LIVE UPDATES
Bota

"Roli i fuqive ndërkombëtare!" Analiza: Kush e ka kontrollin e Sirisë pas përmbysjes së Asadit?

Pushteti i sundimtarit të ashpër Bashar al-Asad u përmbys. Gjithçka duhet të dini për të kuptuar gjendjen në Siri?

10 December 2024, 09:31 Nga M.B
"Roli i fuqive ndërkombëtare!" Analiza: Kush e ka
Abu Mohammed al-Xhulani

SIRIA- Asad u rrëzua nga aleanca islamike "Hayat Tahrir al-Sham" (HTS). HTS ka një histori të komplikuar të lidhur me konfliktin sirian. Fillimisht u themelua si Xhabhat al-Nusra në vitin 2011, duke qenë një degë e organizatës terroriste islamiste al-Kaida, e themeluar me ndihmën e Abu Bakr al-Baghdadi, liderit të njohur xhihadist që më vonë drejtoi Shtetin Islamik (IS).

HTS dhe lideri i saj, Abu Muhammad al-Xhulani, vitet e fundit janë distancuar nga organizata terroriste ekstremiste Al-Kaida dhe janë përqendruar tek Siria. Për këtë arsye, HTS nuk është në listën e organizatave terroriste nga Shërbimi Federal Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës, siç bëri të ditur të hënën (09.12.2024) një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Brendshme të Gjermanisë.

Fitoret ushtarake të HTS, së bashku me grupe të tjera, përfshirë ato me karakter jo-fetar, ndjekin një agjendë kombëtare drejtuar kundër qeverisë siriane," argumenton qeveria gjermane. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të dielën në mbrëmje në një videomeseazh, se qeveria e re e Sirisë do të shikohet nga puna që bën. 

A ka paqe tani në Siri?

Luftimet mes grupimeve vazhdojnë: Një grup i madh koalicioni që merr pjesë në ofensivën mbi  Alepon është Armata Kombëtare Siriane (SNA), e themeluar në vitin 2017 e që bashkon dhjetëra fraksione me ideologji të ndryshme. 

Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë një koalicion luftëtarësh kryesisht kurdë, përkrahur nga arabët dhe grupe të tjera etnike, që kanë dalë gjatë luftës civile siriane. SDF ka operuar nën udhëheqjen e Njësive të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG) dhe ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga SHBA, veçanërisht gjatë fushatës kundër Shtetit Islamik.

Çfarë roli kanë fuqitë ndërkombëtare

Turqia

Turqia ka ushtruar ndikimin e saj në Siri duke mbështetur grupe të armatosura si HTS dhe SNA. Që nga fillimi i luftës civile, ushtria turke ka kryer disa ndërhyrje ushtarake përtej kufirit në Siri, kryesisht kundër forcave kurde siriane.  

Rusia

Rusia ka qenë aleatja më e besueshme e Assad-it, duke ofruar mbështetje ushtarake dhe logjistike gjatë gjithë luftës. Goditjet ajrore dhe trupat e saj e ndihmuan Assad-in të ruante pushtetin për vite, por kapaciteti i saj për të ndërhyrë është zvogëluar ndërkohë që burimet janë devijuar për luftën në Ukrainë. Asadi e ka shpërblyer Rusinë në të kaluarën duke i dhuruar pika të rëndësishme strategjike, sidomos porte në vend. 

Irani

Irani e sheh Sirinë si një lidhje jetike në "aksin e rezistencës", një koalicion milicish në Lindjen e Mesme që lufton kundër ndikimit të SHBA-së dhe Izraelit. Ai ka mbështetur Assad-in duke dislokuar forca iraniane dhe luftëtarë të Hezbollah-ut, ndërsa Damasku lejoi kalimin e armëve nga Irani dhe Iraku në Liban.

Shtetet e Bashkuara

SHBA mbështetën grupet opozitare gjatë fazave të hershme të rebelimit në vitet 2010, por më pas e ndryshuan fokusin në luftën kundër Shtetit Islamik.

Izraeli

Gjatë dekadës së kaluar, Izraeli ka sulmuar shpesh nga ajri asetet e Iranit dhe Hezbollah-ut në Siri. Veprimet e tij synojnë ndërprerjen e dërgesave të armëve për Hezbollahun dhe neutralizimin e kërcënimeve pranë lartësirave të okupuara të Golanit.Të hënën, 9.12. Izraeli njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore ndaj depove të armëve të avancuara në Siri, me qëllim neutralizimin e kërcënimeve të mundshme pas rënies së presidentit sirian Bashar al-Assad. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ushtria do të shkatërrojë armët strategjike të rënda në të gjithë Sirinë, përfshirë raketat tokë-ajër, sistemet e mbrojtjes ajrore, raketat tokë-tokë, raketat lundruese, raketat me rreze të gjatë dhe raketat bregdetare. Ministri i Jashtëm, Gideon Saar, theksoi se Izraeli nuk ka interes të ndërhyjë në punët e brendshme të Sirisë, por synon të mbrojë qytetarët e tij duke parandaluar që armët strategjike, si armët kimike të mbetura ose raketat me rreze të gjatë, të bien në duart e ekstremistëve. 

Ku ndodhet Bashar al Assad? 

Bashar al-Assad dyshohet të jetë në Moskë, sipas agjencive ruse të lajmeve. Dy agjencitë shtetërore, Tass dhe Ria Novosti, raportuan të dielën (08.12.2024), duke cituar një burim në Kremlin, se Rusia i ka dhënë Assad-it azil për arsye humanitare. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, (Syrian Observatory for Human Rights, SOHR), me seli në Mbretërinë e Bashkuar, Asad e la Damaskun të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:00 me një avion privat. Edhe burime ushtarake siriane konfirmuan këtë informacion. Damasku është në festë: Video dhe foto në rrjetet sociale tregojnë popullin duke hyrë në pallatin presidencial të sundimtarit të rrëzuar dhe duke festuar./ DW

siria

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin