19 July 2023, 16:59
Nga a.l
Jordan 'Orce' Kamçev
MAQEDONI E VERIUT- Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar Jordan “Orce” Kamçevin nga Maqedonia e Veriut, me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur.
Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.
Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet amerikane, përmendet se Kamçev është shpallur fajtor në rastin “Parcelat e Vodnos”, sepse është përfshirë në një skemë për pastrim parash, të lidhur me blerje të paligjshme të tokës për ndërtim.
“Në një rast tjetër, Kamçev është deklaruar fajtor për shpërdorim të detyrës në rastin ‘Perandoria’, në të cilin ai është dyshuar për mashtrim, pastrim parash dhe krime tjera të lidhura me bizneset e tij”.
Në janar të vitit 2022, Kamçev është liruar nga paraburgimi me një garanci bankare prej 11 milionë eurosh.
Sipas njoftimit, Kamçev e ka përdorur ndikimin e tij dhe pasurinë për ta manipuluar sistemin e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, në të mirë të tij.
“Më 2020, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale është akuzuar se ka pranuar ryshfet nga Kamçevi dhe ka dëshmuar se Kamçev ka paguar para në këmbim të kushteve të favorshme të arrestimit dhe rrjedhës së rastit. Kamçev më vonë e ka hapur një rast civil kundër kryeprokurorit dhe të tjerëve, duke pretenduar se ata e kanë zhvatur. Një gjykatë civile në Shkup ka marrë vendim që Kamçevi nuk ka qenë viktimë dhe se nuk i takon dëmshpërblimi”.
Sanksionet nënkuptojnë bllokimin e të gjitha pronave të tij në tokën amerikane si dhe Kamçevit i ndalohet të bëjë biznes me subjekte amerikane./REL/
jordan orce kamcev
Bota
19 July 2023, 16:50
a.l
Takimi në Bruksel
BRUKSEL- Ka përfunduar takimi në Bruksel i kryengeociatorëve e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dh...
Bota
19 July 2023, 16:44
a.l
Tragjedi në Turqi
TURQI- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Turqi, teksa 3 të mitur të moshave 5, 6 dhe...
Bota
19 July 2023, 16:30
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Në rrjet është duke qarkulluar një video e mercenarit rus Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi. Në v...
Bota
19 July 2023, 16:04
a.l
Vrasje në Florida
SHBA- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Florida, teksa një 3-vjeçar që drejtonte...
Bota
19 July 2023, 15:46
a.l
Ukrainë, Kroaci
KROACI- Pas vendimit të Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi, ...
Bota
19 July 2023, 15:47
f.i
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se një ushtar amerikan kaloi me dëshirë kufirin e fortifikuar midis Kores&eum...
Bota
19 July 2023, 15:39
a.l
Protestë në Afganistan
AFGANISTAN- Gratë në Afganistan kanë dalë në protestë, kundër vendimit të ta...
Bota
19 July 2023, 15:38
f.i
foto ilustruese
RUSI- Kina ka dërguar anije të marinës në përgatitje për stërvitjet e përbashkëta me forcat de...
Bota
19 July 2023, 15:31
a.l
Protestë në Francë
FRANCË- Autoritetet në Francë kanë vënë në pranga më shumë se 700 persona t&...
Bota
19 July 2023, 15:21
a.l
Aksident në Algjeri
ALGJERI- Një aksident tragjik është raportuar në Algjeri. Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur n&eu...