17 July 2024, 19:07
Nga E. D
fotot ilustruese
KINA- Kina ka ngrirë bisedimet për kontrollin e armëve me SHBA-në në përgjigje të shitjeve të vazhdueshme të armëve nga Washingtoni në Tajvan. SHBA dhe Kina zhvilluan një raund të shumëpritur bisedimesh për mospërhapjen bërthamore në nëntor, takimi i parë i tillë që nga viti 2018.
Ndërsa bisedimet nuk dhanë rezultate konkrete, ato u panë si një hap vendimtar në zbutjen e tensioneve midis dy superfuqive, pasi Pekini ndërpreu pothuajse të gjithë komunikimin ushtarak me Washignton-in një vit më parë, për shkak të vizitës së atëhershme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan.
Duke folur në një konferencë shtypi në Pekin të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian tha se Kina nuk do të diskutojë një raund të ri konsultimesh me SHBA.
“Përgjegjësia i takon plotësisht SHBA-së. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, pavarësisht kundërshtimit të vendosur të Kinës dhe protestave të përsëritura, SHBA ka vazhduar t’i shesë armë Tajvanit dhe ka bërë gjëra që minojnë rëndë interesat thelbësore të Kinës dhe besimin e ndërsjellë midis Kinës dhe SHBA-së. Kjo ka kompromentuar seriozisht atmosferën politike për vazhdimin e konsultimeve për kontrollin e armëve,” tha ai.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka autorizuar më shumë se një miliardë dollarë shitje armësh në Tajvan që nga raundi i fundit i bisedimeve SHBA-Kinë për kontrollin e armëve, sipas shifrave nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes. Së fundmi, departamenti miratoi shitjen e qindra dronëve kamikaze Altius-600M dhe Switchblade në Taipei, duke bërë që Pekini të vendosë sanksione ndaj gjigantit amerikan të armëve Lockheed Martin.
Bota
17 July 2024, 18:26
E. D
Doanld Trump
SHBA- SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se do të ishte më pak i gatshëm të mbronte Tajvanin nga Kin...
Bota
17 July 2024, 18:13
M.B
Thomas Mathew Crooks
SHBA- Disa ditë pas përpjekjes për vrasjen e ish Presidentit Donald Trump autori i atentatit, Thomas Mathew Crooks mbe...
Bota
17 July 2024, 18:05
E. D
fotot ilustruese
MAQDONIA E VERIUT- Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, q&eum...
Bota
17 July 2024, 17:58
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropi...
Bota
17 July 2024, 17:52
M.B
Milan Radoiçiç
KOSOVA- Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë,...
Bota
17 July 2024, 17:47
E. D
JD Vance
SHBA- Nuk është sekret që Donald Trump ka një neveri ndaj qimeve në fytyrë. I përshtatur në mënyr&eum...
Bota
17 July 2024, 17:28
E. D
foto ilustruese
SHBA- Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë një propozim të së djathtës ekstreme për të diskutuar pë...
Bota
17 July 2024, 17:19
S.B
pamje nga ngjarja
KINË- Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një zjarr në qendrën tregt...
Bota
17 July 2024, 17:11
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Aleanca e NATO-s ka njoftuar përmes një postimi në X se 500 mijë trupa po qëndrojnë vigjilente p&eum...
Bota
17 July 2024, 16:41
E. D
foto ilustruese
INDI- Një burrë nga Indi ka rrëfyer momentet e tij tronditëse. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar...