9 December 2022, 10:38
Nga a.l
In Europe the highest level of alcohol consumption
OBSH- Bashkimi Evropian ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit në botë. Tetë nga dhjetë vendet me konsumin më të lartë të alkoolit janë në Evropë, duke përfshirë Islandën, Norvegjinë dhe Ukrainën. Abuzimi me alkoolin jo vetëm që shkakton dëme ekonomike dhe ushtron presion mbi sistemet sociale dhe shëndetësore, por gjithashtu shkakton kancer. Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të lidhura me alkoolin në Evropë. Ekspertët theksojnë se rreth gjysma e rasteve të kancerit të gjirit të lidhura me alkoolin në BE janë për shkak të pirjes së lehtë ose të moderuar.
“Alkooli është kancerogjen i Grupit 1, në të njëjtën kategori me arsenikun, asbestin dhe duhanin.Megjithatë, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqet alkooli për shëndetin e tyre”, tha Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.
Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE dhe në vitin 2016 pothuajse 80,000 njerëz vdiqën nga kanceret e lidhura me alkoolin, ndërsa rreth 1.9 milionë vite jetë humbën për shkak të vdekshmërisë së parakohshme. Kështu, OBSH ka nisur një fushatë, e financuar me 10 milionë euro, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe politikëbërësve për lidhjet mes konsumimit të alkoolit dhe rrezikut të kancerit. Projekti planifikon të përmirësojë etiketat paralajmëruese shëndetësore për pijet alkoolike, të kontrollojë alkoolin dhe të forcojë edukimin shëndetësor për këtë temë./Dosja.al
obsh konsumi i alkoolit ne evrope
Bota
9 December 2022, 10:31
I.A
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se për 18 deri në 25 vjeç prezervativët do të vihen...
Bota
9 December 2022, 10:36
F.M
Shkodrane Dakaj
KOSOVË- Shkodrane Dakaj, gazetarja e cila u sulmua në Kosovë nga persona të maskuar ka treguar detaje nga ajo që p...
Bota
9 December 2022, 10:23
a.l
zjarri në Moskë
RUSI- Një qendër tregtare në Moskëështë përfshirë nga flakët orët e para të...
Bota
9 December 2022, 10:18
I.A
Gjykata e Salanikut
GREQI- Një thirrje për bombë është bërë në gjykatën e Selanikut. Oficerët e poli...
Bota
9 December 2022, 10:20
Viktor Bout
RUSI- Tregtari rus i armëve Viktor Bout, i cili u kthye në Rusi të enjten në një shkëmbim të burgosurish me ...
Bota
9 December 2022, 10:17
F.M
Sasha Çagjenoviç
MALI I ZI- Sasha Çagjenoviç, Prokurori Special i Shtetit është vënë në pranga me urdh...
Bota
9 December 2022, 09:28
I.A
Gjykata
FRANCË- Njerëzit në Evropë mund të kërkojnë që Google të fshijë rezultatet e kërkimit rreth ...
Bota
9 December 2022, 09:21
I.A
Foto ilustruese
ANGLI- Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania do të bashkëpunojë me Italinë dhe Japonin&eum...
Bota
9 December 2022, 09:21
F.M
Policia e Kosovës
KOSOVË- Një efektiv policie ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi mbeti i pl...
Bota
9 December 2022, 09:05
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Një video e një Vladimir Putin, që dyshohet se është dehur, duke diskutuar për luftën Rusi-Ukrain&e...