LIVE UPDATES
Bota

Shitën gjithçka dhe nisën udhëtimin nëpër botë, kjo verë gjen çiftin brazilian në Ohër, kujdesen për delet dhe kultivojnë patate në këmbim të akomodimit dhe ushqimit

Kjo ishte një nga pyetjet që disa miq ia bënë çiftit brazilian Edra Stock dhe Gabriel Foz kur këta dy u thanë se donin të udhëtonin nëpër botë me pak para dhe shumë ndalesa auto-stop. Aventura që nisi në mars të këtij viti dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, i çoi ata në Shkup dhe Ohër këtë verë.

11 August 2024, 16:27 Nga N.F
Shitën gjithçka dhe nisën udhëtimin nëpër
Çifti

MAQEDONI- Ata lanë punën e tyre, shitën gjithçka që mundën dhe me një buxhet të kufizuar dhe entuziazëm të pakufizuar, brazilianët Edra dhe Gabrieli u nisën për një udhëtim rreth botës. Në mënyrë që udhëtimi që i çoi në Maqedoninë e Veriut të zgjasë sa më shumë, ata angazhohen të kultivojnë patate, kujdesen për delet, lajnë enët, në këmbim të akomodimit dhe ushqimit.

A jeni çmendur ju dy?

Kjo ishte një nga pyetjet që disa miq ia bënë çiftit brazilian Edra Stock dhe Gabriel Foz kur këta dy u thanë se donin të udhëtonin nëpër botë me pak para dhe shumë ndalesa auto-stop. Aventura që nisi në mars të këtij viti dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, i çoi ata në Shkup dhe Ohër këtë verë.

Edra, 32-vjeçare, me profesion stomatologe, ka punuar edhe si mësuese e gjuhës portugeze. Ndërsa Gabrieli, 36-vjeçar, është specialist marketingu. Ata janë bashkë prej dhjetë vjetësh dhe të martuar janë që shtatë prej tyre.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra jonë të shkojmë në vende që nuk janë aq të zakonshme për ne në Brazil. E kuptuam që po plakemi, kështu që ishte koha për të bërë diçka të tillë. Nëse jo tani, kur?”, tha Edra gjatë bisedës për Radion Evropa e Lirë.

Ata janë nga qyteti i vogël Promisao, që shtrihet në periferi të Brazilit, ku thonë se jo të gjithë njerëzit janë të hapur ndaj përvojave të tilla.

“Çdo vend ku shkojmë është gjithnjë e më larg Brazilit, kështu që është e panjohur për të afërmit dhe ata pyesin nëse jemi të sigurt, por ata na kanë mbështetur që në fillim”. Është mirë që mund t'u tregojmë se sa e mrekullueshme është dhe se diçka e tillë është e mundur”, shtoi Edra.

Ata treguan se kanë kursyer përgjatë dy vjetëve pasi vendosën se donin të realizonin ëndrrën e tyre - të shihnin sa më shumë vende që të jetë e mundur, por me një buxhet të kufizuar. Ata lanë punën, shitën të gjitha mobiliet dhe veturën. Gjëja më e rëndësishme për ta ishte të përgatiteshin mirë psikologjikisht.

Nga Sao Paulo, Brazil, ata fluturuan për në Francë. Duke udhëtuar herë me autobus e herë auto-stop ata vizituan edhe Spanjën, Hungarinë, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ata tani janë në Bullgari.

Ndalesa tjetër, thanë ata, ndoshta do të jetë Turqia, pastaj ndoshta Gjeorgjia, një nga vendet e Kaukazit...Për pyetjen se ku do të jeni muajin tjetër, përgjigja ishte: nuk e dimë. Ata kanë një lloj ideje dhe plani, por duan që ai të jetë spontan. E vetmja gjë e sigurt është se në fund të vitit ata duan të jenë në Indi dhe më pas mund të shkojnë në Azinë Juglindore.

Orientimi: Banorët vendas para Google


Ata nuk udhëtojnë si turistë "klasikë", por si njerëz që duan të ndiejnë, vërtet, frymën e vendit që vizitojnë dhe të takojnë njerëz e të njohin kultura të reja. Kjo është arsyeja pse rekomandimi nga vendasit se çfarë të shohin ose ku të hanë, është më i rëndësishëm për ta sesa një rekomandim nga Google.

