Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Pamjet tronditëse, nga burgu çnjerëzor i Asadit doli edhe një fëmijë
Siç shihet edhe në pamje djali i vogël qëndron pranë dyerve të qelive të hapura dhe duket i hutuar teksa ushtarët rebelë bërtasin “Allahu Akbar” që do të thotë “Zoti është më i madhi” duke liruar qindra të burgosur.
8 December 2024, 22:15Nga E. D
pamje nga vendngjarja
SIRI- Ky është momenti tronditës kur një foshnjë shihet duke dalë nga dera e qelisë siriane. Siç shihet edhe në pamje djali i vogël qëndron pranë dyerve të qelive të hapura dhe duket i hutuar teksa ushtarët rebelë bërtasin “Allahu Akbar” që do të thotë “Zoti është më i madhi” duke liruar qindra të burgosur. Burgu ushtarak pranë Damaskut i quajtur “dhoma e torturës industriale” raportohet se ka parë nga pesë mijë deri në 13 mijë të burgosur të varur që nga viti 2011.
Gjithashtu militantët hapën furishëm drynat në dyert e qelive të burgut Saydnaya për të liruar qindra të burgosura femra dhe të rinj pas përmbysjes së regjimit brutal të al-Asadit. Po ashtu në një video të postuar në X, gratë bërtisnin të gëzuara ndërsa liroheshin, ku disa prej tyre ishin burgosura për dekada. Ata u hipën në autobusë që prisnin jashtë burgut përpara se të dërgoheshin në shtëpitë e tyre.
“Ne festojmë me popullin sirian lajmin e lirimit të të burgosurve tanë dhe lirimin e zinxhirëve të tyre dhe shpalljen e fundit të epokës së padrejtësisë në burgun Saydnaya”, thanë rebelët.
Ndërsa një hulumtim i Amnesty International thotë se autoritetet siriane kanë kryer krime kundër njerëzimit me mijëra të burgosur në burgun 30 km në veri të Damaskut duke i vrarë, torturuar dhe shfarosur. Ata përcaktuan se shkeljet e kryera në objektet brutale gjatë dekadës së fundit nën regjimin e diktatorit Bashar al Assad, i cili ka parë zhdukjen e mbi 10 mijë të burgosurve politikë, ishte pjesë e një sulmi kundër civilëve. Mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Homsit mbrëmë pasi trupat pro-regjimit u larguan ndërsa rebelët liruan mijëra të burgosur nga burgu i qytetit teksa forcat e sigurisë u larguan me nxitim pasi dogjën dokumentet e tyre.
Assad e ka mohuar vrasjen e mijëra të burgosurve në Saydnaya, si dhe përdorimin e një krematoriumi sekret për asgjësimin e mbetjeve të tyre në vitin 2017. Ai i cilësoi akuzat e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për deri në 50 persona të varur çdo ditë në burgun brutal ushtarak si një histori e re e Hollivudit të shkëputur nga realiteti. Gazetari Samer Daboul, xhaxhai i të cilit u arrestua për kontrabandë buke dhe u zhduk pas mureve të burgut në vitin 2012, pret me padurim lajmet në lidhje me njeriun që ishte një nga njerëzit më me ndikim në jetën e tij.
“Ai më mësoi për historinë e Sirisë, revolucionin dhe pse ishte i nevojshëm. Dua që ai të dijë se i riu që ai frymëzoi 12 vjet më parë është tani një gazetar që raporton për Sirinë. Unë dua që ai të jetë krenar për mua,” tha ai për BBC.