Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bëhet me dije se, për menaxhimin e situatës janë angazhuar qindra forca operative, automjete zjarrfikëse, forca të policisë, vullnetarë, si dhe 90 efektivë dhe 4 helikopterë nga Forcat e Armatosura.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, deri në orën 20:00 janë regjistruar 18 vatra zjarri në vend, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 3 të tjera janë nën monitorim. Bëhet me dije se, për menaxhimin e situatës janë angazhuar qindra forca operative, automjete zjarrfikëse, forca të policisë, vullnetarë, si dhe 90 efektivë dhe 4 helikopterë nga Forcat e Armatosura.
Vatra më problematike paraqitet në Gojan-Gjegjan të Pukës, ku terreni i thyer dhe era e fortë kanë detyruar evakuimin e banorëve dhe përqendrimin e forcave nga toka e ajri.
Ndërkohë, në zona si Mali i Dajtit, Milot, Bulqizë dhe Memaliaj rreziku për banesat është eliminuar ose izoluar, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin e plotë të territorit.
Ministria e Mbrojtjes, përditësim mbi situatën e zjarreve:
"Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00 janë regjistruar 18 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 3 janë nën monitorim. Në operacionet në terren janë angazhuar 383 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.
Vatrat kryesore aktive:
Gojan–Gjegjan, Pukë – Mbetet vatra më problematike, për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve të zonës. Operacioni është mbështetur nga toka dhe ajri, përfshirë 40 efektivë të FA dhe 3 helikopterë.
Mal Milot, Kurbin – Vijon ndërhyrja me 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 20 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Rreziku për banesat është eliminuar, ndërsa forcat vijojnë punën vënien nën kontroll të vatrës.
Mali i Dajtit – Pas një riaktivizimi, operacioni vijon me forca tokësore dhe 1 helikopter të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Gjon, Bulqizë – Vatra mbetet aktive dhe po ndiqet nga 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake, me fokus mbrojtjen e banesave pranë zonës së zjarrit.
Ballaxhiaj, Memaliaj – Falë ndërhyrjes së forcave operacionale, zjarri është vënë nën kontroll dhe aktualisht ndodhet larg banesave. Në operacion janë angazhuar mjete dhe efektivë zjarrfikës, forca policore dhe vullnetarë.
Pozitive paraqitet situata edhe në Qafë Helmes, ku zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe izoluar nga krahu i Selishtës, si dhe në Lufaj të Mirditës, ku vatra është vënë nën kontroll. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat dhe vijon monitorimi.
AKMC vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile.", njofton Ministria e Mbrojtjes./Dosja.al
pamje nga Peruja PERU- Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot Perun&eum...
Scott Bessent SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin “sanksionet më të ash...
Komanda Qendrore IRAN- Komanda Qendrore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se aeroplanmbajtësi, USS George Washingt...
Foto ilustruse KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku një minierë është shembur, ndërsa si pas...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë shënuar një tjetër rritje të menj&...
Foto ilustruese EUROPË- Nga Spanja dhe Franca te Portugalia, Greqia dhe Italia, lista e vendeve evropiane të prekura nga zj...
Pamje GJERMANI- Stuhi të forta dhe dy tornado shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe vdekjen e një gruaje në disa lande të...
Aleksandër Vuçiç Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se i ka kërkuar sekretarit të përgjithsh&...
pamje nga vendngjarja UKRAINË- Të paktën 16 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në Kiev dhe zon&eum...
SHBA- Afrimiteti i presidentit amerikan Donald Trump me këshilltaren e tij ka nxitur spekulime për një marrëdhënie të munds...