19 December 2023, 20:09
Nga A.TH
Maska
FRANCË- Një çift francez që shiti një maskë afrikane jashtëzakonisht të rrallë për 150 euro, por më vonë zbuloi se vlente miliona, humbi çështjen në Gjykatë, ku kërkoi anullimin e shitjes. Çifti e shiti maskën për 150 euro, por në mars 2022 ajo iu shit një blerësi të paidentifikuar në një ankand në qytetin jugor të Montpellier për 4.2 milionë euro.
Pasi zbuluan se ishte një maskë e rrallë dhe kishte shumë vlerë monetare, çifti i të moshuarve bëri një ankesë në Gjykatë dhe kërkoi anullimin e shitjes së parë, duke pretenduar se kishte pasur një gabim vërtetimi. Ata gjithashtu pohuan se blerësi i maskës ishte në dijeni të vlerës së saj reale në kohën e blerjes. Por Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se çifti nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të vlerësuar maskën përpara se ta shiste.
“Kërkesa e tyre u karakterizua për neglizhencë dhe mendjelehtësi të pafalshme," tha gjykatësi.
Ai vendosi gjithashtu që tregtari i antikiteteve, i cili vetë nuk ishte ekspert në artin afrikan, nuk i mashtroi ata. Tregtari në fakt u ofroi atyre t'u paguante 300,000 euro, çmimi fillestar i ankandit, por fëmijët e çiftit refuzuan, duke preferuar ta çojnë çështjen në gjykatë. Avokati i çiftit, Frederic Mansat Jaffre, tha pas vendimit se klientët e tij ishin të habitur nga vendimi dhe po shqyrtonin një apel. Gjykata hodhi gjithashtu një mocion të veçantë nga qeveria e Gabonit për të anuluar shitjen dhe kthimin e maskës.
montpellier
Bota
19 December 2023, 20:03
a.l
Spitali
GAZA- Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze njofton se spitali i fundit funksional në Rripin verior t&eum...
Bota
19 December 2023, 19:56
A.TH
Emigrante
BRUKSEL- Ndryshimet e propozuara në legjislacionin e BE-së për migracionin rrezikojnë dobësimin e të drejtave t&eum...
Bota
19 December 2023, 19:41
a.l
Policia gjermane
GJERMANI- Një 27-vjeçar nga Siria është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia gjerm...
Bota
19 December 2023, 19:28
A.TH
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin deklaroi sot Rusia nuk do të pranojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, qoft&eum...
Bota
19 December 2023, 19:20
a.l
Viola von Cramon
Eurodeputetja Viola von Cramon ka kërkuar hetim të proçesit zgjedhor në Serbi, ku në rolin e vëzhgueses ng...
Bota
19 December 2023, 19:13
a.l
Raketa
KORE E VERIUT- Kombet e G-7 dënuan të martën lëshimin testues të një rakete balistike ndërkontinentale (ICB...
Bota
19 December 2023, 19:06
A.TH
Poloni
POLONI- 14 shtetas të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës u shpallën fajtorë për spiunazh nga një Gjykatë...
Bota
19 December 2023, 19:00
a.l
Votues nga Kosova
KOSOVË- Votues nga Kosova, të organizuar me autobusë, shkuan në qytetet kufitare të Serbisë për të...
Bota
19 December 2023, 18:38
a.l
Protesta
SERBI- Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili kundërshton rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, organizoi nj&eu...
Bota
19 December 2023, 18:20
a.l
Momenti i shkëmbimit të dhuratave
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban u takua sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të cili...