“Po ecim ngadalë, hap pas hapi dhe nuk nxitojmë të shohim të gjithë qytetin. Ne përpiqemi të qëndrojmë sa më gjatë në qytete, por duam të kalojmë kohë edhe në fshatra”, tha Gabrieli.

Por, për të qëndruar diku më gjatë, duhet të shpenzojnë me kujdes, brenda buxhetit të planifikuar.

“Është ndryshe nga një pushim klasik, sepse ne nuk kemi para për të planifikuar 15 ditë pushime në vit. Për shembull, nuk mund të shpenzojmë më shumë se 1000 euro në muaj.

“Secili prej nesh mund të shpenzojë 15 euro në ditë, pra bashkë gjithsej 30 euro”, tha bashkëshortja.

Nëse një ditë u duhet të shpenzojnë më shumë se 30 euro, ditën tjetër mundohen të kursejnë. Ata shkëmbejnë shërbime, domethënë punojnë në këmbim të ushqimit dhe fjetjes.

“Kemi bërë shumë gjëra, por preferojmë të punojmë në fermë, me kafshë, në fshat. Në disa bujtina ne punojmë për mirëmbajtjen në këmbim të akomodimit. Në disa restorante, ne gatuajmë dhe lajmë enët në këmbim të një shujte. Mësuam të kultivojmë patate, të kujdesemi për delet. Shpresoj që në të ardhmen të mund t'i vëmë në përdorim disa nga këto aftësi”, tha braziliani.

Ata udhëtojnë me aeroplan vetëm kur duhet. Fillimisht, nisën udhëtimin me auto-stop kur panë çmimet e transportit me autobus dhe kuptuan se nuk mund ta përdornin shpesh.

"Ne dolëm në rrugë dhe filluam t'u bëjmë me shenjë me gishtin e madh automjeteve për ndalesë. Ne nuk e kishim bërë këtë kurrë më parë", tregoi Gabriel.

Deri më tani kanë udhëtuar në këtë mënyrë mbi 100 herë. Ata konsiderojnë se njerëzit vendosin më lehtë të ndalojnë kur shohin se janë çift.

“Mendoj se shoferët janë më të frikësuar se ne. Ata kanë vetëm një deri në dy sekonda për të vendosur nëse do të ndalojnë. Nuk e dinë nga jemi, çfarë bëjmë... Por, kjo përvojë na tregoi se sa të sjellshëm mund të jenë njerëzit”, shprehet Edra.

Ndonjëherë shkon shpejt dhe lehtë, por ndodh që të presin me orë të tëra në diell ose derisa bie shi. Deri më tani, ata treguan se nuk kanë ndier asnjë kërcënim, porse thanë se ende duhet të kenë kujdes.

“Nuk është se ne ua rekomandojmë këtë të tjerëve. Nëse duan ta bëjnë, duhet të tregohen të kujdesshëm, të përgatiten mirë, të lexojnë diçka për vendin ku do të shkojnë. Ne përpiqemi të ndjekim intuitën tonë. Ne kemi një marrëveshje që nëse njëri prej nesh nuk ndihet rehat në një situatë, ai duhet ta thotë këtë dhe ne do të gjejmë një mënyrë tjetër për të vazhduar”, tha braziliani.

Pse në Ballkan?


Ata ka gati dy muaj që janë nëpër vendet e Ballkanit dhe këtu i solli kureshtja. Për Maqedoninë e Veriut, ata e dinin vetëm se ku është në hartë dhe disa gjëra themelore, si për shembull, se ka Liqenin e Ohrit. Ata i çoi nga Ohri në Shkup një burrë nga Shkupi, me të cilin thonë se kanë krijuar një miqësi të përjetshme.

“Përshtypja jonë e parë ishte se njerëzit këtu janë shumë-shumë të sjellshëm kudo. Për mua, pasuria më e madhe e një vendi janë njerëzit e tij. Është më e rëndësishme se bukuritë, muzetë, peizazhet e saj”, u shpreh bindshëm Gabrieli. Edhe maqedonasit më të moshuar që takuan e të cilët nuk dinin anglisht, thanë se bënë çmos për t'iu ndihmuar, për shembull, derisa po kërkonin një vend.

