4 January 2024, 21:07
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka marrë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe tani po kërkon të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani, pasi ka hasur në vështirësi t’i plotësojë kërkesat për furnizim për luftën e vet në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.
Inteligjenca amerikane gjeti së fundmi se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me raketahedhës balistikë dhe me disa raketa balistike, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby.
Forcat ruse e shkrepën së paku njërën prej atyre raketave balistike drejt Ukrainës më 30 dhjetor, e cila ra në fushë të hapur në rajonin e Zaporizhjas, theksoi ai.
Rusia hodhi shumë raketa balistike verikoreane të martën, gjatë një sulmi të natës, ndikimin e të cilit është duke e vlerësuar SHBA-ja, shtoi ai.
Kirby tregoi se Rusia dhe Irani ende nuk kanë arritur marrëveshje, por shtoi se SHBA-ja “është e shqetësuar se bisedimet që Rusia të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani janë duke përparuar vazhdimisht”.
Administrata Biden ka kërkuar vazhdimisht të dëshmojë se Kremlini tani varet nga Koreja e Veriut, si dhe nga Irani, për armët të cilat i nevojiten për të luftuar kundër Ukrainës, prandaj ka publikuar të dhëna të inteligjencës të cilat thotë se e dëshmojnë këtë.
Koreja e Veriut dhe Irani janë tejet të izoluara në skenën ndërkombëtare për shkak të programeve të tyre bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në tetor, Shtëpia e Bardhë tha se Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë pajisje ushtarake dhe municion.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut e kanë zanafillën prej themelimit të Koresë së Veriut më 1948. Zyrtarët sovjetikë e vendosën një nacionalist të ri dhe ambicioz, Kim Il Sung, babagjyshin e ndjerë të liderit të tanishëm Kim Jong Un, si sunduesin e parë të vendit.
Kimi udhëtoi drejt Rusisë në shtator për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin dhe i vizitoi zonat e rëndësishme ushtarake të Rusisë. Administrata Biden thotë gjithashtu se Irani i ka dhënë Rusisë dronë luftarakë./REL
shba lufta ukraine-rusi
Bota
4 January 2024, 21:04
A.TH
foto ilustruese
FINLANDË- Një grua dhe djali i saj humbën jetën për shak të një orteku në Laplandin finlandez. Poli...
Bota
4 January 2024, 19:33
A.TH
foto nga sulmi
IRAN- Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për dy shpërthimet në Iran, në ceremoninë...
Bota
4 January 2024, 17:32
r.ll
shaip kamberi
SERBI- Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar ashpër të en...
Bota
4 January 2024, 17:26
h.k
Meloni
ITALI-Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme konferencën vjetore me mediet vendase, e shtyrë dy herë p...
Bota
4 January 2024, 17:23
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Duket se një valë e fuqishme e Covid-19 ka përfshirë Greqinë. Një numër i lartë infekt...
Bota
4 January 2024, 16:55
r.ll
mamdouh lolo
IZRAEL-Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencia e Sigurisë izraelite, kanë thënë se kanë vrarë shefin e ...
Bota
4 January 2024, 16:24
r.ll
foto nga vendngjarja
SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë të mesme në Iowa të SHB...
Bota
4 January 2024, 16:14
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shpallur të enjten një dekret i cili ua mundëson shtetasve të huaj...
Bota
4 January 2024, 14:59
N. F
Foto ilustruese
SHBA- Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin p&eum...
Bota
4 January 2024, 14:55
I.A
Donald Trump
SHBA- Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump mun...