25 May 2026, 15:41
Nga E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Një skandal kombëtar ka përfshirë Francën, ku prindërit e alarmuar kanë ngritur shqetësimin mbi sigurinë e fëmijëve të tyre në ambientet shkollore. Mediat shkruajnë se policia e Parisit po heton më shumë se 100 raste për dhunë dhe sulme seksuale ndaj fëmijëve nga rojet e sigurisë së shkollës.
Prokurorja Laure Bequois, konfirmoi se hetimet janë duke u zhvilluar në 84 kopshte, rreth 20 shkolla fillore dhe 10 qendra kujdesi ditore. Sipas avokatëve të familjes, rastet përfshijnë akuza për përdhunim të fëmijëve nga mosha tre deri në katër vjeç.
Raportet nga prindërit në rajone të ndryshme të Francës përfshijnë incidente ku fëmijët janë abuzuar verbalisht, janë shtyrë, janë tërhequr nga flokët, janë privuar nga ushqimi ose janë detyruar të hanin derisa të vjellin. Ka gjithashtu akuza serioze për sulm seksual dhe përdhunim.
Avokati Louis Caillier, i cili përfaqëson dy familje në Paris, ka ngriur një padi për përdhunimet e dyshuara të dy fëmijëve të një kopshti, ngjarje e cila besohet se ka ndodhur në vitin 2025. Në një rast, një vajzë trevjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një roje shkolle në një shkollë në Parisin perëndimor. Në një rast tjetër, një djalë trevjeçar dyshohet se është abuzuar nga i njëjti person, i cili ishte transferuar në një shkollë tjetër pas akuzave për dhunë fizike ndaj fëmijëve. Rastet janë të shumta, ndërsa prokuroria dhe autoritetet po hetojnë më shumë mbi rastet./Dosja.al
francë louis caillier 84 kopshte
Bota
25 May 2026, 15:23
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Teherani ka pranuar përparimin në negociatat për t'i dhënë fund luftës me SHBA-në, por jo nëns...
Bota
25 May 2026, 13:43
E.d
Foto ilustruse
PAKISTAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Pakistan, ku 17 persona kanë humbur jetën dhe 10 t&eu...
Bota
25 May 2026, 09:05
I.A
Rubio dhe Trump
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja dhe Irani janë më pranë një marrëveshjeje ...
Bota
25 May 2026, 08:46
I.A
Nga të gjitha pamjet, duket vërtet sikur Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zgjedhur një anë si rezultat i luftës së SHBA-s&eu...
Bota
25 May 2026, 08:34
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, i ka zbehur pritshmëritë që ai vetë dhe sekretari i tij i shtetit, Marco Ru...
Bota
25 May 2026, 08:09
I.A
Foto Ilustruese
Nga Azoret deri në Rumani, nga Norvegjia veriore deri në Siçili: në shumë pjesë të Evropës jan&eu...
Bota
24 May 2026, 22:55
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Kalifornia Jugore ndodhet në panik, pasi një rezervuar kimik rrezikon të shpërthejë. Mediat sh...
Bota
24 May 2026, 22:40
E.d
Massoud Pezeskian
IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezeskian ka deklaruar se vendi i tij ishte i gatshëm të siguronte botën se nuk kë...
Bota
24 May 2026, 22:30
E.d
Naim Qassem
LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem i ka bërë thirrje qeverisë së Libanit të ndalojë...
Bota
24 May 2026, 21:24
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidentit i SHBA-së, Donald Trump ka folur sërish për negociatat me Iranin, duke deklaruar se çdo marrë...