluar.

Mediat e Koresë së Jugut, duke cituar shërbimit e zbulimit NIS, njoftuan se Koreja e Veriut ka vendosur të dislokojë gjithsej 12,000 trupa, të shpërndarë në katër brigada, në Rusi. NIS tha se nuk mund t’i konfirmojë këto njoftime.

Nëse konfirmohet, ky veprim do të jetë pjesëmarrja e parë e madhe e Koresë së Veriut në një luftë të huaj. Koreja e Veriut ka 1.2 milionë trupa ushtarake, njërën prej ushtrive më të mëdha në botë, por nuk ka luftuar në ndonjë konflikt të shkallës së gjerë që nga Lufta Koreane në periudhën 1950-1953.

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimet e tyre mbi pretendimet e Koresë së Jugut se Koreja e Veriut ka dërguar forcat e saj speciale për të luftuar në Rusi.
“Nëse është e vërtetë, ky veprim do të shënonte një përforcim të rëndësishëm në marrëdhëniet e mbrojtjes ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë”, deklaroi zyrtari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett.

Dërgimi i forcave speciale nga Koreja e Veriut për të luftuar në krahun e Rusisë kundër Ukrainës “do të tregonte gjithashtu një nivel të ri dëshpërimi të Rusisë ndërkohë që vazhdon të pësojë goditje të rënda në fushëbetejë gjatë luftës së saj brutale kundër Ukrainës”, deklaroi zoti Savett.

I pyetur për gjetjet e agjencisë së zbulimit të Koresë së Jugut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se “aktualisht, qëndrimi ynë zyrtar është se nuk mund të konfirmojmë njoftimet se koreano-veriorët janë të përfshirë në mënyrë aktive si ushtarë në luftë, por ky qëndrim mund të ndryshojë”.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder u tha gazetarëve të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë apo të mbështesin raportimet e mediave se Koreja e Veriut ka dislokuar trupa në Rusi.

Rusia ka mohuar se po shfrytëzon trupa e Koresë së Veriut në luftë. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov i cilësoi pretendimet si “një lajm tjetër të rremë”, gjatë konferencës për shtypin javën e kaluar. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut nuk e kanë komentuar këtë çështje.

Koreja e Veriut dhe Rusia, të dyja të përfshira në përplasje të veçanta me Perëndimin, e kanë shtuar shumë në dy vitet e fundit bashkëpunimin ndërmjet tyre. Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe partnerët e tyre e akuzojnë Korenë e Veriut se po furnizon Rusinë me granata, raketa dhe armë të tjera konvencionale për ta ndihmuar në luftës së saj kundër Ukrainës në këmbim të ndihmës ekonomike dhe ushtarake. Në qershor, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë ushtarake nëse ndonjëri prej dy shteteve sulmohet.

Shumë ekspertë shprehin dyshime se sa mund ta ndihmojë Rusinë një dislokim i trupave të Koresë së Veriut, duke iu referuar pajisjeve të vjetëruara të Koresë së Veriut dhe mungesës së përvojës në fushëbetejë. Ata thonë se Koreja e Veriut ka shumë mundësi që ka marrë premtime nga Rusia se do ta furnizojë me teknologji armatimi të përparuar që lidhet me programet e saj bërthamore dhe raketore, gjë që do të ndërlikonte përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut për të neutralizuar kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.

“Në aspektin diplomatik, Pheniani do të sakrifikonte marrëdhëniet me shtetet evropiane në të ardhmen e afërt. Teknologjia ushtarake ruse që do t’i jepej regjimit të Kim-it do të ishte e mjaftueshme për të kërcënuar sigurinë e Koresë së Jugut”, deklaroi profesori i studimeve ndërkombëtare Leif-Eric Easley pranë Univërsitetit Ewha në Seul.

Sipas analistit Hong Min pranë Institutit të Koresë për Bashkimin Kombëtar me seli në Seul, Rusia ka mundësi t’i ketë ofruar teknologji që lidhet me raketat balistike me rreze të gjatë veprimi, nëndetëset bërthamore dhe sistemet mbrojtëse tokë-ajër që do të forcojnë pozitën e Koresë së Veriut nga aspekti parandalues ndaj forcave amerikane dhe atyre të Koresë së Jugut.

Analisti Hong tha se udhëheqësi Kim po ashtu mund ta konsiderojë dislokimin e trupave si një mundësi të rëndësishme për t’i ekspozuar ushtarët e tij ndaj teknologjisë së armëve moderne dhe luftës dhe të testojë kapacitetet e tyre luftarake.

Gjatë ditës së premte, Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol zhvilloi një takim urgjent sigurie për të diskutuar mbi pasojat e dislokimit të forcave së Koresë së Veriut. Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan se ky veprim përmbën “një kërcënim të rëndë sigurie” për Korenë e Jugut dhe bashkësinë ndërkombëtare, sipas zyres së presidentit.

Tensionet në Gadishullin Korean janë intensifikuar viteve të fundit, ndërkohë që udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim i ka shtuar testimet provokuese raketore dhe është këcënuar haptas me përdorim parandalues të armëve bërthamore. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur ndaj këtyre kërcënimeve duke zgjeruar stërvitjet e tyre ushtarake, të cilat Koreja e Veriut i konsideron si ushtrime për pushtim.

Të enjten, Kryeministri i Ukrainës Zelenskyy paralajmëroi se përfshirja e një shteti të tretë në luftime mund ta shndërrojë konfliktin në një “luftë botërore”.

“Nga burimet tona të zbulimit, kemi informacion se Koreja e Veriut dërgoi kuadro komanduese dhe oficerë në Ukrainë”, u tha zoti Zelenskyy gazetarëve në selinë e NATO-s. “Po përgatiten për t’i dislokuar 10,000 ushtarët e tyre, por ende nuk i kanë vendosur ata në Ukrainë apo në Rusi”.

Mediat ukrainase kanë njoftuar në fillim të këtij muaji se gjashtë shtetas të Koresë së Veriut ishin në mesin e të vrarëve nga një sulm raketor ukrainas në rajonin lindor të Donetskut më 3 tetor.

Shumë ekspertë janë skeptikë sa i përket dislokimit të mundshëm të forcave të Koresë së Veriut në fushëbetejat ruso-ukrainase ngaqë Koreja e Veriut është e përqëndruar tek konflikti i saj bërthamor me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut. Koreja e Veriut i ka dërguar pilotët e saj për të luftuar në Vietnamin Verior gjatë luftës së Vietnamit dhe në Egjipt gjatë luftës së Jom Kipurit në vitin 1973, por nuk ka dislokuar trupa tokësore në shkallë të gjerë jashtë vendit.

Ka patur spekulime se Koreja e Veriut mund të ketë dërguar teknikë ushtarakë dhe inxhinierë për të mbështetur përdorimin e armëve të tyre në Rusi dhe për të mësuar se si po funksionojnë ato në gjendje lufte. Profesori Easley thotë se “do të ishte befasi nëse Pheniani ka dislokuar mijëra ushtarë për të luftuar si mercenarë me pagesë.” Por ai shton se Koreja e Veriut ka dërguar punonjës ndërtimi, teknikë, inxhinierë dhe oficerë të zbulimit ushtarak në enklavat e kontrolluara nga Rusia./ VOA

korea e jugut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin