LIVE UPDATES
Bota

Shpresat për rigjallërim të sektorit minerar në Groenlandë, pas komenteve të Presidentit Trump

Mali i Bardhë e merr ngjyrën e tij të zymtë nga shkëmbi i pasur me depozita të kalciumit dhe minerale të tjera. Është miniera e vetme aktive e Groenlandës.

26 January 2025, 18:05 Nga I.A

Shpresat për rigjallërim të sektorit minerar në

GROENLANDË- Pasuritë minerare të Groenlandës janë vendosur sërish në epiqendër të vëmendjes pasi Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron marrjen nën kontroll të ishullit të Groenlandës. Por deri më tani, industria minerare e Groenlandës ka hasur në vështirësi për të nxjerrë fitime. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, se si mund të ndryshojë kjo situatë.

Mali i Bardhë e merr ngjyrën e tij të zymtë nga shkëmbi i pasur me depozita të kalciumit dhe minerale të tjera. Është miniera e vetme aktive e Groenlandës.

Ky material shkëmbor dërgohet në të gjithë botën për t’u përdorur për prodhimin e qelqit, bojërave, çimentos dhe plastikës.

“Groenlanda është një vend plot me minerale. Kemi realisht minerale të pranishme kudo”, thotë Bent Olsvig Jensen, drejtues në kompaninë minerare “Lumina Sustainable Materials”.

Ato përfshijnë elemente të rralla të tokës, thelbësore për teknologjitë e gjelbra – zinxhirët e furnizimit të të cilave aktualisht dominohen nga Kina.

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës nga Danimarka – një lëvizje e nevojshme, siç është shprehur ai, për “sigurinë ndërkombëtare”.

Groenlanda dhe Danimarka e kundërshtojnë idenë. Por kompanitë minerare shikojnë një mundësi.

“Interesimi i tij për Groenlandën në fakt mund të ndihmojë sektorin të ketë qasje në investime të mëtejshme, të cilat nevojiten për zhvillimin e industrisë në Groenlandë. Pra, po, e mirëpres patjetër. Dhe mendoj se është e rëndësishme që si nga ana e industrisë, por edhe nga ana politike në Groenlandë, të orientohemi drejt Trump-it dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë zoti Jensen.

Ministrja e Burimeve Minerare të Groenlandës, Naaja Nathanielsen, thotë se Groenlanda është e hapur për biznes, por nuk ka dalë në shitje.

“Ne duam investime amerikane. Duam bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit dhe jemi përpjekur për këtë prej kohësh”, i tha ministrja Nathanielsen Zërit të Amerikës.

Groenlanda firmosi një marrëveshje me administratën e parë Trump, në vitin 2019, për të nxitur industrinë e minierave. Por investimet kanë munguar.

"Prej shumë vitesh, ne kemi parë se ka patur njëfarë hezitimi në mjedisin e investitorëve për t'u përfshirë në projekte me risk të lartë dhe afatgjata", thotë ministrja Nathanielsen.

Risku nuk rezulton gjithnjë me shpërblim. Rubinë dhe safirë rozë u nxorrën në minierën Aappaluttoq deri në vitin 2023 kur kompania operatore, “Greenland Ruby”, falimentoi.

Qeveria e Groenlandës shpreson se pasuria e saj minerale një ditë mund të sigurojë themelin ekonomik për pavarësinë e plotë nga Danimarka.

“Nëse dëshironi që mineralet të nxirren nga nëntoka dhe që Groenlanda të ketë një ekonomi të mirë, atëherë duhet shtuar kërkesa nga tregu ndërkombëtar. Dhe ndoshta do t'ju duhet të mendoni shumë se si të siguroheni që nga këto projekte minerare të përfitojnë vërtet njerëzit që jetojnë pranë tyre, në vend që të jenë një version i ri përfitimi imperialist", i tha Zërit të Amerikës Ulrik Pram Gad, nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare

Ekzistojnë sfida të dukshme logjistike. Groenlanda është e mbuluar nga akulli për pjesën më të madhe të vitit – megjithëse ndryshimet klimatike po i bëjnë dimrat më të shkurtër. Rrugët janë të pakta. Pjesa më e madhe e ishullit të gjerë është shkretëtirë arktike.

"Duhet kohë për ta zhvilluar një projekt, nga eksplorimi në fazën e hershme, derisa të keni një minierë ku mund të nxirrni mineral dhe të filloni ta shisni atë", thotë zoti Jensen.

Banorët e Groenlandës shpresojnë se ndërlikimet politike që ka sjellë vëmendja e rritur nga Presidenti Trump do të shpërblehen një ditë, duke i sjellë pasuri – madje edhe shtetësi – këtij ishulli të largët të Arktikut./VOA

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin