LIVE UPDATES
Bota

SHBA nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të ushtrisë për ta marrë Grenlandën

Uashingtoni i ka ringjallur synimet e kamotshme së voni për ta marrë ishullin strategjik, pavarësisht kundërshtimeve nga Evropa.

7 January 2026, 14:56 Nga E. D
SHBA nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të
foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha të martën se presidenti Donald Trump po shtjellon mundësitë për përvetësimin e Grenlandës, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të ushtrisë amerikane.

Uashingtoni i ka ringjallur synimet e kamotshme së voni për ta marrë ishullin strategjik, pavarësisht kundërshtimeve nga Evropa.

Trump e sheh përvetësimin e Grenlandës si prioritet për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjë që është e nevojshme për t’i “frenuar kundërshtarët tanë në rajonin e Arktikut”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Presidenti dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një sërë mundësish për ta ndjekur këtë synim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe, natyrisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm”, tha Shtëpia e Bardhë.

Grenlanda ka theksuar vazhdimisht se nuk dëshiron të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqës nga fuqitë kryesore evropiane dhe Kanadaja u rreshtuan përkrah Grenlandës të martën, duke thënë se ky ishull u përket njerëzve të vet.

Grenlanda është territor danez dhe pushtimi i saj ushtarak nga SHBA - e cila është aleate e kamotshme e Danimarkës, do të shkaktonte tronditje të mëdha në aleancën e NATO-s dhe do të thellonte ndarjet mes Trumpit dhe udhëheqësve evropianë.

Kundërshtimi i fortë nuk e ka frenuar Trumpin të shqyrtojë mënyrat për ta kthyer Grenlandën në një qendër amerikane në një vend ku po rritet interesi i Rusisë dhe Kinës.

Interesi i Trumpit, i shprehur fillimisht në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë, është ringjallur ditët e fundit pasi SHBA-ja e arrestoi tashmë presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Pas kapjes së Maduros fundjavën e kaluar, Trump është shprehur i bindur se “mbizotërimi amerikan në Hemisferën Perëndimore nuk do të vihet më kurrë në dyshim” dhe ka ushtruar trysni ndaj Kolumbisë dhe Kubës, gjithashtu.

Ai gjithashtu ka filluar të flasë përsëri për Grenlandën, pasi e kishte lënë atë në plan të dytë për muaj me radhë.

Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Trump dhe këshilltarët e tij po shqyrtojnë një sërë mënyrash për ta përvetësuar Grenlandën.

A është Grenlanda në shitje?

Këto opsione përfshijnë blerjen e drejtpërdrejtë të Grenlandës nga SHBA-ja ose formimin e një Marrëveshjeje të Asociimit të Lirë me territorin, tha zyrtari.

Një marrëveshje e Asociimit do të ishte më pak se ambicia e Trumpit për ta bërë ishullin, i cili ka 57 mijë banorë, pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtari nuk tregoi se cili do të ishte çmimi i mundshëm për blerjen e ishullit.

“Diplomacia është gjithmonë opsioni i parë i presidentit për çdo gjë, dhe bërja e marrëveshjeve. Ai i do marrëveshjet. Pra, nëse mund të arrihet një marrëveshje e mirë për të përvetësuar Grenlandën, kjo do të ishte padyshim instinkti i tij i parë”, tha zyrtari.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tha ligjvënësve se kërcënimet e fundit të administratës ndaj Grenlandës nuk nënkuptojnë pushtim dhe se qëllimi është blerja e ishullit nga Danimarka. Ruboi e tha këtë gjatë një njoftimi të klasifikuar të hënën mbrëma para udhëheqësve të Kongresit, sipas dy burimeve, raporton Reuters.

Wall Street Journal raportoi i pari për komentet e Rubios.

Anëtarë të Kongresit, përfshirë disa republikanë bashkëpartiakë të Trumpit, reaguan kundër komenteve të administratës për Grenlandën, duke theksuar se Danimarka, anëtare e NATO-s, ka qenë aleate besnike e SHBA-së.

“Kur Danimarka dhe Grenlanda e bëjnë të qartë se Grenlanda nuk është në shitje, Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë detyrimet e saj brenda traktateve dhe ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”, thanë në një deklaratë senatorja demokrate Jeanne Shaheen dhe senatori republikan Thom Tillis, bashkëkryetarë të Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat.

Zyrtarët e administratës thonë se ishulli është jetik për SHBA-në për shkak të depozitave të mineraleve të rëndësishme për teknologjinë e avancuar dhe aplikimet ushtarake. Këto burime mbeten të pashfrytëzuara për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, infrastrukturës së pakët dhe sfidave të tjera./REL

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin