21 March 2024, 21:44
Nga S.N
Foto Ilustrim
FRANCË- Mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të shkojë përtej thjesht dorëzimit të armëve, tha sot shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura franceze, duke përforcuar komentet e fundit të diskutueshme nga presidenti Macron, i cili tha se një dislokim i trupave tokësore nuk përjashtohej.
"Evropianët duhet të jenë në gjendje të marrin rreziqe për të garantuar sigurinë në Evropë në dekadën e ardhshme," tha gjenerali Thierry Burkar në margjinat e një conference shtypi. “Ne nuk mund ta konsiderojmë luftën në Ukrainë si shqetësim dytësor për ne. Ajo na shqetëson sepse jemi të përfshirë në pasojat e saj”, këmbënguli ai teksa mirëpriti homologun e tij suedez Michal Biden në Paris.
Sipas shefit të shtabit të përgjithshëm francez, Kievi nuk kërkon mbështetje për sa i përket fuqisë së trupave, por NATO, duhet të përgatitet për të gjitha rastet. “Ushtria ukrainase po lufton me shumë guxim, tashmë me efikasitet të jashtëzakonshëm. Lufta do të përfundojë kur Rusia të ndalojë së sulmuari”, theksoi ai.
Presidenti rus Vladimir Putin e bazoi strategjinë e tij në idenë se Perëndimi nuk do të shkojë kurrë në Ukrainë, por do të kufizohet në furnizimin me armë. Duhet t’i tregojmë se nuk do të mund ta përdorë këtë logjikë për të shkuar deri në fund, sepse kjo ide nuk është e saktë.
Në fund të shkurtit, presidenti Macron tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohej, ndërsa sqaroi se asgjë e tillë nuk ishte vendosur në atë kohë.
ukraina franca be
Bota
21 March 2024, 21:14
S.N
Volodymyr Zelenskyy
BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian që ...
Bota
21 March 2024, 21:10
E. D
fotot ilustruese
BRUKSEL- Kryeministri belg të enjten e përshkroi ngrohjen globale si një sfidë të madhe, duke sugjeruar se luftim...
Bota
21 March 2024, 21:01
S.N
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli do të gabojë nëse kryen ofen...
Bota
21 March 2024, 20:55
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të shkojë përtej dorëzimit të armë...
Bota
21 March 2024, 20:50
S.N
Vikor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban , i cili ende ruan marrëdhënie të mira me Moskën pavarësisht pus...
Bota
21 March 2024, 20:31
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka nderuar ushtarët e vrarë gjatë betejës për fshatin M...
Bota
21 March 2024, 20:10
E. D
SpaceX
SHBA- SpaceX i Elon Musk është akuzuar nga një agjenci amerikane e punës se u ka kërkuar punonjësve të pushuar ng...
Bota
21 March 2024, 20:21
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Për herë të parë, kirurgët amerikanë kanë transplantuar një veshkë nga një ...
Bota
21 March 2024, 19:55
S.N
Evan Gershkovich
RUSI- Gazetari i gazetës “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich vazhdon të jetë i fortë edhe pse ka m...
Bota
21 March 2024, 19:53
E. D
avioni
GREQI- Greqia miratoi të enjten blerjen e shtatë avionëve zjarrfikës nga Kanadaja për të forcuar mbrojtjen e saj kund&...