21 February 2026, 08:27
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç dhe banorja
E paprecedentë në Serbi! Vuçiç detyron një grua që t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij. Çfarë ndodhi gjatë një takimi me qytetarë
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë një vizite në qytetin e Borit, në një takim me qytetarë, ndodhi një skenë e rëndë. Vuçiç detyroi një banore përballë një sallë të mbushur dhe para fëmijës së saj të sëmurë të zbulonte një sekret familjar, se ajo nuk ishte në fakt nëna biologjike e fëmijës.
Gruaja kërkoi fjalën për të folur për problemet që ka me marrjen e ndihmës sociale për fëmijën e saj, i cili është i sëmurë dhe vuan nga probleme me zemrën. Ajo tha se prej nëntë muajsh nuk ka marrë asnjë ndihmë nga sistemi.
Në vend që të përgjigjej direkt mbi ndihmën sociale, Vuçiç nisi të fliste për procedurat dhe kontrollet e qendrave sociale, duke sugjeruar se mund të ketë pengesa ligjore për pagesat.
Edhe pse gruaja kërkoi që të mos fliste për problemet e familjes në praninë e fëmijës, Vuçiç e inkurajoi të tregonte gjithçka “për ta zgjidhur problemin menjëherë”.
Nën presion, ajo shpërtheu në lot dhe tha para djalit se ajo është tezja e tij, nëna e tij ka vdekur dhe se ajo e ka kujdesur fëmijën për 13 vjet, duke u përpjekur të bëhej prind i ligjshëm, por se vazhdimisht është refuzuar.
"Nuk më lejojnë ta adoptoj. Jam tezja e tij, nëna e tij ka ndërruar jetë. Jam kujdesur për të për 13 vjet, i plotësoj të gjitha kërkesat, dhe ata vazhdojnë të më refuzojnë. Nuk doja që ai ta zbulonte në këtë mënyrë se nuk isha nëna e tij", qau ajo me djaloshin që ishte ulur pranë saj.
Pas kësaj, Vuçiç e përshkroi situatën në mënyrë dramatike, duke thënë se procedurat janë të ndërlikuara dhe se do të përpiqet të zgjidhë çështjen, duke i premtuar një përgjigje deri të mërkurën, dhe duke theksuar se ajo në çdo rast është nënë për djalin, sepse ajo kujdeset për të./Dosja.al
aleksandar vuçiç
Bota
21 February 2026, 08:16
E. D
Donald Trump
SHBA- Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi dje, të premten, se një pjesë e konsiderueshme e tarifave që pr...
Bota
21 February 2026, 08:03
E. D
IRANË- Raporte të reja kanë nxjerrë në dritë krime të rënda ndaj grave që morën pjesë në protestat...
Bota
21 February 2026, 07:47
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave shtesë prej 10% ...
Bota
20 February 2026, 17:50
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Takimi i parë i Bordit të Paqes të Donald Trump ishte i rëndë për presidentin, por i lehtë për...
Bota
20 February 2026, 15:46
E.d
Foto ilustruse
KINA- Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI) i zhvilluar nga kompania kineze pas TikTok, ka tronditi Hollivudin kët&...
Bota
20 February 2026, 12:13
D.S
IRAN- Forcat amerikane kanë rrethuar Iranin dhe komunikimi midis Uashingtonit dhe Teheranit është tani në një pikë kri...
Bota
20 February 2026, 11:25
I.A
SERBI- Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë e urrejtjes, kjo është çfarë tregojnë pamjet n...
Bota
20 February 2026, 08:54
D.S
BRUKSEL- Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të hakmerret kundër vendeve evropiane nëse ...
Bota
20 February 2026, 08:29
D.S
Donald Trump
Menjëherë pas Konferencës së Sigurisë në Mynih , Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio...
Bota
20 February 2026, 07:43
D.S
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten se do t'u urdhërojë departamenteve dhe agjenci...