24 August 2026, 21:41
Nga D.S
Lugina e Vdekjes
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes. në Kaliforni, ku një turist 68-vjeçar nga Franca ka humbur jetën pasi automjeti i tij mbeti i bllokuar në baltë në kushte ekstreme moti.
ABC News raporton se, viktima është identifikuar si Pierre Michel Formosa, i cili po udhëtonte me një shoqërues në një pjesë të izoluar të parkut më 17 gusht. Siç njofton NPS, makina e tyre ngeci në rrugën "West Side Road". Në kushtet kur temperaturat arritën deri rreth 47°C dhe pa mundësi komunikimi celular, dy turistët vendosën të ecnin nëpër fushat e kripës drejt rrugës kryesore për të kërkuar ndihmë.
Pas rreth 2 kilometrash ecje, nën nxehtësinë përvëluese, Formosa nuk mundi të vazhdonte më tej. Shoqëruesi i tij vijoi rrugën i vetëm derisa u ndesh me një shofer kalimtar, i cili e ndihmoi të njoftonte rojet e parkut rreth orës 14:00 në qendrën e vizitorëve në Furnace Creek.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u ndërmor nga rojet e parkut, një zëvendëssherif i Qarkut Inyo dhe një helikopter i Patrullës së Autostradave të Kalifornisë. Ekipet e shpëtimit e lokalizuan trupin e Formosës më vonë atë pasdite, por mjekët konstatuan vdekjen e tij në vendngjarje. Shkaku zyrtar i vdekjes pritet të përcaktohet nga mjeku ligjor i Qarkut Inyo.
Mbikëqyrësi i parkut, Mike Reynolds, i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës dhe apeloi për kujdes të shtuar nga vizitorët:
"Ky është një kujtesë prekëse se sa shpejt kushtet këtu mund të bëhen të rrezikshme. Lugina e Vdekjes është një vend i jashtëzakonshëm, por nxehtësia, distancat dhe largësia e saj mund të jenë të rrezikshme, pavarësisht përvojës."
Autoritetet e parkut rikujtojnë se në raste defekti apo bllokimi të automjetit në terrrene të tilla ekstreme, qëndrimi brenda ose pranë mjetit është shpesh zgjidhja më e sigurt, pasi ofron hije dhe e bën më të lehtë lokalizimin nga ekipet e shpëtimit nga ajri./Dosja.al
lugina e vdekjes tragjedi në kaliforni
Bota
24 August 2026, 18:35
D.S
foto ilustruese
FRANCË- Përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet përfundimisht në të gjitha shkollat e mesme ...
Bota
24 August 2026, 17:46
D.S
Foto ilustruese
ITALI- Hajdutët e artit në Evropë po kryejnë më shumë grabitje të dhunshme që ...
Bota
24 August 2026, 17:42
G.M
Pamje nga operacioni
SPANJË- Policia spanjolle ka sekuestruar 1,410 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar tre persona gjatë një opera...
Bota
24 August 2026, 16:58
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të rrisin mbësht...
Bota
24 August 2026, 17:00
D.S
Kosova e varur nga mishi brazilian
KOSOVË- Mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vetëm në shtat...
Bota
24 August 2026, 16:19
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përshkallëzimin e luftës tregtare me Kanadanë, duke paralajmëruar ...
Bota
24 August 2026, 14:54
G.M
Foto ilustruese
ITALI- Italia pritet të ashpërsojë rregullat për këmbësorët që përdorin telefonin gjatë k...
Bota
24 August 2026, 16:13
D.S
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se mbetjet mortore të gjet...
Bota
24 August 2026, 15:43
D.S
Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shfrytëzuar ceremoninë e organizuar nga Presidenc...
Bota
24 August 2026, 14:43
G.M
Saint-Tropez
FRANCA- Familja e një miliarderi brazilian përjetoi momente terrori në një vilë luksoze në Saint-Tropez,&nb...