Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Njoftimi erdhi gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës amerikano-izraelite me Iranin, e cila ka tronditur tregjet globale duke ndërprerë furnizimet me naftë nga Gjiri Persik përmes Ngushticës së Hormuzit.
SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar trysninë ndaj Teheranit duke e “nisur një ofensivë ekonomike kundër lidhjeve financiare të Iranit në mbarë botën”.
“Synimi ynë është ta ndërpresim çdo burim ekonomik që e mban në këmbë këtë regjim tiranik, derisa Teherani të mbetet i vetëm”, tha Bessent në një konferencë për media, disa ditë pasi ai dhe presidenti Donald Trump paralajmëruan për “Ditën D ekonomike”.
Njoftimi erdhi gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës amerikano-izraelite me Iranin, e cila ka tronditur tregjet globale duke ndërprerë furnizimet me naftë nga Gjiri Persik përmes Ngushticës së Hormuzit.
Bessent tha se SHBA-ja po e “i jep fund” kërcënimit nga Irani, në vend që thjesht ta “menaxhojë” atë, duke paralajmëruar vendet e treta se Shtetet e Bashkuara do të jenë “të pafalshme në shënjestrimin e çdo burimi të të ardhurave të paligjshme të regjimit [iranian]”.
Bessent tha se Trump po zhvillonte biseda telefonike me liderë botërorë, me kërkesa konkrete, dhe se çdo vendi do t’i jepej një afat i përcaktuar për të “mbyllur... veprimtarinë e lidhur me Iranin që ne kemi vërejtur”.
Ai nuk pranoi të specifikonte afatet, por tha: “Nuk kemi durim të pafund”.
Departamenti amerikan i Thesarit “ka hartuar rrjetet, ndërmjetësit dhe kanalet financiare që Irani përdor për të kontrabanduar naftë, për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të financuar terrorizmin”, tha Bessent.
Departamenti i Thesarit tha se kishte vërejtur pesë sektorë që Irani po përdor për të mbështetur ekonominë e tij - asetet digjitale, teknologjinë, arin, aviacionin dhe transportin detar - dhe po vendos sanksione të reja ndaj rreth 60 subjekteve, individëve dhe anijeve.
Çdo vend që mbështet Iranin duhet të jetë i përgatitur të përballet me sanksionet amerikane, tha ai, ndërsa “regjimi iranian përballet me një zgjedhje të qartë: izolim të rëndë global ose një rrugë drejt riintegrimit në ekonominë globale”.
Duke paralajmëruar për përpjekjen e re javën e kaluar, pa dhënë hollësi, Bessent sugjeroi se bllokada ekzistuese amerikane ndaj porteve iraniane, e kombinuar me ato që ai i quajti “sanksionet më të ashpra në histori”, do ta bënte më pak të nevojshme ndërmarrjen e operacioneve të reja ushtarake kundër Iranit.
Sulmet në shkallë të gjerë janë zbutur, por negociatat me ndërprerje nuk kanë sjellë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit - përmes së cilës kalonin 20 për qind e dërgesave globale të naftës para luftës - apo për të zgjidhur mosmarrëveshjen disa dekadashe lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit.
Kur u pyet nëse SHBA-ja do ta shënjestronte Kinën për vazhdimin e blerjes së naftës iraniane, Bessent tha: “Ne jemi të bindur se të gjithë duan që Ngushtica të rihapet dhe që çmimet e energjisë të bien përsëri”.
Ai theksoi se “kinezët marrin 50 për qind të energjisë së tyre nga brenda Gjirit. Prandaj, do t’u shërbente shumë që të bashkoheshin me këtë përpjekje”.
Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha: “Sanksionet dhe presioni nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Ato vetëm do të rrisin tensionet dhe do ta përshkallëzojnë situatën, gjë që nuk i shërben interesave të asnjërës palë”.
Në komentet e cituara nga China Daily, Lin u bëri thirrje palëve të përfshira që të rikthehen sa më shpejt në dialog dhe të kërkojnë një zgjidhje politike.
Trump pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në Uashington në fund të shtatorit.
Duke folur për transmetuesin CNBC javën e kaluar, lidhur me masat e reja, Bessent kishte thënë: “Ne do ta rrëzojmë këtë regjim”.
Trump, në një postim në rrjetet sociale të hënën, shkroi: “Irani po shembet plotësisht”.
Mehdi Ghodsi, ekonomist i lartë në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, sugjeroi se sanksionet mund të mos prodhojnë reagimin politik që pret Uashingtoni.
“Qeveria është shumë më kokëfortë se kaq”, tha Ghodsi për Radion Evropa e Lirë.
“Lufta ka vrarë shumë prej liderëve të regjimit dhe ka shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës së tij, por qeveria ende i qëndron pozicionit të saj”, tha ai.
“Vendi po shkon në një drejtim ku nuk e pret asgjë tjetër përveç shkatërrimit”, tha ai, por shtoi: “Për ata që drejtojnë vendin, në të vërtetë nuk ka rëndësi se në çfarë drejtimi po shkon vendi”./REL
Lugina e Vdekjes SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes. në...
foto ilustruese FRANCË- Përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet përfundimisht në të gjitha shkollat e mesme ...
Foto ilustruese ITALI- Hajdutët e artit në Evropë po kryejnë më shumë grabitje të dhunshme që ...
Pamje nga operacioni SPANJË- Policia spanjolle ka sekuestruar 1,410 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar tre persona gjatë një opera...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të rrisin mbësht...
Kosova e varur nga mishi brazilian KOSOVË- Mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vetëm në shtat...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përshkallëzimin e luftës tregtare me Kanadanë, duke paralajmëruar ...
Foto ilustruese ITALI- Italia pritet të ashpërsojë rregullat për këmbësorët që përdorin telefonin gjatë k...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se mbetjet mortore të gjet...
Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shfrytëzuar ceremoninë e organizuar nga Presidenc...