Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Situatë dramatike në Kanada/ Zjarret shkrumbojnë mijëra hektarë tokë, evakuuohen 20 mijë banorë
Autoritetet rajonale vlerësojnë se mund të evakuojnë rreth një të katërtën e banorëve me rrugë ajrore dhe nuk përjashtojnë mundësinë që kjo përpjekje të vazhdojë edhe nesër.
Rreth 20 mijë banorë u larguan nga banesat duke udhëtuar qindra milje drejt sigurisë ose duke pritur në radhë të gjata për fluturime emergjente, në sezonin më të keq të zjarreve në Kanada.
18 August 2023, 13:29Nga a.l
Zjarr në Kanada
KANADA- Banorët në Yellowknife, kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë, janë urdhëruar të evakuojnë shtëpitë e tyre pasi vatra e zjarrit ka marrë përmasa kolosale.
Rreth 20 mijë banorë u larguan nga banesat, duke udhëtuar qindra milje drejt sigurisë ose duke pritur në radhë të gjata për fluturime emergjente, në sezonin më të keq të zjarreve në Kanada, shkruajnë mediat e huaja.
Ditën e djeshme, rreth 1500 persona u evakuuan në dhjetë fluturime, ndërsa të paktën 22 fluturime janë planifikuar për sot nga Yellowknife.
Autoritetet rajonale vlerësojnë se mund të evakuojnë rreth një të katërtën e banorëve me rrugë ajrore dhe nuk përjashtojnë mundësinë që kjo përpjekje të vazhdojë edhe nesër.