Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Shefi i NATO-s: Izraeli nuk qëndron vetëm! Asnjë komb nuk duhet të përfitojë nga situata ose ta përshkallëzojë atë
Stoltenberg tha se aleanca dënoi sulmet terroriste në termat më të ashpër. Aleatët e NATO-s shprehën solidaritetin me Izraelin, duke e bërë të qartë se ai ka të drejtë të mbrohet me proporcionalitet kundër këtyre akteve të pajustifikueshme të terrorit dhe i bëri thirrje Hamasit që menjëherë të lirojë të gjithë pengjet.
12 October 2023, 13:26Nga a.l
Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Izraeli nuk qëndron i vetëm, ndërsa aleanca premtoi mbështetje për Izraelin gjatë ditës së dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Stoltenberg tha se aleanca dënoi sulmet terroriste në termat më të ashpër. Aleatët e NATO-s shprehën solidaritetin me Izraelin, duke e bërë të qartë se ai ka të drejtë të mbrohet me proporcionalitet kundër këtyre akteve të pajustifikueshme të terrorit dhe i bëri thirrje Hamasit që menjëherë të lirojë të gjithë pengjet.
"Asnjë komb apo organizatë nuk duhet të kërkojë të përfitojë nga situata ose ta përshkallëzojë atë," paralajmëroi ai.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s po takohen për bisedime në selinë e aleancës në Bruksel, ku kanë diskutuar situatën në Izrael si dhe pushtimin e Rusisë në Ukrainë.