“Ky është vendi i parë në Ballkan ku të gjithë ishin shumë të sjellshëm me ne dhe donin të na ndihmonin në çdo rrethanë. Kur ndihem mirë për një vend, mbyll sytë para gjërave të këqija të tij. Ndoshta ka disa gjëra të këqija ose jo shumë të mira këtu, por për ne gjithçka është e re dhe përvoja është e mirë”, thotë braziliani.

Kur erdhën në Ohër, ata thanë se menduan që mund të qëndronin këtu përgjithmonë. Atyre u ka pëlqyer shumë edhe Budapesti, dhe se kanë kaluar mirë edhe në Mal të Zi.

"E gjithë jeta" në një çantë shpine


Nga marsi e deri më tani, ata kanë kaluar në më shumë se 40 qytete dhe 5000 kilometra. Që kur morën vendimin të udhëtonin kështu, ata ndaluan së bleri gjërat që nuk u duheshin. Ata mund të mbajnë pak gjëra me vete në çanta shpine. Përvoja, thonë ata, i ka bërë më praktikë.

“Është një sfidë kur duhet të ruash disa nga gjërat që nuk i përdor për momentin. Për shembull, tani është shumë vapë, por ende duhet t'i ruajmë pulovrat që do të na duhen kur të ftohet moti. Nëse dua të kem një bluzë të re, duhet të heq qafe një të vjetër”, tregon Edra.

Në çantat e tyre të shpinës nuk ka vend për suvenirë si kujtim i vendeve që kanë vizituar. Ata i ruajnë kujtimet në kokë ose në fotografi dhe video. Ata kanë një fletore, në të cilën, njerëzit që i takojnë gjatë udhëtimeve, mund të lënë një mesazh. Ata, po ashtu, përdorin rrjetet sociale si një lloj ditari.

“Ne nuk po përpiqemi të jemi një lloj udhëtarësh influencues. Ne e bëjmë atë për vete dhe familjet tona e duan atë, kështu që ata ndjekin udhëtimin tonë”, thotë Foz.

Ata u frymëzuan nga përvoja të ngjashme të njerëzve të tjerë dhe një kujtim nga fëmijëria e Gabrielit.

“Në gazeta lexoja histori të njerëzve që udhëtojnë dhe njihen me kultura të ndryshme. Më dukej frymëzuese thellë në brendinë time... Një kohë ne hapëm dyert e shtëpisë sonë për njerëzit që udhëtojnë sikurse ne tani. Kuptuam se nuk janë vetëm njerëz të pasur apo hipi. Jo, ata janë gjithashtu njerëz të zakonshëm, të cilët thjesht duhej të përgatiteshin më gjatë dhe më mirë”, theksoi Gabriel. Ata supozojnë që ndoshta një ditë historia e tyre do të jetë frymëzim për dikë tjetër.

“Por, jo vetëm frymëzim për të udhëtuar. Porse një frymëzim për të besuar në mirësinë e njerëzve apo për të komunikuar me fqinjët. Mund të gjesh gjëra të bukura edhe në qytetin tjetër, por duhet t'i mbash sytë hapur për t'i parë gjërat e mira që mund të rastisësh gjatë rrugës. Sigurisht, duhet të jeni të vetëdijshëm për një vendim të tillë, sepse nuk është i lehtë dhe nuk është për të gjithë. Ju duhet një përgatitje vërtet e mirë”, përfundon Gabrieli.

Edhe pse u pëlqen udhëtimi, Edra dhe Gabrieli thanë nuk do të jetojnë kështu për shumë vite. Ata planifikojnë të udhëtojnë kryesisht deri në fund të vitit të ardhshëm. Më pas, thanë ata, do të donin të qëndronin në një vend, ku sërish do të hapnin dyert e shtëpisë së tyre për njerëzit që po udhëtojnë sikurse ata tani./ REL

GALERIA E FOTOVE Më POSHTË

brazil udhetim bote


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin