19 March 2024, 15:45
Nga S.B
Biden dhe Trump
SHBA- Pesë shtete po mbajnë të martën zgjedhje paraprake presidenciale, ndërsa Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump vazhdojnë fushatën në të gjithë vendin, pasi kanë siguruar numrat e duhur të delegatëve për emërimin zyrtar nga partitë e tyre.
Zoti Trump pritet të fitojë lehtësisht zgjedhjet brenda partisë republikane në Arizona, Florida, Ilinois, Kansas dhe Ohajo. E njëjta gjë parashikohet edhe për Presidentin Biden në të gjitha ato shtete, përveç Floridës, ku demokratët anuluan zgjedhjet paraprake dhe vendosën që të 224 delegatët e partisë së tyre të llogariten për zotin Biden. Ky nuk është një veprim i pazakontë për partinë nga radhët e së cilës është presidenti aktual i cili kërkon një mandat të dytë.
Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden janë përqendruar prej javësh tek zgjedhjet e përgjithshme, duke bërë fushatë në shtetet që mund të jenë vendimtare në nëntor dhe jo thjesht tek ato që mbajnë zgjedhjet paraprake.
Gjatë fundjavës zoti Trump mbajti një tubim në Ohajo, një shtet i cili prej disa vitesh ka votuar pro republikanëve. Por ka shenja se këtë vit ky shtet mund të jetë i lëkundur.
Ndërkohë, presidenti Biden do të vizitojë Nevadën dhe Arizonën të martën për të bërë fushatë, mes të tjerash për të bërë për vete votuesit hispanikë në këto dy shtete.
Të dy kandidatët po e cilësojnë njëri-tjetrin si kërcënim për Amerikën. Zoti Trump, 77 vjeç, e ka portretizuar 81-vjeçarin Biden si të paaftë mendërisht. Presidenti e ka përshkruar rivalin e tij republikan si një kërcënim për demokracinë pas përpjekjes së tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Zoti Trump përballet me disa sfida ligjore, përfshirë dhjetëra akuza penale dhe çështje civile, për të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht./ Marrë nga VOA
trump biden
Bota
19 March 2024, 15:34
I.A
Foto ilustruese
SHKUP- Nisi si një nga shumë netët e pijes në Shkup. Katër burra u takuan një darkë për të pir...
Bota
19 March 2024, 15:32
N.F
Foto ilsutruese
HONG KONG- Hong Kongu e ka miratuar një ligj të ashpër të sigurisë kombëtare, për të cilin autorite...
Bota
19 March 2024, 15:27
E. D
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amreikan i shtetit Antony Blinken tha se se zgjedhjet presidenciale në Rusi ishin jodemokratike.
“Zgjedhjet...
Bota
19 March 2024, 15:15
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Rreth 9,000 fëmijë do të evakuohen nga qyteti rus i Belgorodit pas bombardimeve për të cilat autoritetet fa...
Bota
19 March 2024, 15:05
E. D
Josep Borrell
UKRAINË- Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se do të propozojë përdorim...
Bota
19 March 2024, 14:48
M.B
Yulia Navalnaya
RUSIA- Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar ...
Bota
19 March 2024, 14:28
S.B
foto ilustruese
ZVICËR-Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) thotë se shuma e fitimeve të paligjshme nga puna e detyruar ka ...
Bota
19 March 2024, 13:34
M.B
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, gjatë mandatimit të Mohammad Mustafa në postin e kryeministrit. Ramallah, 14 mars 2024.
...
Bota
19 March 2024, 13:28
S.B
Rose Hanbury, Kate Middleton dhe Princ William
BRITANI E MADHE- Lady Rose Hanbury theu heshtjen mes thashethemeve se ajo kishte një lidhje jasht&...
Bota
19 March 2024, 13:10
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një rrjet prostitucioni, ku shfrytëzoheshin vajza të mitura, është goditur në Greqi duke çuar ...