LIVE UPDATES
Bota

Si mund të ndalet Putin dhe kërcënimi i tij me përdorimin e armëve bërthamore?

Kremlini kërcënon vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. A është me të vërtetë Vladimir Putini gati për këtë? Ku janë vijat e kuqe?

14 October 2022, 08:49 Nga d.a.
Si mund të ndalet Putin dhe kërcënimi i tij me përdorimin e
Putin

RUSI- Që nga fundi i shtatorit, trupat ukrainase kanë kryer një kundërofensivë të suksesshme në rajonet Kharkiv, Donetsk, Luhansk dhe Kherson. Tensionet po rriten në Kremlin për shkak të humbjeve, ndërsa në mbarë botën po rriten shqetësimet për një përdorim të armëve bërthamore nga Rusia, sepse presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë me këtë mundësi.

Gazeta britanike The Times, duke cituar burime të NATO-s, raportoi se Rusia po përgatit teste me armë bërthamore në Detin e Zi. Një video është shfaqur në internet që tregon një tren ushtarak rus që lëviz drejt kufirit ukrainas dhe dyshohet, se është i lidhur me Drejtorinë e 12-të kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, e cila është përgjegjëse për arsenalin bërthamor të vendit.

Përshkallëzimi i ngadalshëm i Kremlinit

Gerhard Mangott, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Insbrukut, e merr seriozisht rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore ruse. Treni ushtarak dhe nisja e nëndetëses K-329 "Belgorod" mund të jenë mesazhe bërthamore. "Udhëheqja ruse po i tregon Ukrainës dhe qeverive perëndimore se Rusia është e aftë, e ndoshta edhe e gatshme, të përdorë armë bërthamore”, tha Mangott. "Për momentin kjo është vetëm si frikësim. Por Rusia synon të dërgojë një sinjal se Ukraina nuk duhet të vazhdojë ofensivën e saj dhe se Perëndimi nuk duhet të mbështesë më Ukrainën me armë."

Nëse këto kërcënime nuk e ndalojnë kundërsulmin e Ukrainës, Vladimir Putini mund të kalojë në fazën tjetër. "Si një mesazh i radikalizuar 'ndalo ofensivën', Rusia mund të testojë një armë bërthamore taktike mbi Detin e Zi ose në Kamçatka." Nëse një shpërthim i tillë mbi një zonë të pabanuar nuk e bind Ukrainën dhe ajo vazhdon të rimarrë më shumë zona, Rusia mund të përdorë një armë bërthamore taktike, thotë Mangott. "Kjo nuk do të ndodhë në vijën e parë, por në pjesën e brendshme, në zonat e banuara ukrainase, në zonat urbane."

Eksperti ushtarak dhe ish-koloneli i Bundeswehrit, Ralph Thiele, beson se nëse një bombë bërthamore ruse mbi një terren të pabanuar nuk ka ndonjë efekt parandalues, Moska mund të përpiqet të sulmojë objektivat politike dhe ekonomike në Ukrainë. "Mund të jetë një shpërthim që dërgon një puls elektromagnetik dhe shkatërron gjithçka që furnizohet me energji elektrike - makina, televizorë, satelitë, kompjuterë, termocentrale - në një hapësirë prej qindra kilometra katrorë. Ky do të ishte një variant."

Fjalët e forta nga SHBA

Shumica e ekspertëve ndërkombëtarë pajtohen se përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja shkatërruese për Rusinë. "Edhe me një test që në fakt do të shkelte marrëveshjen gjithëpërfshirëse të ndalimit të testeve të ratifikuar nga Rusia, do të kishte sanksione të rënda ekonomike dhe financiare”, shpjegon Mangott.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, paralajmëroi për "pasoja katastrofike". Në një intervistë me CBS në fund të shtatorit, ai tha se zyrtarë të lartë amerikanë ia kishin bërë të qartë këtë Kremlinit "drejtpërdrejt, në mënyrë konfidenciale, në nivelin më të lartë".

Sipas Gerhard Mangott, përgjigja e SHBA-së dhe NATO-s ka të ngjarë të jetë ushtarake. Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, tha se SHBA dhe aleatët e saj janë gati të shkatërrojnë të gjithë ushtrinë ruse në territorin ukrainas dhe të fundosin flotën ruse në Detit të Zi. Mangott beson se një goditje e tillë do të ishte asimetrike, pra me armë konvencionale: "Putinit nuk i thuhet vetëm se si do të reagojë Perëndimi ndaj përdorimit të një bombe bërthamore, por i thuhet edhe se Rusia më pas do të izolohet globalisht dhe se Kina dhe India gjithashtu do të dënojnë një hap të tillë”.

Potenciali i Kinës

Kina ka mbajtur deri tani një pozicion neutral në luftën në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, shumë ekspertë pajtohen se Pekini mund të ndihmojë në parandalimin e Putinit nga nisja e një sulmi bërthamor. Ralph Thiele beson se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për ta bërë Kinën aleat strategjik. "Putini është i varur nga Kina. Bota do të kishte mundësinë këtu, që me ndihmën e Kinës të arrijë një armëpushim si hap i parë."

Megjithatë, sipas ekspertit, Perëndimi nuk duhet të bëjë presion ndaj Kinës për t'iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Kjo nuk do të ishte e dobishme për Pekinin. Kina është e interesuar t'i japë fund luftës në Ukrainë, kryesisht për arsye ekonomike. Vendi gjithashtu nuk dëshiron që lufta të përshkallëzojë në një luftë bërthamore. "Politikanët tanë në të vërtetë duan ta mbajnë Kinën jashtë Evropës, sepse ata mendojnë se do të jetë mjaft e vështirë për t'u përballur me Kinën në ekonominë dhe gjeopolitikën globale në të ardhmen. Unë mendoj se ne duhet të kapërdimë të keqen më të vogël, domethënë praninë e pakëndshme dhe më të fortë të Kinës këtu në Evropë”, thotë Thiele. 

Krimeja: "Vija e kuqe" e Putinit

Sipas Gerhard Mangott, nëse paralajmërimet nga Uashingtoni do të kenë një efekt parandalues ​​varet nga rrjedha e mëtejshme e luftimeve në Ukrainë. Sipas ekspertit, përpjekja e ushtrisë ukrainase për të rifituar Krimenë mund të bëhet një "vijë e kuqe" për Vladimir Putin. "Nuk mund ta imagjinoj se ai do të qëndronte duarkryq dhe do të shikonte Ukrainën të rimarrë Krimenë. Kjo do ta rrezikonte pozitën e tij në mënyrë të menjëhershme dhe do të sillte rrëzimin. Pyetja kryesore është, nëse Putini do të jetë gjakftohtë dhe i fiksuar sa të përdorë edhe armë bërtharmore për të shmangur humbjen”, tha Mangott. "Kam frikë se Putini është mjaft gjakftohtë dhe i fiksuar sa të bëjë këtë. Por ka të paktën disa shpresa se urdhri i tij për të përdorur armë bërthamore nuk do të zbatohet nga ata që duhet ta zbatojnë atë."

Por aktualisht nuk ka shenja se udhëheqja ruse ka vendosur të përdorë armë bërthamore, thekson Gerhard Mangott. "Ne nuk jemi ende në këtë pikë. Nuk jemi ende në fazën kur Rusia rrezikon ta humbasë këtë luftë në mënyrë katastrofike. Por me çdo humbje që Rusia pëson në fushën e betejës, me çdo ripushtim të territoreve të kontrolluara nga Rusia nga ushtria ukrainase, mund të rritet probabiliteti i një skenari të tillë”./DW/

vladimir putin armet bethamore gerhard mangott

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin