24 June 2023, 16:06
Nga I.A
Anthony Blinken
SHBA- Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha përmes një njoftimi në rrjetin Twitter se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-ës dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian mbi situatën në Rusi.
“Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, shkroi zoti Blinken në Twitter.
Rrjeti BBC njoftoi mbledhjen e komitetit të emergjencës së qeverisë britanike, njohur si Cobra, për të diskutuar mbi situatën në Rusi.
Të shtunën Kryeministrin britanik Rishi Sunak tha gjatë një interviste me gazetaren e BBC-së, Laura Kuenssberg se do të bisedonte me të gjithë aleatët, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Rusi që të shmangin lëndimin e popullsisë civile.
Po ashtu, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë njoftoi se “ministrja Annalena Baerbock diskutoi mbi situatën me homologët e G7-ës”, dhe se është thirrur një takim i ekipit për menaxhimin e krizave në qeverinë e Gjermanisë.
Përmes një deklarate, Kremlini njoftoi se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Presidenti Erdogan mbështeti veprimet e qeverisë së Rusisë ndaj rebelimit të grupit mercenar të armatosur Wagner”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Marrë nga VOA
antony blinken lufta ukraine-rusi
Bota
24 June 2023, 15:57
I.A
Yevgeniy Prigozhin
RUSI- Pas muajsh retorikë të përshkallëzuar dhe kritikash të forta ndaj strukturave të mbrojtjes ruse, kre...
Bota
24 June 2023, 15:49
k.m.
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
MINSK- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij bjellorus, Alek...
Bota
24 June 2023, 15:37
I.A
Tanke
RUSI- Kryengritja e grupit Wagner në Rusi ka sjell dhe reagim te qytetarët. Për Reuters, qytetarë të shumtë kan&eu...
Bota
24 June 2023, 15:34
k.m.
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka reaguar gjithashtu për sit...
Bota
24 June 2023, 15:29
k.m.
RUSI- Avioni i përdorur nga Vladimir Putin dyshohet se flututuarnga Moska në Shën Petersburg. Pas disa kohësh, avioni është...
Bota
24 June 2023, 15:25
I.A
Gazmend Hoxha
KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i është për...
Bota
24 June 2023, 15:17
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria e ...
Bota
24 June 2023, 14:32
f.i
foto ilustruese
RUSI- Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kryengritja e Wagner-it shënon f...
Bota
24 June 2023, 14:19
f.i
foto ilustruese
RUSI- Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr në një depo nafte në qytetin rus të...
Bota
24 June 2023, 13:24
f.i
pamje nga vendngjarja
RUSI- Helikopterët ushtarakë rusë hapën zjarr ndaj kolonës mercenare “Wagner” që po l&...