4 July 2022, 15:43
Nga d.a.
Protesta ne Maqedoni
MAQEDONIA E VERIUT- Opozita e Maqedonisë së Veriut, e kryesuar nga VMRO-DPMNE ka vijuar edhe ditën e sotme protestën kundër propozimit francez.
Protestuesve që gjithë natën qëndruan para Qeverisë iu bashkua edhe lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski i cili tha se ky është një mashtrim i qeverisë e cila nuk mbron gjuhën maqedonase.
“Sot ose gjatë ditës së nesërme në seancë qeveritare do të kalojë në praktikë “Po-ja” pozitive e Bujar Osmanit me çka formalisht do të nënshkruhet protokolli i seancës së dytë ndërqeveritare të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se me këtë Qeveria pajtohet me proces verbalin e seancës së parë ndërqeveritare dhe kur të krijohen kushtet ta pranojnë edhe kornizën negociuese ku janë përfshirë edhe historia, edhe arsimi edhe kultura e kështu me radhë”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.
Ndërkohë protestuesit thonë se do të qëndrojnë para Qeverisë derisa t’i thuhet “jo” propozimit.
“Propozimi francez është tradhtia e dytë që i ndodh Maqedonisë menjëherë pas Marrëveshjes së Prespës”, thotë një protestuese.
“Unë jam kundër këtij propozimi, andaj jam këtu që të protestojmë që të mos votohet”, shprehet një tjetër.
“Dihet kush jemi e çka jemi, e nuk ka nevojë të negociohet për atë, nuk ka nevojë edhe në tavolinë të ulemi për këtë… gjithë ditën do të rrimë këtu dhe jo vetëm sonte por deri kur të ketë nevojë”, thekson një protestues tjetër.
Protesta para qeverisë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Ato u paralajmëruan nga Mickoski që pas marrjes së propozimit francez nga qeveria maqedonase. Opozita ka qenë kundër këtij vendimi pasi sipas tyre ai rrezikon gjuhën dhe identitetin vendas.
protesta ne maqedoni propozimi francez
Bota
4 July 2022, 15:02
d.a.
Aiden Aslin
RUSI- Aiden Aslin, një britanik i dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse në lindje të Ukrainës, ka paraq...
Bota
4 July 2022, 15:00
d.a.
TURQI- Inflacioni në Turqi në qershor ka arritur në nivel vjetor prej 78.6 për qind, që është niveli më i lartë n&e...
Bota
4 July 2022, 14:42
d.a.
Lufta ne Ukraine
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua të rimarrë territorin me ndihmën e armëve të avancuara, pasi forc...
Bota
4 July 2022, 14:38
d.a.
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që gjatë muajit korrik të mbahet takimi i ri midis dy ba...
Bota
4 July 2022, 14:29
d.a.
Pamje nga Kina
KINË- Kina vendosi 1.7 milion njerëz nën izolim në provincën qendrore Anhui, ku autoritetet raportuan afro 300 rast...
Bota
4 July 2022, 14:25
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka dërguar urimet më të mira popullit të Amerikës dhe presidenti...
Bota
4 July 2022, 14:22
d.a.
Ishulli i gjarperinjve
UKRAINË- Flamuri ukrainas është ngritur sërish në ishullin e Gjarpërinjve në Detin e Zi, tha t&eu...
Bota
4 July 2022, 14:19
d.a.
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar trupat ruse për "çlirimin" e rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, në...
Bota
4 July 2022, 14:07
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Rasti i një fëmije 10-vjeçare, viktimë e përdhunimit në Ohio, e cila ishte në javën e gjash...
Bota
4 July 2022, 13:48
e.k
Ishulli i Gjarpërinjve
UKRAINË- Flamuri ukrainas është valvitur sërish në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi pas...